Strategjite lojra interesante.

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
Strategjite lojra interesante.

Ej ju qe rrini me shume ne internet mund te na thoni ndonje loje te bukur strategjie por jo me shume se 10 MB se ketu ne Shqiperi eshte veshtire ti download. nejse mund te na sygjeroni ndonje.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Strategjite lojra interesante.

10mb? shahu i yahoo-se ndoshta? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pogal

Primus registratum
Re: Strategjite lojra interesante.

Age of Empires 3

Ne pamje te pare

Qe ne fillim loja te habit me cilesine e larte grafike qe eshte ne kohe me skedat e sotme grafike. Cilesi e madhe grafike, texture te shumta e te pasura dhe detaje ne modelimin e personazheve. Edhe efektet e ndricimit dhe animacioneve (shperthimeve, lumenjve, deteve, etj) jane thjesht te mrekullueshme.
Pra fillimisht ky titull na le thjesht te mrekulluar, eshte e vertete qe kjo loje na ka bere gjithmone te mahnitemi me ndryshimet e menyres se lojes dhe teknikave te lojes, por kesaj rradhe dhe nga ana grafike loja eshte mbi cdo pretendim nga ana jone.
Nje grafike e tille sherben sidomos per paraqitjen sa me reale dhe komode ne beteja ku fusha vizive eshte e madhe dhe levizjet teper kaotike.
Interesante jane edhe animacionet e ndertesave qe behen cope cope nga goditja e topave, shpatave apo heshtave. E nese kjo pjese ishte per tu lavderuar, per tu kritikuar eshte cilesia e anijeve dhe dimensionet e tyre.

img21000.jpg


Gjithsesi do te kemi gjitmone ne dore nje " Age of Empires " megjithese te pasuruar me detaje e funksione nuk ka asgje qe mund te quhet revolucionare per lojrat strategjike.
Le te flasim mbi Home City (qendren e qytetit) qe prezanton ndryshimin real te ketij titulli.
Sic e dime AoE-3 eshte e ambientuar ne epoken e kolonizimit e ndaj edhe qendra e qytetit eshte pike qe perdoret ne ate moment si fortese dhe si qender.
Ndaj dhe qendra behet baza e kolonise sone, qe me pas mund te shnderrohet ne qytet, gjate lojes mund te te vijne furnizime dhe ushtare qe mund te bejne diferencen ne beteje.
Qe te marresh keto furnizime duhet ama qe te kesh arritur disa pike eksperience (si te ishte nje rpg) e me keto zhvillon akoma me shume Home City e me pas me to mund te blesh axhornime qe mund te perdoren per lojen on-line ne multiplayer.
Mund te merrni axhornimet qe doni, por vetem ato qe selektoni, ne kete menyre krijohet nje tip strategjie tipike e lojtarit qe lejon te ndryshoje per mire apo per keq tere rrjedhen e lojes.


Shfrytezimi i burimeve

img21004.jpg


Diference tjeter e ketij titulli eshte edhe ndryshimi tek shfrytezimet e burimeve natyrore. Zhduken minierat e gurit e ska nevoje te ndertosh nje pike mbledhje per ushqimet, sapo punetoret ti mbledhin jane te disponueshme direkt.
Tjeter ndryshim eshte edhe mundesia e ndertimit te fermave qe prodhojne ushqim te pafund, dhe fusha me pjellore do te prodhojne para per ju, duke mos u mbeshtetur gjithmone tek minierat. Kjo ben qe i vetmi burim te jete druri, ndaj dhe nga ana strategjike eshte per tu kujdeur ndaj ketij burimi.
Pastaj pozitive, ashtu si dhe ne versionet e meparshme, merkata qe ju sherben si pike shitje e blerje e nje materie kur te keni nevoje, ose per te shitur piket tuaja te eksperiences per te blere trupa.

Harqe, heshta, pushke e topa



Ja disa nga armet qe do te perdorni ne loje. Ka ardhur koha e pushimeve te reja koloniale e ndaj do te kemi te bejme me arme te reja, qe nderrojne teresisht menyren e berjes se nje beteje.
Pushket marrin rol te rendesishem fale potences se zjarrit dhe largesise se gjuajtjes edhe topat fillojne te jene derrmues ndaj edhe kane nje rol te rendesishem ne beteje.
Nuk mungon as kavaleria, gjithmone e dobishme per te sulmuar armikun pas shpine, nuk mungon as kembesoria per luftimin trup me trup dhe se kjo e fundit rrezikon te jete shkaterruar pa ju afruar akoma mire armikut.

Habitese ne kete loje eshte diferenca e madhe qe eksiston nga nje shtet ne tjetrin.
Me pare kishte vetem ndryshim ngjyrash dhe ndonje texture e ndertese ndryshe, ndersa tani kane pothuajse gjithcka ndryshe.
Disa forca jane baze per tere racat, shtetet, ndersa axhornimet (evolucionet e ndertesave, kerkimet) qe gjithmone kane qene pika fituese e lojes, do te jene te shumta ose te pakta ne baze te races qe do te zgjedhesh ne loje.

img21010.jpg




Perfundimisht Age of Empires 3 na godet (pozitivisht), dhe jo si evolucion i lojrave strategjike, por si nje evolucion i titullit te saj.

Ka mundesi qe te rejat e ketij titulli te behen standarte per tere lojrat e ketij lloji. Sna mbetet tjeter vecse te presim versionin final te kesaj loje.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Strategjite lojra interesante.

Duket shume interesante!

Rome Total Wars! E kam luajtur goxha per te vrare merzine! Realizimi nuk eshte kushedi se cfare ne krahasim me lojrat e tjera Strategjike, nuk e keshilloj!
 

fhkklttttt

Primus registratum
Re: Strategjite lojra interesante.

Uau
Age of Empires III qeka e bukur fare .Une kam dyshin por kjo su krahasoka fare me ate
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Strategjite lojra interesante.

Rome total war.instalojeni pastaj instaloni rome total realism 6.0 gold DHE LOZNI ME ILIRET.UNE PER VETE E BERA ILIRINE NGA GJIBRALTARI DERI NE URALE.eshte fantastike te lozesh me paraardhesit e tu plus qe grekeve u pershendeta motrat.TUNG
 

flori@n

Primus registratum
Re: Strategjite lojra interesante.

Warhammer 40,000: Dawn of War

b001.jpg

2.jpg


Nje nga me te preferuarit e mi persa i perket lojrave strategjike ne kohe reale. (RTS) Fantastike!
 

Razor

Primus registratum
Re: Strategjite lojra interesante.

Dote sygjeroja lojtat me te mira strategjike dhe me te veshtirat: CIVIC.IV, HEROES.IV, WARCRAFT.III, DOTA. Dhe pastaj me thuaj nese te pelqyen dhe mos u merr me me lojra te nivelit te ulet. :))) I am *** Razor *** a King of Dota.!!!
 

gurax

Pan ignoramus
E vetmja loje qe luaj akoma here pas here kur kam kohe eshte Starcraft II.

Nderkohe, per kete cdo vit organizohet kampionat boteror. Nje video e shkurter per disa nga pjeset me te pabesueshme te lojrave te ndryshme.

 
Top