Studentët e Vlorës fitojnë mbi rektoratin

Studentët e Vlorës fitojnë mbi rektoratin

Studentët grevistë të Universitetit të Vlorës kanë fituar betejën me rektoratin. MASH i ka dërguar një shkresë Universitetit të Vlorës, ku i kërkon që studentëve tu jepen diploma të plota. Lajmi është bërë i ditur nga Edlira Late, drejtoreshë e kabinetit, MASH. “Në bazë të nenit 88, të ligjit Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, studentët e regjistruar në një program studimi para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë dhe përfundojnë studimet me të njëjtin program që kanë filluar. Studimet 4-vjeçare të përfunduara në vitin akademik 2008-2009 janë programe të papërshtatura me standardet e Bolonjës dhe diplomat e tyre njihen si diploma të sistemit të vjetër, pra si diploma universitare 4-vjeçare”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e kreut të kabinetit të MASH.

Sipas saj, këto diploma janë ekuivalente me “Diplomat e Integruara të Nivelit të Dytë”. “Universiteti Ismail Qemali i Vlorës duhet ti pajisë sa më shpejt studentët me diploma në përputhje me përcaktimet e mësipërme të ligjit të arsimit të lartë”, ka përfunduar Late.

Ndërkohë, pas kërkesës së MASH ka ardhur reagimi nga rektori Tanush Shaska. Me anë të një e-mail-i ai u ka bërë të ditur studentëve se është pranuar kërkesa e tyre dhe ka saktësuar se “sipas një urdhri të ministrisë së mbërritur në UV, të gjitha diplomat 4-vjeçare do të quhen Diploma të integruara të Nivelit të Dytë. Do të na nevojitet një ose dy javë kohë të printojmë përsëri të gjitha diplomat katërvjeçare që janë dhënë këtë vit akademik. Ky është viti i fundit që Universiteti i Vlorës jep diploma katërvjeçare”.

Ndërkohë që në orët e mbrëmjes së djeshme është mbledhur senati i Universitetit të Vlorës dhe ka miratuar kërkesën e studentëve, për pajisjen e tyre me diploma të integruara të nivelit të dytë.

Por me gjithë vendimet e marra nga rektorati i UV, duket se studentët nuk kanë më besim dhe kanë deklaruar se do të tërhiqen vetëm në momentin që do të marrin diplomat nëpër duar. Pritej që pas mbledhjes së senatit të universitetit, studentët grevistë të dilnin nga ambientet ku janë ngujuar prej mesditës së të hënës.

Por megjithëse vendimi i MASH dhe rektoratit të UV u është komunikuar dhe nga deputetët e Qarkut të Vlorës, ata nuk kanë pranuar të dalin nga greva e urisë.

Ndërkohë, në ditën e tyre të katërt të grevës së urisë, studentët janë vizituar nga deputetë e PD-së: Ardian Kollozi, Kreshnik Cipi si dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri. Ata u kanë bërë të ditur grevistëve vendimin e MASH-it, duke i ftuar të dalin nga greva, pasi sipas tyre tashmë problemi ishte zgjidhur.

Po dje, studentët janë vizituar edhe nga deputetët socialistë Ledi Shamku dhe Eltar Deda. Ata kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të problemit të studentëve, pasi në kushtet që ndodhen studentët, nesër do të jetë vonë. Ndërkohë që pasdite vonë, pranë grevistëve ka mbërritur dhe kryetari i Partisë G99, Erion Velia. Ky i fundit nuk ka dashur që në takimin me studentët të ishin prezente mediat. Mësohet se ai u ka komunikuar grevistëve numrin e tij të telefonit, ndërkohë që u ka kërkuar që për çdo shqetësim të kontaktonin me të me anë të sms-ve.(Shqip)

Y0yd3acVtPI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23318. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23318

Top