Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

Studentët e transferuar nga privati në grevë. Çohet në spital një vajzë me dhimbje apandesiti. Studentët e shtetërorit u bëjnë presion: Duam mësim (FOTO/VIDEO)

attachment.php
Studentët e transferuar nga universitetet private, në degën e Infermierisë në universitetin shtetëror vijojne sot diten e dyte te greves se urise, me kërkese kryesore trajtimin e barabarte ne pagese me studentet e tjere, qe e nisen ne shteteror shkollimin e tyre universitar.

Ata e kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, ku nje nate me pare paten edhe nje perleshje me forcat e policise.

Pasditen e se shtunes, njëra nga studentet greviste, Melisa Çela, është ndjerë keq dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Të kontaktuar me telefon nga “Panorama Online”, studentët grevistë thanë se shoqja e tyre kishte dhimbje apendesiti dhe temperaturë të lartë.

Studentët grevistë thanë se ndihen të rënduar si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike, e se kanë marrje mendsh. Sipas tyre dekani i fakultetit të Farmacisë, Petrit Bare, i shoqëruar nga rektori, u ka kërkuar të ndërpresin grevën, “pasi do te ngrene nje komision vleresimi ne menyre qe studentet te sistemohen ne vitet perkatese”. Por grevistet thonë se nuk dalin nga greva, pa marre me pare garanci per plotesimin e kerkesave te tyre, qe lidhen edhe me barazine e tarifave te shkollimit mes tyre dhe studenteve qe jane futur me konkurs.

Qe nga paraditja e sotme, gjendja shendetesore e studentëve ka dhene shenjat e para te lodhjes. “U bënë 72 orë që studentët nga një protestë maratonë kaluan në një grevë urie, sepse nuk u mor asnjë masë për ne. Gjendja orë pas ore po përkeqësohet”, thote nje nga studentet. Te tjere greviste pranojne se studentët kanë pasur luhatje të tensionit dhe rënie të elektroliteve.

Studentët grevistë janë vendosur në korridoret e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ku po luftojne edhe me temperaturat e uleta.

Studenti për “Panorama Online”: Ja padrejtësitë që po na bëhen

Studenti i Shkencave Politike Lorjan Çelaj, një ndër organizatorët e bllokimit të universitetit kundër tarifës vjetore, shpjegoi në një bisedë telefonike për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai na rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”. Ai thotë se kjo është padrejtësi. Çelaj thotë se studentët e transferuar nga institucionet private arsimore po humbasin edhe vite studimi.

Si quhesh dhe për çfarë studion?

Lorjan Çelaj, student i Shkencave Politike, Viti III.

Ti je në grevën e studentëve apo organizator i saj?

Për arsye pune, teknike, nuk jam por do isha aty. I mbështes plotësisht shokët dhe shoqet. Jam organizator i “bllokimit të universitetit”.

Po kundërshtoni tarifën e studimit që ju kërkohet të paguani në sistemin universitar publik, por sa paguanit në universitetin privat dhe sa ju kërkojnë të paguani në publik, pas transferimit tuaj?

Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik.

Për fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë, diferenca është po ashtu e lartë. Nga 35.000 lekë që paguajnë studentët e publikut, të transferuarit nga privati u kërkohet të paguajnë 110.000 lekë/viti akademik. Por në fakt nuk është shtuar as numri i pedagogëve dhe nuk janë shtuar as sallat. Thjesht jemi ngushtuar.

Cila është zgjidhja sipas jush?

Ministja tha se ne jemi të pabarabartë…Ndaj është më e ndershme që të futemi në konkurs, sesa të tarifohemi disa herë më shumë se studentët e publikut, në këtë mënyrë do të jemi të barabartë.

Po për vitet e studimit, ku konsiston padrejtësia që thoni se po ju bëhet?

Të transferuarve nga privati u janë zbritur edhe vite studimi. Unë kisha dhënë diplomen e vitit të tretë, prisja të merrja vetëm kartonin dhe në publik më futën sërish në vit të tretë. Sepse ka lëndë që ke bërë në pirvat që nuk t’i njohin. Ka ndodhur që student të vitit të tretë janë kaluar në vit të dytë, ose të vitit të tretë e kanë nisur vitin nga fillimi në publik.


Studentet e shteterorit, proteste kunder greves: Na lironi ambientet, duam mesim

attachment.php
Pas përplasjes së mbrëmshme me policinë, studentët e Infermierisë, ardhur nga universitetet private, në atë shtetëror, pas transferimeve me urdhër të ministrisë, në grevë që një ditë më parë, janë përplasur sot edhe me kolegët e tyre të shtetërorit.

Gjatë paradites, pak kohë, pasi grevistët iu drejtuan me një tjetër apel ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, pranë ambienteve ku zhvillohet greva u shfaqen disa studentë të Universitetit Publik të Mjekësisë dhe Infermierisë, të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në bazë të modelit meritë, preferencë.

