Hakerat shqiptar kanë sulmuar faqen zyrtare të komunës Mogilla kryesisht të populluar me maqedonas. Në ballinën e faqes është vendosur harta e Shqipërisë Etnike dhe është një mesazh.
"Ju populli maqedonas jeni thjesht njerëz racistë, të cilët mundoheni t’i largoni shqiptarët nga vendi që dikur ka qenë i tyre, mirëpo ju i morët trojet tona me dhunë, duke ju ndihmuar edhe aleatët e juaj. Mirëpo po ju tregojmë që sado që bëni veprime nacionaliste si, "Rrahja e nxënësve shqiptar? “Djegia e flamuri", e shumë veprime tjera që jeni duke i bërë, vendosja e nofkave "radikal islamist" etj., ne nuk do të mund të na përzini nga trojet tona. Mirëpo këtu gisht po kanë partia në pushtet si dhe organizatat krishtere! Qëllimi i Partive Politike [VMRO-DPMNE] është që t’i largoni shqiptarët nga trojet e tyre! Qëllimi i Organizatave Krishtere është që të zhdukin shqiptarët MUSLIMAN duke i provokuar me djegien e Flamurit, përqeshjen e fesë islame, shkrimet në dyer të Xhamive etj. Mirëpo një gjë po ju tregojmë që durimit tonë është duke i ardhur fundi! Jena një komb që s’dimë me u nda, Shqipëri ETNIKE tjetër nuk ka", shkruhej në mesazhin e kësaj faqe.