Strategjitë e harresës kolektive

Albforumi

Primus registratum
Strategjitë e harresës kolektive

Strategjitë e harresës kolektive, ose

Përse nuk mund të mësojmë nga e kaluara

* Blendi Kajsiu *

Ka një paradoks të thellë në mënyrën se si konceptohet harresa. Në imagjinatën kolektive harresa është mënyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo është antiteza e kujtesës dhe në raport të drejtë me kohën; sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet harresa. Nga ana tjetër  ne besojmë që nuk mund të kujtojmë në mënyrë ‘objektive’   pa u distancuar në kohë nga e kaluara. Kështu distancimi në kohë njëkohësisht shton harresën, dhe qartëson kujtesën tonë historike. Për të kuptuar këtë paradoks duhet ta shohim harresën kolektive jo si një fenomen patologjik, por si një strategji politike në shërbim të së tashmes.  Ajo nuk është aspak një funksion i së kaluarës, por prodhim i së tashmes. E tashmja prodhon të kaluarën, dhe jo anasjelltas.  Prandaj nuk mund të ketë një përshkrim ‘objektiv’ të së kaluarës.  Cdo narrativë historike më shumë sesa një përshkrim i të kaluarës është një pasqyrim i vlerave, përplasjeve, interesave apo pretendimeve të së tashmes.

Në këtë proces harresa më shumë sesa patologji është një strategji për të differencuar të tashmen nga e kaluara, për të sendërzuar identitetet e së tashmes, për të ndërtuar pretendimet drejt së ardhmes.  Për këtë arësye harresa fiton një rëndësi të vecantë në të ashtëquajturat ‘kthesa historike’.  Në këto kthesa harresa kolektive është e domosdoshme për të risendërzuar identitetin politik dhe social të akorëve të së djeshmes, të cilët vetëm nëpërmjet këtij procesi mund ti mbijetojnë së tashmes dhe të pretendojnë të ardhmen.  Nëpërmjet harresës kolektive sistemet politike të së tashmes fitojnë një identitet të vetin duke u përcaktuar si antiteza të sistemeve të kaluara. Harresat kolektive në raport me sistemin komunist janë shembulli më i qartë i këtij procesi.  Për ta kuptuar këtë le t’i hedhim një vështrim të shpejtë disa harresave të së kaluarës, për të kuptuar se si ato përbëjnë një strategji për të ndërtuar të tashmen.

Sot kur flitet për demokracinë apo demokratizimin menjëherë nënkuptohet periudha post-komuniste, pas rënies së Partisë së Punës.  Si demokracia ashtu dhe demokratizimi është një process që në memorjen tonë politike fillon me pluralizmin politik, apo me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.  Ndërkohë udhëheqësit e PP-së, si Ramiz Alia, njehsohen me diktaturën komuniste.   E megjithatë e kaluara duket pakasa më komplekse.  Kështu pas pleniumit IX të Patisë së Punës në Janar të 1990, por edhe më parë, fillon një fushatë e pandërprerë për demokratizimin e jetës në të gjitha fushat, me një artikulim politik tejet të ngjashëm me atë të sotmin.  Kështu më 6 Qershor 1990, Ramiz Alia do shprehej në një fjalim tipik se; Revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit, demokratizimi i mëtejshëm i saj, janë mjet i sigurt për zhvillime të qëndrueshme e nxitje për të cuar përpara ekonominë, kulturën, tërë jetën tonë politike e shoqërore.

Gjithashtu është vështirë të kujtohet se dicka e tillë ishte mjaft e lehtë për sistemin totalitar komunist pasi ai në vetvete pretendonte të ish kulmi i demokracisë popullore.  Pra një sistem vërtet demokratik, ndryshe nga pseudodemokracia borgjeze. Andaj kërkesa për demokraci është mëse e natyrshme në universin diskursiv dhe konceptual të komunizmit.  Në fakt vetë sistemi komunist nga një pikëpamje tipike progresiste iluministe e shikonte vetveten  si përkryerjen e demokracisë pas demokracisë liberale borgjeze, që ndonëse ishte një stad më i evoluar se feudalizmi, përsëri nuk përbënte vërtet një sistem ku trupëzohej vullneti popullor, por një sistem ku ky vullnet deformohej, përjashtohej apo shtypej. Dhe ku proletariati ishte viktimë i asaj që Marksi e quante ‘ndërgjegja e rreme’.  Pak rëndësi ka nëse dicka e tillë është e vërtetë apo jo.  Ajo që harrohet është fakti se emërtimin totalitar këtij sistemi iu vu pasi ai u rrëzua.  Për sa kohë ai ekzistonte edhe atëherë, si dhe sot, pretendohej se po ndërtohej një demokraci e vërtetë, ajo komuniste.

