studentja konviktore...
...ca behet ne shqiperi ore heee, shiko me posht dhe lexo se ca ndodhe ne nje Universitet te Korces dhe se sa tragjike eshte, marre sot nga gazeta shqiptare koha jone...
E Marte, 11 Janar 2005
STUDENTJA KONVIKTORE VRET SHOQEN E SAJ ME PISTOLETE
Gezim Ashimi
KORCE - Krim unikal ne konviktin e universitetit "F.S.Noli" te Korces. Nje vajze 20-vjecare nga rrethi i Pogradecit ka vrare shoqen e saj te dhomes te se njejtes moshe, duke e qelluar me arme zjarri, pistolete. Ngjarja tejet tronditese ndodhi rreth ores 14.00 te dites se hene, ne dhomen e katit te peste te konviktit ku ishin akomoduar edhe dy studentet e vitit te dyte te Fakulttit te Gjuheve te Huaja. Pas nje grindjeje te momentit, ne dukje e zakonshme aq sa dy-tre vajza te tjera te pranishme u larguan nga dhoma, nje pistolete eshte zbrazur me saktesine e nje vrasesi profesionist diku prane temthit te majte te studentes Suela Sina nga Prrenjasi. Ashtu te shtrire mbi tapetin e dhomes dhe me nje pellg gjaku te rrjedhur nga koka e gjeti viktimen edhe grupi hetimor. Autorja e krimit, 20-vjecarja Ornela Cepollari nga fshati Zdervaske i rrethit te Pogradecit, e coroditur keq psikologjikisht, arriti te fshihte armen e vrasjes dhe ndersa ishte ende e pranishme ne ambientet e konviktit perfundoi ne duart e policise.
Dy pista hetimi per vrasjen
Nje turme studentesh konviktore para godines ku ndodhi krimi makaber, tregon se gjithkush prej tyre nuk eshte thjesht kurioz per ate qe ka ngjare ne oret e mesdites. Te pakten qe nga viti 1990 e ketej ne historikun e shkollave te larta dhe te konvikteve te studenteve, askund ne Shqiperi nuk eshte shenuar nje krim i tille sa vajza te vrase shoqen e dhomes dhe per me teper me pistolete. Por gjithcka ka ndodhur ne qendren e trajtimit te studenteve te Univeritetit te Korces, ku ngjarja tragjike e se henes provokoi shume perfolje per fatin e vajzave atje. Sidoqofte, 20-vjecarja qe u vra, rezulton te jete viktime sa e xhelozise mes femrave aq edhe e dyshimeve se bashkemoshatarja qe i mori jeten ka vepruar nen efektet e droges apo te humbjes se kontrollit mendor. Burime te besueshme te policise konfirmuan se Ornela Cepollari, nje 20- vjecare nga fshati Zdervaske i Pogradecit, apo i njohur ndryshe Geshtenjas, ka shfaqur dhe vepruar ne momentet e krimit ne kushtet e crregullimeve mendore. Ajo nuk hezitoi qe pas sherrit me shoqen e saj te dhomes te nxirrte pistoleten e te shkrepte nje plumb vdekjeprures drejt e ne temthin e majte te kokes se bashkemoshatares. Si nen ze u fol per perdorim droge nga ana e vajzes pogradecare, duke shtuar edhe nje lloj xhelozie qe ka manifestuar autorja e krimit. Edhe policia deklaroi se po heton ne pistat per motive xhelozie dhe te nje vrasjeje te shkaktuar nga perdorimi i droges dhe po sqaron nderkaq se si vajza vrasese la disa tesha tek te njohurat e saj ne konviktin perballe, fshehu pistoleten diku prane konvikteve dhe nuk beri perpjekje te largohej ne vendlindje.
Episode pas vrasjes se 20-vjecares
Gjurme qe nuk do te fshihen lehte ne ndergjegjjen e studenteve te Universitetit te Korces, ka lene vrasja e 20-vjecares Suela Sina, per te cilen si personeli i konviktit, ashtu edhe disa shoqe te katit flasin fjale te mira jo thjesht se tani eshte ndare nga jeta tokesore. Disa shkalle metalike qe ndajne korridoret nga dhomat e djemve e te vajzave, te cojne ne katin e peste te konviktit, atje ku ndodhi krimi rrenqethes. Nje vajze, deshmitare e pare okulare e krimit, eshte aq e tronditur sa i kerkohet leje grupit hetimor per ta derguar ne spital sepse paraqitet ne nje gjendje te rende shendetesore nga zemra. Lajmi qe ka marre dhene, duket se ka rene edhe ne veshin e prindit te viktimes, i cili sipas te dhenave te para ishte lajmeruar te paraqitej urgjentisht sepse e kishte vajzen te semure. Askush nuk guxonte t'i pohonte gjemen nje prindi me dy femije qe ka humbur para pak kohesh djalin e vetem e tani edhe vajzen studente. Dhe pasojat qe la akti i studentes konviktore nga Pogradeci kane provokuar menjehere si nje reaksion zinxhir dhjetra e dhjetra prinder qe kane besuar fatin e femijeve te tyre ne konviktin e nj-_iversiteti. Se pari sepse ka ndohur nje cudi qe nuk do te harrohet ne pak dite: futja e nje arme pistolete ne dhomat e akomodimit te vajzave, perdorimi fatal i saj nga nje studente, dhe ajo qe nuk mund te fshihet tashme se droga eshte bere kaq sunduese tek keta te rinj sa arrihet deri ne vrasje mes shoqeve te dhomes. Te bente pershtypje ne ambientet e jashtme te qendres se trajtimit te studenteve, se aty u ndodhen menjehere disa autovetura me te rinj qe dukej sheshit se kishin lidhje aventurore me studentet e konviktit. Rrethimi me mur duket se nuk kishte asnje vlere per qendren e trajtimit te studenteve prane Universitetit te Korces, perderisa aty mund te ndodhe gjithcka e frikshme per jeten e konviktoreve dhe qe nuk arrihet te mbahet nen kontroll.