Sqarim
Sqarim

* Agon Hamza *

Reagimi i parë i një shoqes sime ndaj shkrimit të Ardian Vehbiut (alias Xha Xhai) tek blogu Peizazhe të Fjalës ishte ky: e ku të gjesh lexues kaq shumë të vëmendshëm, si Xha Xhai. Shoqja ime ka vetëm pjesërisht të drejtë, sepse në fakt ajo që Xha Xhai i bëri shkrimit tim nuk ishte lexim, por pikërisht e kundërta: keq-lexim. Xha Xhait nuk po i kthej përgjigje, sepse përgjigje meriton leximi, e jo keqleximi (që nga ana e vet nuk është në gjendje të prodhojë përgjigje ndaj kurrfarë teze, apo qëndrimi). Në rastin më të mirë, keqleximi kërkon një kritikë sipërfaqësore, plotësisht të përputhshme me reagimin diku të pavëmendshëm, e diku tjetër histerik ndaj tekstit tim mbi karakterin reaksionar të shoqërisë civile të Kosovës (e me aq sa unë kam njohuri, edhe të Shqipërisë). Ky keqlexim nuk paraqet asgjë të re, përveç se vazhdimësisë së asaj që ne sot e njohim si ideologjia mainstream me cliché-të e saj të pranuara botërisht tashmë, sicc janë anti-komunizmi, anti-totalitarizmi, etj. Kjo do të thotë që Xha Xhai, i shfaqur si përfaqësues i Frymës (së njohur) Spiritualiste, nuk përbën asgjë të re. Kjo frymë, është vazhdimësi e traditës reaksionare ndaj kritikës sistemike të aktualitetit, e cila sot ekziston në nivel të normës politike e teorike. Dhe në këtë kontekst, personi nën pseudonimin Xha Xhai është plotësisht në vazhdimësi të kësaj tradite reaksionare.

Duke qenë se Xha Xhai është shumë i kujdesshëm në numërimin e atyre që ai i quan autoritete (madje, ai ofron të dhëna të sakta numerike se kujt i jam referuar, dhe për më tepër, sa herë i jam referuar) në tekstin tim, më lejoni ta qartësoj këtë përfundimisht: unë këta njerëz nuk i konsideroj autoritete, por mendimtarë. Ky është dallim thelbësor. Unë nuk iu referohem atyre për ta forcuar argumentimin tim kundër të ngjashmëve të Xha Xhait sepse një gjë e tillë është absolutisht e panevojshme në kritikën ndaj një mendimi (duke shfrytëzuar terminologjinë e tij) të drunjtë, tejet sipërfaqësor, të cilin e dëgjojmë/lexojmë në çdo diskurs anti-komunist. Aq më tepër, kur Xha Xhai nuk merret aspak me thelbin e kritikës sime mbi gjendjen e shoqërisë civile, por me diskursin dhe orientimin tim personal teorik, politik e filozofik. Një postmodernist i kulluar. E gjithë tradita e filozofisë analitike anglo-saksone do të ishte shumë krenar me Xha Xhain. Madje edhe Foucault e Derrida do ta shihnin me xhelozi analizën analitike të Xha Xhait. Sa keq që ata nuk jetojnë më!

Më lejoni të vazhdoj me shkakun e tmerrit të Xha Xhait, këtij subjekti të traumatizuar dhe të stërvuajtur. Mao Ce Dunin, revolucionarin e fundit të sekuencës së parë të realizimit të Hipotezës Komuniste! Çtmerr ngjall Mao, sidomos tek ata që nuk e kanë lexuar Maon përveccse nëpër proverba! Po nuk është figura e Maos ajo që ngjall tmerrin është emri i tij që i tmerron liberalët humanistë shpirtmirë dhe partnerët e tyre junior, postmodernistët. Kur Xha Xhai na thotë se Mao nuk na qenka referencë filozofike e sociologjike, paradoksalisht ai ka të drejtë. Por, NUK ka të drejtë për atë çka ai mendon. Sepse vërtet, Mao nuk është referencë filozofike dhe unë asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar si të tillë: Mao ka qenë dhe mbetet referencë e traditës revolucionare. Eurekat arkimediane të Xha Xhait, duke filluar që nga vetë titulli eksklamativ i analizës së tij analitike e deri te fundi i tekstit, mund të përmblidheshin fare mirë në këtë fjali, po të ish sensi i ekonomisë së fjalës: ah, po ti nuk e di se sa shumë kemi vuajtur ne prej Maos dhe Maoizmit!. Unë do ti isha përgjigjur: Po, e di. Ani çka? Nëse qëllimi i tij në këtë shkrim është që tek unë të zgjojë ndjenjën e mëshirës, të dhembshurisë, të humanizmit liberal atëherë përpjekja e tij është e kotë. Liberalët janë ata që kanë qejf viktimat e sidomos mëshirën ndaj viktimave, dhe unë, qartësisht nuk jam liberal, e nuk jam duke botuar në një medium liberal. Ne duam subjektet! Alain Badiou (të cilin Xha Xhai nuk besoj se e ka lexuar), filozofi francez i cilësuar shpesh edhe si maoisti i fundit serioz, thotë se subjekti është gjithnjë politik dhe për këtë arsye, ne sot kemi shumë pak subjekte, dhe aq më rrallë politikë. Për më tepër, ne duam subjektet politike, jo subjektet e interpeluara ideologjikisht, të cilat prodhojnë ankimtarë si Xha Xhai. Asnjë projekti politik emancipues nuk i duhen objektet statike (qua subjekte të interpeluara).

