Sulmohet një veturë e EULEX-it

Sulmohet një veturë e EULEX-it

eulex.jpg
Një konvojë i policisë së EULEX-it, ishte cak i sulmit të armatosur në veri të Kosovës. Incidenti thuhet se ka ndodhur mbrëmë në darkë, ndërsa forcat speciale policore ndërkombëtare po eskortonin doganierët e EULEX-it për në</p>


Portën 31. Askush nuk është lënduar, ndërsa një veturë e kësaj force, ka pësuar dëme të vogla nga plumbat. Sipas policisë së Kosovës, autokolona është zënë në prit në rrugën kryesore Zubin Potok Brnjak, në drejtim të pikës kufitare 31.</p>


Në bazë të raporteve të siguruara nga zyrtarët e sulmuar, policia e Kosovës sqaron se së paku shtatë të shtëna nga armë zjarri janë dëgjuar, në momentin kur konvoji po lëvizte rrugës kryesore menjëherë pas kalimit të tunelit të tretë me radhë nga drejtimi Zubin Potok Pika 31. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:10min, ndërsa me të do të merren ekskluzivisht forcat ndërkombëtare të rendit, si me hetimet ashtu edhe me ndjekjen penale.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23054. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23054
 
Top