Sulm Kamikaz Specialeve Shqiptare ne Afganistan ...

Afganistan, sulm kamikaz mbi trupat shqiptare
Publikuar: 10.04.2014 - 18:40

timthumb.php


Trupat paqeruajtëse shqiptare që ndodhet në Afganistan kanë qenë në shënjestër të një sulmi kamikaz. Për fat të mirë nuk ka pas viktima, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy ushtarë amerikanë që ndodheshin në autokolonë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila bën me dije se, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komanda e Forcës Tokësore është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle-8”.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 sipas orës lokale të Spin Boldak, Kandahar. Një autokolonë me tre automjete, në të cilat ndodheshin personel amerikan dhe shqiptar, ka qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border, në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime automjeti i parë, i cili ka qenë në gjendje të manovrojë, brenda të cilit ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy automjetet e tjera të autokolonës, ku ndodheshin edhe pjesëtarë të “Eagle-8”, nuk kanë pësuar goditje fizike”, thuhet njoftim.
 

Hektor12

Locus omnem
Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo bashkëbisedojnë me paqeruajtësit në Afganistan
E premte, 11 prill 2014 10:25
11prill_afg.JPG

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, nëpërmjet një video konference kanë komunikuar në mesditën e sotme me efektivat e kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, të cilët janë duke shërbyer në kuadër të Aleancës, në operacionin ISAF në Afganistan. Në këtë bashkëbisedim merrnin pjesë gjithashtu komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku dhe drejtorët e drejtorive në SHPFA.

Komandanti i “MAT 5”, kolonel Ardjan Bali dhe komandanti i “Eagle 8”, major Agron Kuta kanë informuar ministren Kodheli dhe gjeneral Bazon mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që kontingjentet paqeruajtëse janë duke përmbushur me sukses. Në emër të të dy kontingjenteve që drejtojnë, ata kanë premtuar se do të përmbushin me dinjitet dhe profesionalizëm detyrën e ngarkuar.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo duke shprehur vlerësimet maksimale për kontributin kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, përkrah kolegëve të vendeve të Aleancës euroatlantike në Afganistan. “Ju falënderoj për performancën, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit, si ndërmjet jush, ashtu edhe me kolegët me të cilët ndani detyrat dhe përgjegjësitë. Shpreh bindjen se ju do të vazhdoni traditën e mirë të misioneve paqeruajtëse, duke lartësuar edhe më tepër vlerat kombëtare dhe të Forcave tona të Armatosura”, u është drejtuar gjeneral Bazo efektivave të FA në Kabul dhe Kandahar.

Një mesazh të veçantë përcolli edhe ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila pasi ka vlerësuar punën dhe sakrificën e efektivave të “MAT 5” dhe “Eagle 8”, shprehu mbështetjen e madhe dhe të pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, në çdo aspekt.
 
Top