Studentët grevistë: Në grevë, derisa të marrim diplomat

Studentët grevistë: Në grevë, derisa të marrim diplomat

Në ditën e pestë të grevës së urisë, studentët e Juridikut të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, kanë vijuar të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Pavarësisht premtimit të rektorit Shaska dhe senatit të UV-së se do të pajiseshin me diploma të nivelit të dytë, ata shprehen mosbesues dhe theksojnë se nuk dalin nga greva e urisë pa u pajisur me diplomat. Dje ata kanë kërkuar që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, të shkojë ti takojë, ndërsa rektorati vijon të jetë tërësisht indiferent ndaj tyre. Ndërkohë, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Njëri prej të ngujuarve është shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa gjatë paradites dy prej tyre kanë qenë të detyruar të lënë grevën e urisë. Sipas mjekëve që i kanë vizituar, grevistët shfaqin probleme me hipertensionin, takikardi dhe në dy raste kanë pasur temperaturë të lartë.</p>


Mesditën e djeshme, pranë godinës së universitetit të ri, ku studentët grevistë janë ngujuar që prej së hënës, ka mbërritur një përfaqësi e Grupit Rinor Studentor të Tiranës. Ata kanë deklaruar se do të bëheshin pjesë e grevistëve të urisë dhe se mbështesnin kërkesat e kolegëve të tyre të Universitetit të Vlorës. Por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga studentët e tjerë, pasi sipas tyre ky akt mund të interpretohej politikisht. Ndërkohë, kandidatët për studentë, që nuk janë lejuar të regjistrohen për shkak të notës mesatare nën 6, kanë konfirmuar se do ti bashkohen grevës së studentëve të Juridikut në rast se nuk marrin një përgjigje pozitive nga rektorati dhe të regjistrohen menjëherë sipas urdhrit të MASH.</p>


Por pavarësisht situatës së krijuar në UV, rektori Shaska e ka konsideruar grevën e studentëve si “të shfrytëzuar politikisht”. Pas vizitave të deputetëve të të dy kampeve politike, rektori ka nisur një e-mail nga SHBA, ku ka nënvizuar: “Ditët e fundit është vënë re një ndodhi shqetësuese, shfrytëzimi politik i grevës së ish-studentëve të Juridikut. Asnjë nga ju, politikanë, nuk ju jepet e drejta të shtireni për arsye që nuk është e nevojshme që të përmendën, sikur ju dhimbsen këta ish-studentë. Ju kujtojmë gjithashtu të gjithë politikanëve që ia behën në Vlorë për të ndërtuar kapital politik në një problem krejtësisht apolitik, midis të cilëve zotërinjtë Dashamir Tahiri, Kreshnik Cipi, Ledi Shamku, Erjon Veliaj, Eltar Deda dhe Ardi Kollozi, që të mos i fusin hundët atje ku nuk u takon. Duke ju referuar zotit Kollozi, që merr përsipër zgjidhjen e problemeve të universitetit në fjalimin e ti, i kujtojmë atij se nuk ka as kapacitetin intelektual, as kompetencat ligjore për tu dhënë zgjidhje këtyre problemeve”.(Shqip)</p>
cCPJDPbYcAU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23401. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23401
 
Top