Sulm në kazermë, majori vret 12 ushtarë, plagos 31 të tjerë
Një oficer i ushtrisë amerikane ka hapur zjarr mbi në një bazë ushtarake në Teksas, duke lënë 12 ushtarë të vrarë dhe rreth 31 të tjerë të plagosur.

Komandanti i bazës në Fort Wood, gjeneral lejtnant Bob Cone, tha se personi i dyshuar si autori i vrasjeve, majori Nidal Malik Hasan, ishte plagosur.

Ish-kolegë të intervistuar në stacionet televizive amerikane thanë se ai ishte i indinjuar nga përfshirja e ushtrisë amerikanë në Irak e Afganistan.

Incident ‘i tmerrshëm’
Gjen. lejt. Cone tha se motivi i vrasjeve nuk dihej. Një nga viktimat ishte polic, të tjerët ushtarë. Presidenti amerikan, Barack Obama e përshkroi incidentin ’si shpërthim të tmerrshëm dhune’.
Në një konferencë shtypi në Uashington ai tha: “Është mjaft e vështirë kur humbasim ushtarë e ushtare trima jashtë, por është e tmerrshme që ata të sulmohen në një kazermë ushtarake në tokën amerikane”.
Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe shtoi: “Do të sigurohemi që të gjejmë përgjigjet për çdo pyetje në lidhje me këtë incident të tmerrshëm”.

‘Indinjatë’
Major Nidal Malik Hasan ishte punonjës i sektorit të shëndetit mendor të ushtrisë i dislokuar në Fort Hood.
Më herët u duk se pas incidentit, ai u vra nga policia, por komandanti i bazës tani thotë se majori Hasan është gjallë.
Ish-kolegë të tij, të intervistuar nga stacionet televizive amerikane thanë se majori ishte i palumtur me epitetet racore që pretendonte se i viheshin. Ata thonë se ai kërkonte të shmangte dhe dislokimin e shpejtë në Irak.
Kolegët mendojnë se ai po bëhej gjithmonë e më i indinjuar nga përfshirja amerikane atje dhe në Afganistan.(bbc)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25791. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25791