Ata kanë kundërshtuar grevën e studentëve të “privatit”, madje kanë thënë me zë të lartë se nuk mund të jenë të barabartë me ata.

Në shenjë proteste ata kanë kërkuar lirimin e ambienteve të Fakultetit, duke thënë se po u pengohet e drejta për të zhvilluar mësimin normalisht. Madje, i kanë kujtuar grevistëve “të transferuar nga privati” që kanë firmosur një kontratë me shtetin për kushtet e vazhdimit të shkollës në sistemin publik, të cilës duhet t’i përmbahen.

“Çfarë barazie kërkojnë kur ju po vazhdojni në një universitet publik pa asnjë konkurs apo pa patur pikët e nevojshme. Duke hyre në universitet publik pa bërë më parë një konkurs. Po ta kishin bërë kështu sa nga ata do ia kishin dalë? Grevistet te shtyre nga FRPD na duket se kanë hall tjetër. Se tani do u duhet të mësojnë e nuk e blejnë dot diplomën siç bënin tek ato 18 universitete piramida. Se helbete, lekët dhe i japin po garancinë që do të diplomohen apo që do të marrin provimet nuk e kanë”- thuhet ne dekalrate.

Gjate deklarates ka pasur debate dhe perplasje mes ketij grupi studentesh dhe grevisteve. “Ne jemi me merite, ju jeni shans i dyte, ne duam te bejme mesim”- ka thene nje nga studentet e shteterorit.

“Kush ju ka futur per kete deklarate, kush ju ka paguar, ikni qe ketu”, i jane drejtuar grevistet, te cilet kane sqaruar se nuk mund te ndeshkohen me pagesa te padrejta e te paperballueshme.

Perplasja e mbremshme me policine

Studentet kane kërkuar që të vijë Avokati i Popullit pasi akuzuan policinë për dhunë ndaj tyre.

“Kjo nuk është policia që duam ne…Ku je Edi Rama, studentët po dhunohen me tarifat e larta të studimit, nuk mund të dhunohen edhe nga Policia e Shtetit. Të vijë këtu Avokati i Popullit…”,-është shprehur njëri nga studentët.

Nisja e greves
Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet, mbi 100 studentë u futen dje ne grevë urie pranë Fakultetit të Inferimierise në Tiranë. Kerkesa e tyre kryesore eshte kundershtimi i tarifes se shkollimit, vendosur nga Ministria e Arsimit.

Studentet thone se nuk eshte e drejte qe te trajtohen ne menyre te diskriminuar ne krahasim me studentet e tjere. ”…pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?”,- tha përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.

Pas mbylljes së disa institucioneve të arsimit të larte privat e shteteror, një pjesë e madhe e studentëve që u regjistruan ne universitete publike, duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore.

Panorama
 

Universal

AnonymouS
Studentja mesazh tek Panorama: Na morën me dhunë në 2 të natës e na çuan në Komisariat. 15 të lënduar. Ja pamjet nga Spitali Ushtarak (FOTO/VIDEO)

UPDATE/ Rreth 100 forca policie te FNSH-se kane nderhyre ne oret e para te mengjesit te se dieles duke nderprere greven e urise se studenteve te Infermierise te cilet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise.
attachment.php

Studentja e lenduar ne spital

Rreth ores 02:00 te mengjesit te sotem, FNSH nxori me dhune studentet qe kishin hyre ne greve, duke u futur forcerisht ne ambientet e godines se universitetit, e duke thyer edhe xhamat.

Njera nga studentet greviste ka detguar ne momentin e ngjarjes nje mesazh ne gazeten Panorama: “Na mori policia ne 2 te nates. po na con ne komisariat”,- tha ajo per Panorama Online.

Njëri nga studentët organizatorë të bllokimit të universitetit kundër tarifës së shkollës, Lorjan Çela në një intervistë telefonikë me Panorama Online tha sot se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm kanë thyer xhamat e godinës dhe janë futur brenda ambienteve të universitetit nga ku i kanë nxjerrë me dhunë studentët. Nga ngjarja studentet kane konfirmuar per Panorama Online se jane 15 persona te lenduar qe jane derguar ne Spitalin Ushtarak, sic mund ta shihni edhe nga fotoja e derguar ne gazete.

Sipas Çelës, kanë qenë rreth 100 forca policore të FSSH-së të cilët me dhunë i kanë nxjerrë me detyrim studentët grevistë dhe i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë. Studentët e shoqëruar janë mbajtur në komisariat deri në mëngjesin e sotëm dhe më pasj janë lënë të lirë.

Ne rrjetet sociale eshte publikuar edhe nje video ne te cilen thuhet se vajzat qe jane gjakosur por lajmi eshte fshehur nga policia. Ndersa ne nje tjeter video, transmetuar nga “News 24″, eshte filmuar edhe momenti kur FNSH thyen xhamat e universitetit dhe hyn te nxjerre me force studentet greviste.