Për këtë arësye edhe atëhere si sot flitej mjaft për pjesmarrjen e popullatës në vendimmarrje, dhe në procesin politik, prandaj i kushtohej rëndësi pjesmarrjes në votime sado fiktive të ish ajo.  Jo rastësisht theksoheshin organizma të shoqërisë të tipit Fronti Demokratik ku qytetarët mblidheshin dhe diskutonin, forume që pak a shumë luanin rolin e shoqërisë civile të atëherëshme, një shoqëri që në fakt nuk ekzistonte në koncpetin tonë aktual pasi ishte tejet e ideologjizuar.  Forume në të cilat nëpërmjet edukimit, pjesmarrjes apo angazhimit politik synohej ngritja e njeriut të ri socialist, të shkëputur nga e kaluara prapanike, mikroborgjeze apo feudale.  Ndërsa sot synohet, në mënyrë më pak agresive, formësimi i qytetarit/njeriut të ri demokratik, i shkëputur nga e kaluara diktatoriale. Prandaj edukimi qytetar, një frymëzim tipik iluminist ky, është një komponent i rëndësishëm i shoqërisë civile. Pavarësisht nga thelbi apo e vërteta e këtyre fenomeneve të paktën në nivel artikulimi ato kanë një sërë ngjashmërish me fenomenet e sotme, të cilat ose nuk theksohen, ose duket sikur janë harruar.

Sikurse edhe fakti që ndërtimi i komunizmit nuk përfundoi kurrë.   Socializmi ishte thjesht një stad tranzicional drejt komunizmit.  Një tranzicion që zgjati rreth 45 vjet, por gjithësesi një tranzicion.  Nëse ai djeshmi ishte një tranzicion socialist ky i yni sot është një tranzicion demokratik, që herë synon konsolidimin e demokracisë, herë integrimin e shqipërisë në BE.  Ajo që duhet theksuar është fakti se tranzicioni aktual nuk është një risi për Shqipërinë, gjë që duket se është harruar nga shoqëria jonë.  Tranzicioni më i fundit që ne kaluam ishte ai socialist, rreth 45 vjecar, le të shpresojmë që përvecse në përmbajtje tranzicioni i ri të ndryshojë edhe në kohëzgjatje, dhe mos të ndiqet nga ndonjë tjetër tranzicion.

Po kështu procesi i integrimit të Shqipërisë në një komunitet politik më të madh se vetja nuk përbën ndonjë risi.  Përpara BE-së Shqipëria është integruar me BS-në.  Nëse sot vijnë ekspertë nga BE-ja apo SHBA-të për të na ndihmuar në ngritjen e sistemit politik apo ekonomik, dje ata vinin nga BS-ja, Evropa Lindora apo edhe nga Kina.  Nëse sot për zgjidhjen e konflikteve politike janë të rëndësishme direktivat e delegacionit të BE-së, OSBE-së apo ambasadës Amerikane, dje ishin ato të ambasadës Jugosllave, Ruse apo Kineze. Me pak fjalë marrdhënia prind – fëmijë në të cilin Shqipëria ndodhet sot me BE-në, nuk përbën ndonjë risi, cka edhe mund të shpjegoj përse ajo është përqafuar me kaq entuzizëm dhe lehtësi.

Ashtu sikurse edhe dyzimi midis synimit tonë europian dhe realitetit shqiptar nuk është ndonjë risi në formë.  Ligjet tona në letër janë tejet europiane por në zbatim janë tejet shqiptare.  Kështu që për sistemin politik që po sendërzojmë ekziston një rrezik real që nëpërmjet procesit të integrimit europian të ndërtojmë në sistem politik në letër gjithnjë e më larg sistemit politik në të cilin jetojmë.  Nuk do të ishte hera e parë që shoqëria shqiptare do jetonte në një dyzim të tillë midis asaj që deklarohet dhe asaj që jetohet.  Diktatura komuniste që kaluam ishte një sistem dyzimi apo hipokrizie par excellance.  Nga njëra anë glorifikohej sistemi socialist si arritja më e lartë e demokracisë popullore dhe e zhvillimit ekonomik, nga ana tjetër jetohej cdo ditë në një sistem politik diktatorial dhe në deprivim të thellë ekonomik.

Por edhe sëmundjet e sistemit tonë politik janë të ngjashme me ato të mëparëshmit.  Sot flitet pa fund për korrupsionin, dhe shpesh mendohet se ai pothuajse nuk ekzistonte gjatë regjimit komunist. Kjo vjen pjesërisht si pasojë e faktit që termi korrupsion lindi pas rënies së komunizmit.  Gjithashtu edhe fenomeni i korrupsionit kishte një tjetër dinamikë dhe kuptim në kontekstin e sistemit komunist. Megjithatë në kodin penal të komunizmit, mitmarrjes i k
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=800

Top