Studiuesit shqiptarë: Enciklopedia, me prapavijë politike

Studiuesit shqiptarë: Enciklopedia, me prapavijë politike

TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.

Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.

Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.

Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti.
“Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas”- tha ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit “Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar”.

Reagojnë veteranët e UÇK: Të hartohet ‘Enciklopedia shqiptare’

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” kanë reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët.

Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni.

“Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla që siç thuhet “kanë tendenca fashizoide”.
(INA)

Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemërim: ‘Shqiptarët, njerëz mali’

Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.

Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).

Në këtë enciklopedi shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”.

Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova

Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushtritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.(Shekulli)

TVWZAoY8EoA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22529. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22529

Top