Lorjan Çelaj, shpjegoi dje për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”.
“Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik”,- tha ai.

Panorama
 

Universal

AnonymouS
Protesta, Këshilli Studentor i Tiranës: Do bojkotojmë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës deklaron se do të mbështesë kërkesat e studentëve të ardhur nga universitetet private për barazimin e tarifave të studimit, duke thënë se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga ana e qeverisë.
attachment.php

Në një deklaratë për mediat, Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës e quajti një “Akt çnjerëzor i policisë së shtetit që ndërpreu grevën kur studentët ishin në gjumë”. Sipas tyre, studentët përfunduan në spital me plagë me trup dhe policia bllokoi derën që ata të mos ktheheshin. “Greva e studentëve është një e drejtë themelore e tyre. Qeveria që duhet të jetë e para t’i mbështesë këto të drejta, është e para që i dhunon ato.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor.

Përfaqësuesja e këtij këshilli deklaroi se sipas kartës së Bolonjës studentët nuk duhet të paguajnë më shumë se të studentët e tjerë, ndërsa tarifat janë 10 herë më të larta se tarifat e studentëve të pranuar më parë në universitetin shtetëror. “Studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin deri sa qeveria do të gjejë zgjidhje.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor të Tiranës.

Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, duke thënë se qëndrimet për të bojkotuar mësimin janë bërë nga persona të paautorizuar. Kjo frymë sipas tyre synon përçarjen e studentëve dhe ata që deklarojnë bojkot të mësimeve dhe provimeve nuk i përkasin këtyre strukturave.

Panorama
 

Universal

AnonymouS
Policia i nxjerr me dhunë, studentët deklarojnë: Sërish në grevë

Në orën tetë të mbrëmjes, studentët që u larguan forcërisht nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbanin. Ata pohuan vazhdimin e grevës, ndërsa kërkuan vëmendjen e kreut të lartë të shtetit për gjithçka që po ndodhte.
attachment.php

STUDENTET GREVISTE NE AMBIENTET E KOMISARIATIT NR.1

“Greva jonë nuk ka përfunduar atje, ku na shpërndatë nëpër rrugët e Tiranës. Ne jemi këtu për një qëllim, është bërë i ditur. Nuk po u drejtohemi instancave që u jemi drejtuar deri më sot, thirrja jonë shkon për Presidentin. I nderuar President, ne kërkojmë nga ju sigurinë fizike në radhë të parë dhe në radhë të dytë kërkojmë një pritje nga ana juaj. Ne jemi gati të paraqitemi te ju me po të njëjtat kërkesa. Një gjë është e sigurt. Rruga jonë do vazhdojë po ajo që ka nisur. Greva do vazhdojë, do jua komunikojmë më vonë se si do procedojmë. Do bojkotojmë mësimin dhe provimet”, tha një nga përfaqësuesit e studentëve.

Protesta nisi në fillim të javës. Studentët kundërshtuan tarifat e larta të shkollimit, duke i cilësuar ato si diskriminuese. Të premten ata u futën në grevë, duke paralajmëruar Ministrinë e Arsimit se do të vijonin nëse nuk ndërmerreshin masa për përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Erdhën rreth orës dy të natës. Thyen xhamat dhe na morën me forcë. Na shoqëruan në komisariat sikur të ishim kriminelë dhe jo studentë”. Nis kështu rrëfimin një nga grevistët e ngujuar prej ditës së premte në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në kryeqytet.

AKSIONI
Forca të shumta Policie mbërritën në orën 02:15 në Fakultet pa paralajmëruar, për të nxjerrë nga greva 32 studentët e ngujuar aty prej ditës së premte. Ata kanë shkallmuar derën kryesore dhe kanë thyer xhamat e godinës, ku prej një jave qëndronin të varura pankarta ku kërkohej ulja e tarifës së shkollimit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët nuk kanë kursyer as dhunën ndaj të rinjve, të cilët kanë bërë rezistencë. Në videot amatore të filmuara nga vetë ata, dallohen edhe njolla gjaku në bluzat e tyre. Ndërkohë, mësohet se shpërndarja e studentëve është bërë në komisariate të ndryshme. Ata janë mbajtur gjysmë ore në ambientet e komisariatit dhe pas nënshkrimit të deklaratës janë lënë të lirë. Studentët tregojnë se gjatë kohës kur policia bënte shoqërimin e tyre nëpër furgona, sigurimi i shkollës nxori të gjitha sendet e tyre jashtë ambienteve të Fakultetit.

Panorama
 

SNAP

Papirus rex
Te morsha te ligat o shtet ky eshte shtet, vjen tamon era shtet:D te rrafesh studentet :bang:
 
Top