Por, pasi jemi në një situatë tejet të pakëndshme, më lejoni të shkoj edhe një hap tutje në sqarimin tim. Jo sepse dua të bind Xha Xhain, apo pse nëpërmjet këtij argumentimi kërkoj të polemizoj me tezat e tij përkundrazi, nëpërmjet këtyre tezave të cilat po i parashtroj këtu, dua që lexuesve të Gazetës ti prezantoj edhe një herë (janë botuar më parë do pjesë prej disa filozofëve të huaj e shqiptarë që artikulojnë mbi këtë ccështje) disa teza të debatit filozofik aktual: atë mbi debatin e Hipotezës Komuniste. Në librin Mbi një Shkatërrim të Errët [D'un désastre obscur], Badiou shkruan se rënia e regjimeve socializmit nuk duhet ti atribuohet karakterit të tyre despotik, e as mungesave/rënies ekonomike. Sipas Badiou-së, është pikërisht shuarja e politikës që i bëri këto konstruksione të pambrojtura/pamundshme për liderët e tyre. POR, çështja më e rëndësishme, dhe Badiou bën shumë mirë që e vë theksin këtu është se njerëzit/populli praktikisht NUK luajti kurrfarë roli në këtë rrëzim. Të gjithë ata patriotë, anti-komunistë, liberalë e shpirtmirë, duhet ta kenë të qartë se nuk ishin aktivitetet e tyre subversive ato që e shkatërruan shtetin socialist. Thënë në mënyrë bombastike, ishte vetë socializmi që e shkatërroi shtetin socialist, duke konsumuar premisat logjike e ideologjike mbi të cilat pati marrë nisjen. Ndërsa, për ti qetësuar shpirtat e trazuar, më lejoni tju them hapur bindjen time se socializmi shtetëror (pavarësisht se cilit variant i referohemi: Sovjetik, Jugosllav, Kinez, Rumun apo Shqiptar) nuk do të kthehet më kurrë. Këtu është e rëndësishme të përsëritet kritika e iek-ut ndaj librit Lamtumirë Zotëri Socializëm të Toni Negrit. iek-u thotë se Negri ka harruar diçka shumë të rëndësishme në titullin e librit të tij dhe se ai titull do të duhej të ishte më i plotë: Lamtumirë Zotëri Socializëm Mirë se Vjen Shoku Komunizëm. Kështu, shpirtrat e trazuar dhe të përvuajtur të liberalëve e postmodernëve mund të qetësohen lirisht. Kjo nuk do të thotë që projekti i madh emancipues përfundoi. Përkundrazi. Sot, në kohën kur kapitalizmi po kalon nëpër kontradiktat e veta më të mëdha, kur demokracitë perëndimore janë bërë tashmë patologjike, kur politika e organizuar nëpër parti politike shpreh impotencën e vetë kësaj strukture politike, ne më tepër se kurrë, duhet ti qëndrojmë besnikë Hipotezës Komuniste, siç e parashtron Badiou, si të vetmes Hipotezë që përfaqëson aspiratat logjike të një të drejte shoqërore, të përbashëkt e universale, përgjatë gjithë historisë së njerzimit, që prej Spartakut e deri te Mao. Natyrisht që ne duhet ta rikonceptojmë, ta rimendojmë, ta riformulojmë dhe ta riaktualizojmë Idenë Komuniste. iek-u thotë se e vërteta është e pjesshme, dhe është e arritshme vetëm kur njeri merr pozicion/qëndrim. Dhe natyrisht, pozicioni që iek-u merr është pozicioni i komunizmit. Por, nëse pranojmë të qenit besnik ndaj Idesë së Komunizmit, ne duhet të jemi besnik ndaj katër elementeve konstitutive të tij, të cilat Badiou i definon shumë bukur: 1) barazia, 2) vullnetarizmi, 3) besimi në masat dhe 4) terrori (kujdes, mos bini në grackën humaniste të Xha Xhait: këtu nuk flasim për Gulag-un Stalinist, por për diçka shumë me përmbajtësore: terrori këtu nënkupton disiplinën shoqërore të nevojshëm për të hedhur hapat përtej kësaj shoqërie prapanike e disfunksionale. Kujtoni Robespierre-in!).

Dua të bëj vetëm një shpjegim tjetër para se ta mbyll këtë tekst. Xha Xhai ynë është viktimë e diskursit anti-totalitar, omniprezent në botën tonë të lirë e demokratike. Ai na jep shifra për numrin e viktimave të regjim
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=783