admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Amerikanët kanë gati dy herë më shumë gjasa të vdesin nga një plagë me armë zjarri se sa nga SIDA – rreth 30 njerëz vriten me armë zjarri çdo ditë në SHBA.
Një studimi i ri sugjeron se reformimi i politikave të tanishme mbi armët e zjarrit mund t’a uli këtë numër.
Më shumë se 31 mijë njerëz vdesin çdo vit në Shtetet e Bashkuara nga armët – përfshi vrasje në masë, si ato nga të shtënat e verës së kaluar në një kinema në qytetin Aurora të shtetit Kolorado – dhe kjo është një përqindje e vogël e dhunës me armë që ndodh çdo ditë.
Numri i të vrarëve nga armët e lehta cilësohet si jashtëzakonisht i lartë për një vend të pasur si Amerika. Ky nivel është 20 herë më i lartë se mesatarja e të vrarëve me armë të ngjashme në të gjitha vendet me të ardhura të larta.
Një raporti i publikuar me 24 tetor nga studiues të shëndetit publik pranë universitetit Johns Hopkins, parashtron disa mënyra se si mund të pakësohet numri i viktimave nga armët e zjarrit.
Më kryesorja është që invidët e cilësuar si të rrezikshëm të ndalohen të zotërojnë armë zjarri – ndër ta përfshihen – kriminelë dhe ata të dënuar për kundërvajtje të dhunshme – ushtruesit e dhunës në familje – abuzuesit e drogës – njerëzit me histori të sëmundjeve të rëndë mendore – dhe të rinjtë nën moshën 21 vjeç.
Në shumicën e shteteve, këta individë mund të zotërojnë ligjërisht armë zjarri. Madje kohët e fundit, disa shtete e kanë bërë më të lehtë procesin e blerjes së armëve.
Autorët e studimit sugjerojnë se publiku i përgjithshëm dhe një shumicë e pronarëve të armëve duhet të përkrahin reformën ligjore mbi armët për t’i mbajtur ato larg nga personat me rrezikshmëri të lartë, pasi kështu do t’u shpëtonin jetën e shumë njerëzve të pafajshëm.