Studentët e USHT-së në Kumanovë shprehin pakënaqësi

Studentët e USHT-së në Kumanovë shprehin pakënaqësi

USHT-150x150.jpg
Këshilli i studentëve të Fakultetit të Biznes Administratës në Kumanovë kërkon nga Universiteti Shtetëror i Tetovës si dhe institucione tjera kompetente që urgjentisht të intervenojnë dhe stabilizojnë situatën e krijuar sipas tyre kaotike.</p>

Duke marrë parasyshë se themelimi i Fakultetit të Biznes Administratës, në Kumanovë është fryt i idealeve të kahmotshme të popullit shqiptar të Komunave të Kumanovës e Likovës;
Duke marrë parasysh se koniuktura që e drejtojnë Universitetin Shtetror të Tetovës, këtë institucion të lartë arsimor, idenë e autonomisë e zëvendësoi me autokraci duke partizuar dhe larguar të punësuarit si në administrate ashtu edhe kuadrin arsimior, i cili sakrifikoi që nga dita e pare e hapjes së Fakultetit  të Biznes Administratës në Kumanovë dhe pa kurrëfarë kriteriumi sjellë njerëz të papërgjegjshëm vetëm e vetëm  për të penguar rritën e këtij fakulteti që tani më pak se një vit i hapur në gjirin e tij ka mbi 800 studentë;
Duke marrë parasysh se këtë institucion e shnëdrroi në veprimtari profitabile;
Duke marrë parasysh se këto abuzime  nuk mund të realizoheshin në mënyrë të drejtë por vetëm me kriminalizim të raporteve ,
Duke marrë parasysh erozionin moral pedagogjik dhe ligjor të shkaktuar;
Duke marrë parasysh keqpërdorimet që po bëjnë disa individ të caktuar në brendi të Fakultetit, institucionin dekan, stafin akademik, interesin e studentëve, arsimdashës shqiptar po i njollosin dhe i pengojnë në realizimin e procesit edukativo arsimor  në Fakultetin e Biznes Administratës në Kumanovë ;
Duke marrë parasysh se të gjitha tentativat tjera për ta vendosur ligjin dhe rendin në këtë institucion nga dekani dështuan;
Duke marrë parasysh se abuzimet po merrnin përmasa trishtuese;
Duke marrë parasysh se kriza po thellohet:



</p>


Këshilli studentor  i Fakultetit të ,,Biznes Administratës, në Kumanovë kërkon nga Universiteti Shtetëror i Tetovës urgjentisht  të intervenoj dhe stabilizoj situatën e krijuar kaotike. Njëherësh kërkojmë që të jemi model pozitiv, që ti përmbushim standardet evropiane dhe do ti realizojë reformat sipas Kartës së Bolonjës me kthimin e kompetencave dekanit të fakultetit..</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23574. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23574
 
Top