Sqarimet që shtojnë dyshimet

Sqarimet që shtojnë dyshimet

Qeveria shqiptare u mundua të sqarojë dy net më parë opinionin publik, për marrëveshjen përvëluese të paktit detar me Greqinë, duke përdorur metodën më të shëmtuar që, duhej të ishte arma e fundit e të dëshpëruarit, por jo, ajo kërkohej: duke vënë përballë një oponenti, me tituj shkencorë, mjeshtër kërkimesh, hartograf dhe qytetar kurajoz, një ushtarak, që për hir të së vërtetës ka kaluar shumë orë në nëndetëse deri 20 vite më parë dhe tani është në majë të hierarkisë ushtarake të vendit, por që nuk ka në jetëshkrim, të paktën punën me hartat.

Debati i mesnatës në televizionin proqeveritar ishte kuruar me kujdes që të dukej si përballje specialistësh, por në fakt aty ishte vetëm njëri specialist për të mbrojtur jo thjesht oponencën e vet, por atë pjesë që territorit shqiptar ia merr marrëveshja e nënshkruar nga qeveria.

Në krahun tjetër ishte ish-detari, pjesë e grupit negaciator të Shqipërisë, që mbronte postin e vet, pa arritur të mbrojë qeverinë nga dyshimet e qenësishme që ka pakti detar. Sqarimet nuk u dhanë, as rezultati nuk u arrit, sepse ajo çfarë kishte kërkuar koloneli në rezervë Myslim Pasha, ishte përballja me specialistët dhe zyrtarët e lartë, me qëllimin e mirë, rishikimin e pikave të errëta të paktit, së paku tetë prej tyre, ratifikimi i të cilave, i merr Shqipërisë detin dhe të ardhmen lidhur me të.

Me kaq, qeveria e ka mbyllur përballjen me oponencën e kolonelit Pasha, paçka se argumentet që ajo solli në studion e debatit ishin thirrjet publike për të mbyllur gojën dhe perifrazimi i qitapeve të kohës së Enver Hoxhës, si një dëm politik dhe historik që Shqipëria i paska bërë fqinjit të saj jugor, i cili ende nuk e ka hequr Ligjin e Luftës.

Opinioni publik, megjithatë i pret përgjigjet e ekipit qeveritar, sepse dyshimeve të vjetra të hedhura nga kolonel Pasha i janë shtuar të tjera të reja dhe që e çojnë debatin përtej interesave të momentit.

Ende qeveria shqiptare nuk ka një hartë të marrëveshjes për paktin detar. Ajo çka treguar deri më sot kundëradminral Gerveni dhe ekipi negociator kanë qenë skema mbi skemat e hartuara prej mjeshtrit Pasha.

Harta të qeverisë shërbejnë ende hartat e Hoxhës, i cili ishte treguar më patriot se qeveritarët e sotëm, duke mos hartuar marrëveshje për ujërat me një vend fqinj që kishte në fuqi ligjin e luftës.

Në ekipin negociator të Shqipërisë, nuk dihet se sa shqiptarë ka, qoftë nga gjaku, qoftë nga interesat që ata përfaqësojnë dhe mbrojnë.

Kreu i ekipit, Ferit Hoxha, tashmë i shpërblyer si ambasador në OKB, ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me bashkëshorte një shtetase franceze, ashtu si ministri i jashtëm në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, Lulzim Basha, gruaja e të cilit ka lënë shtetësinë shqiptare për të mbajtur atë të Mbretërisë së Holandës.

Pjesa ushtarake e ekipit u përfaqësua nga Kristaq Gerveni, atëherë kapiten i rangut të parë, për t’u graduar në shtator si kundëradmiral. Nuk dihet se cili ka qenë pozicioni I tij, në këtë marrëveshje, për faktin se ai i përket një pakice vllahe, që e ka marrë shtetësinë shqiptare rreth 6 dekada më parë dhe se familjarë të tij e kanë lidhur jetën me Greqinë, ku jetojnë dhe punojnë.

Për të mbetur në Greqi. Mediat greke nuk shkruan asnjë rresht për muaj të tërë, megjithëse ish-ministrja e Jashtme Bakojanis e kishte cilësuar marrëveshjen si një sukses të paparë të Greqisë.

Lajmi i djeshëm i gazetës greke, “Kathimerini”, shkurtimisht jep të ardhmen e zymtë të paktit, duke ia lënë në derë opozitës këtë, si qëndrimin kundër qeverisë për inat të vjedhjeve të votave në zgjedhjet e 28 qershorit.

Fakti është se deri 10 ditë më parë, askush nga PS-ja nuk dëshironte të fliste për këtë problem dhe falë edhe dëgjesës që organizoi “Shekulli” dhe apeleve të mediave të tjera, opozita doli nga apatia, për të kuptuar rëndësinë e kësaj gurguleje jo thjesht mediatike dhe ta çonte për apelim në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa agjencia e lajmeve të Eipirit të Veriut shkon më tutje, në lajmin e vet sepse aty thuhet: “… Merret, gjithashtu, parasysh zgjerimi i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje.

Së fundi, kufiri është një linjë moderne, pasi përcakton jo vetëm shelfin kontinental, por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia”.

Nëse edhe këto zhvillime, fshihen pas asaj që qeveria shqiptare e përfaqësuar nga kundër admiral Kristaq Gerveni, ka firmosur dhe po mundohet ta bëjë fakt të kryer ndarjen e detit në dëm të vendit, një përballje televizive është, vetëm një hi syve që u hidhet shqiptarëve.

Metalla: Marrëveshja sipas së drejtës ndërkombëtare

Pas kërkesës së dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga gjashtë parti opozitare, për të hedhur poshtë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë greke për ujërat territoriale, ka reaguar edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Deputeti i kësaj partie, Osman Metalla, deklaroi se kërkesat e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama janë të pabazuara dhe e gjitha kjo është një sulm ndaj interesave të Shqipërisë. “Atakimi që i bëhet kësaj marrëveshjeje është një sulm që u bëhet interesave të Shqipërisë. Vendosja e kufijve detarë është një element i rëndësishëm strategjik për sigurinë kombëtare.

Të gjitha pretendimet e kërkesës së zotit Rama janë të pabazuara”, – tha dje Metalla.
Deputeti i PD-së theksoi gjithashtu, se nuk ka pasur kufij detarë të përcaktuar më parë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij, në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve, përcaktimi i vijës ndarëse është bërë në përputhje me praktikat e së drejtës ndërkombëtare.

“Në asnjë kohë nuk ka pasur kufij të përcaktuar detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke. Në përcaktimin e vijës ndarëse janë zbatuar praktikat më të mira të së drejtës ndërkombëtare detare”,- shtoi ai.

Marrëveshja mes dy vendeve fqinje, për delimitimin e sipërfaqes së ujore u ankimua në Gjykatën Kushtetuese dy ditë më parë nga partitë e majta dhe të djathta opozitare, të cilat në kërkesën e tyre kërkonin që kjo Gjykatë të hedhë poshtë këtë marrëveshje dhe të pengojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga Parlamenti, pasi kësaj marrëveshjeje i ka munguar transparenca dhe se qeveria shqiptare po shkel në mënyrë të hapur Kushtetutën duke i dhuruar hapësirë ujore shtetit grek.(Shekulli)

OLGzYa8_NTU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24524. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24524

Top