Studime Ilire

Pladomen

Primus registratum
Studime Ilire

Ne nje kespoze te shkurter, eshte veshtire te trajtohet ne teresine e tij nje problem i tille i gjere sic eshte ky i vazhdimesise ilire-shqiptare. Detyren tone e veshtireson edhe me shume fakti qe kemi te bejme me nje periudhe historike te gjate, gati njemijevjeqare, se per disa faza te saj nuk kemi fare te dhena nga burimet e shkruara dhe se materiali arkeologjik i njohur nuk eshte ende i bollshem. Pastaj, me problemin e vazhdimesise ilire-shqiptare lidhen edhe dy ceshtje te medha, sikurse jane ROMANIZIMI i ilireve dhe ndryshimet etnike qe ndodhen ne ballkan ne prak te Mesjetes, per te cilat dihen se egzistojne teza e teori te ndryshme.

Kontaktet e para te romakeve me iliret e Jugut i perkasin gjysmes se dyte te shk. III p.e.sone, kohes kur Roma filloi luftrat per pushtimin e Iliris. Tri luftrat iliro-romake u dhane mundesi romakeve te njohin me afer gjeografine e Iliise se Jugut, burimet ekonomike, rendin shoqeror dhe kulturen materiale shpirterore te banoreve te saj.
Sikurse dihet, ne fund te shek. IV e.sone, Perandoria Romake u nda dysh. Ne kete ndarje, iliret e jugut hyne ne perberjen e Perandorise se Lindjes apo Bizantine. Me kete ndarje filloi edhe periudha e vone antike, e cila perfshin shek. V-VI.
Nga Studime Ilire LABIA TAN

Perhapja e krishterimit ne Shqiperi :
Nder dukurite me te rendesishme qe shoqeruan kalimin ne mesjete ishte perhapja e krishterimit, qe u be fe zyrtare ne kohen e perandorit Kostandin shek. IV. Krishterimi hodhi rrenje ne trevat e Ilirise qysh ne shekujt e pare te eres sone. Si kudo, edhe ketu vatra krishterim u bene qendrat qytetare, ku u ngriten ne bashkesite e para fetare dhe vendet e kultit te ri kristian.

Shqipetaret pasardhes te ilireve:
Ne te gjitha keto shtrirje gjeografike te perfaqesuar nga provincat e Prevalit, te Dardanise, te Epirit te Ri dhe Epirit te Vjeter, qe njihet si atdheu mesjetar i shqupetarve, mbi bazen e elementit te vjeter ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike te formimit te poppullit shqiptar. Bazuar ne lidhjet gjenetike te shqipes me ilirishten si dhe ne mardhenjet e shqpes me gjuhet e vjetra greke-latine e trako-romune, shkenca ka arritur ne perfundimin se folsit e hershem te asaj gjuhe, arbrit, kane populluar nje treve qe ishte ne kontakt me te tria kto grupe gjuhesore dhe qe, per rrjedhoje, perputhet me treven ku ata banojne ende sot.
 
Top