Status nëpunësi për bashkitë dhe komunat

Status nëpunësi për bashkitë dhe komunat

Këshilli i Ministrave miraton strategjinë për administratën publike</p>


Ky është njëkohësisht edhe vendimi i parë i kabinetit të ri “Berisha 2″. Kryeministri Sali Berisha sqaroi se strategjia 4-vjeçare parashikon ndërhyrje në ligjin aktual të shërbimit civil, për të zgjeruar trupën e nëpunësve publikë, si edhe për ti mbrojtur ata nga lëvizjet politike. Në dokumentin e ri është përcaktuar që statusin e nëpunësve civilë do ta përfitojnë edhe punonjësit e pushtetit vendor. Largimet nga puna janë njëkohësisht edhe njolla e zezë e Shqipërisë përballë ndërkombëtarëve, ku në raportet e përvitshme në vendin tonë largimi i punonjësve me statusin e nëpunësit ka sjellë mjaft kritika. Për ta bërë me eficente administratën dhe nëpunësit publikë, strategjia parashikon edhe hapjen e një universiteti për administratën publike, si përfshirjen e përvojës perëndimore që gradon nëpunësit publikë sipas aftësive të tyre profesionale.</p>


“Qeveria jonë ka përcaktuar si objektiv gjatë këtij katërvjeçari ngritjen e një universiteti për administratën publike. Ne kemi një institut pranë Departamentit të Administratës Publike, por unë mendoj se ne kemi të domosdoshëm ngritjen e këtij universiteti dhe ju garantoj se ai do të provohet si një investim shumë i dobishëm për vendin”, tha Berisha. Kryeministri e konsideroi administratën publike shtyllën kryesore në realizimin e reformave. “Procesi i integrimit në Bashkimin Europian është një univers i vërtetë reformash, ligjesh, vendimesh, të cilat përpilohen dhe zbatohen nga administrata publike”, tha Berisha. Sipas tij, asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit europian se sa aftësia dhe fuqia reformuese e administratës. “Administrata e ka jetike zgjerimin dhe konsolidimin shërbimit civil, si shërbimi më kompetent, me ekspertizën më të lartë dhe më i pandikuar nga vajtje-ardhjet politike në pushtet”, u shpreh Kryeministri. Duke folur për rëndësinë e një administrate sa më efikase dhe të kualifikuar, Kryeministri Berisha u shpreh se janë me qindra dhe mijëra problematikat që do të negociohen me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare gjatë viteve që vijnë. Në këtë strategji synohet që të zgjerohet korpusi i punonjësve të shërbimit civil. “Realitet është se janë krijuar një seri agjencish me shkallën më të lartë të ekspertizës, të cilat kanë mbetur në varësi të ministrit. Ato duhet të jenë në varësi të ligjit. Krijimi i tyre është një meritë e madhe. Ato menaxhojnë procese shumë të avancuara dhe me sukses të plotë. Natyrisht, ato i përkasin dhe duhet ti përkasin fondit të shërbimit civil. Po kështu, në qeveritë vendore, pa abuzuar me këtë problem, është e domosdoshme të konsolidohet korpusi i shërbimit civil. Mund të shqyrtohet edhe ligji, sepse në rastin e agjencive, ato nuk janë në këtë shërbim, pasi ligji atribuon administratën e ministrive dhe të qeverive vendore. Shërbimi civil duhet të shtrihet edhe në komunat e vendit”, tha ai. Lidhur me gradimet në administratë, Kryeministri theksoi se ky katërvjeçar duhet të shënojë një lëvizje të fuqishme dhe një përpjekje të madhe të kësaj qeverie për zhvillimin dhe konsolidimin më tej të administratës publike. “Po ashtu, do të jepen gradimet, siç i kanë edhe vendet e tjera, si zyrtar i lartë civil. Ai, që me përpjekjet dhe performancën e tij merr këtë nivel, e fiton kur dëshmon se është i aftë të jetë sekretar i përgjithshëm jo në një ministri, por në secilën ministri ku mund ti ngarkohet detyra, që ka arritur atë stad formimi dhe pjekurie”, tha Berisha.(Shqip)</p>
JzEmzdP89aI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22573. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22573
 
Top