Super Dasara-Nje shembull per tu ndjekur!

Luart Xheka

Primus registratum
Nje ngjarje shume e diskutuar dhe komentuar e javes qe lame pas eshte publikimi i librit Guide per lenden e letersise i 18 vjecares Dasara Maltezi.Pse mund te ngjalle debat dhe kuriozitet kaq te madh ne opinionin e gjere publikimi i nje 18 vjecareje, me teper nje guide per letersine? Edhe une vete filimisht nuk po e kuptoja se si nje guide per letersine te shnderrohej ne nje objekt debatesh e sherresh ne rrjetet sociale. Te kishte qene ndonje liber me permbajtje erotike edhe mund ta kisha kuptuar se shkruar nga nje 18 vjecare padyshim do ngjallte debat. Por nje guide per lenden e letersise?! C'gjera te padegjuara me pare mund te kishte shkruar kjo Dasara qe beri te madh e te vogel te diskutoje per te? Kurioziteti per te mesuar me shume me beri te kerkoja neper internet dhe ajo qe zbulova i dha pergjigje te menjehershme pyetjeve te mija. Kjo Desara nuk eshte nje Desara kushdo eshte Desara Maltezi, vajza e Agita Maltezit mbesa e Sali Berishes, ish kryeministrit te Shqiperise. DHe deri ketu gjithe ky kuriozitet qendron brenda kornizave te normalitetit nuk ka asgje te keqe, e keqja nis kur fillon e lexon vrerin qe derdhet per kete vajze te re e cila ka botuar nje liber dhe gjykohet sikur te kete kryer krimet me te renda te njerezimit. Pa dyshim qe te gjitha keto paragjykime vijne prej prejardhjes se saj. "Ajo eshte rritur si princeshe , eshte rritur mes te mirave ajo i ka mundesite pse te mos botoje liber", ishin disa nga komentet neper web. Po edhe cfare pastaj se ajo eshte e pasur dhe i ka mundesite? Mundet fare mire qe leket e prinderve apo te gjyshit te bente ate qe pjesa me e madhe e femijeve/niperve treashegimtareve te pasur kane bere, te blinte rroba te shtrenjta, te mburrej me kepuzet e saj firmato ne Instagram apo te blinte nje ferrari dhe te xhironte gomat neper bllok, te kalonte fundjavat ne hotelet me te shtrenjta te botes e shume menyra te tjera per te harxhuar parate e familjes. Por jo, kjo vajze ka zgjedhur qe kohen e lire ta shpenzoje ndryshe te zhvilloje pasionin e saj per te shkruarin dhe te jape nje kontribut sado te vogel e modest per bashkemoshataret e saj per te harxhuar kohe dhe energji ne studimin e lendes se bukur te letersise. E ku ka me bukur? Si mundet njerezit te mos ta shohin mesazhin pozitiv qe jep kjo vajze por jane te verbuar nga urrejtja saqe fusin politiken per te bere pis edhe librin e nje vajze adoleshente?
Bravo Desara! uroj te sherbesh si nje shembull i mire per ata qe te duan dhe te vlersojne te miren.
 

Al-Punk

Still here
Teorikisht ke te drejte.
Ajo eshte nje adoleshente si te gjitha te tjerat qe i eshte dhene mundesia te beje dicka dhe po ndjek mundesine qe te jete influence qe ne moshe te re... Asgje te keqe nuk ka me te. Njerezit jane thjesht te lodhur nga bemat e Berishes dhe prinderve te Desares.
 

scadarsko

Locus omnem
mundohu te jesh realist me te sotmen ne shqiperi!ajo vajze qe nuk e njoh dhe as nuk ja kam lexu t pakten nji rresht se ti ske vendos t pakten disa vargje te sajat....ska pse publikohet keshtu direkt a thua se eshte mreteresha e shqiperise,mire ajo na paska pas mundesi ta botoj librin e saj!po sa vajza varfanjake kane pse jo merita me shume se kjo vajze,qe skane mundesi te blene te pakten mjete elementare.mendoj se ke nostalgji ndaj kesaj familjeje me shume se cfar ke gjetur tek shklrimet e saja,apo opinionet e tjereve pse jo ju kane plagosur.
 
Top