Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Basketboll (m)- Pas javes se 8-te kryeson Tirana


TIRANE, 3 Nentor/ATSH-A.Ida/. - Krahas ndeshjeve te femrave, dje (e Shtune) jane luajtur edhe takimet e kampionatit kombetar te meshkujve per javen e 8-te. Rezultatet e tyre jane: Grupi A1: Studenti - Vllaznia 93-75 Flamurtari - Dinamo 39-85 Tirana - Valbona 117-71 Renditja eshte: Tirana 15 pike, Dinamo 14, Vllaznia 13, Studenti, Valbona 11, Flamurtari 8 pike. Grupi A2; Skenderbeu - Partizani 89-56 Elbasani - Apolonia 92-60 Teuta - Pogradeci 79-85 Renditja eshte: Skenderbeu 15 pike, Partizani, Elbasani 14, Apolonia 11, Pogradeci 10, Teuta 8 pike.
 
H

harap

Guest
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

lene se kete vit spo na ec hiç /pf/images/graemlins/frown.gif
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Basketboll- Idrizi: Një humbje qe do të na kushtoje shumë


SHKODER, 4 Nentor/ATSH-M.Malja/. - Basketbollistët shkodrane kanë pësuar një humbje të thellë 93-75 të Shtunën në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit nga ekipi i Studentit. Trajneri i ekipit shkodran, Beniamin Idrizi, tha se, "skuadra jonë ka zhvilluar një nga ndeshjet me të dobta të këtij sezoni". Ai shtoi se, "humbja e pësuar do të na kushtoje shumë, pasi na ka larguar disi nga kreu i renditjes". "Ne e dinim që kishim perpara një ekip të përgatitur mire, pasi edhe në Shkoder ne kishim fituar me vështiresi, por kjo nuk do të thoshte që te zhvillonim një lojë të dobët. Asnjeri prej lojtarëve tanë nuk zbatoi siç duhet detyrat e dhena. Basketbollistet tanë luajtën pa force, sidomos në mbrojtje, duke i krijuar hapësira basketbollistëve te Studentit, të cilet nuk kishin vështiresi për të shenuar". Sipas tij, mungesa e lojtarit më të mirë të ekipit, Vorfa, e demtoi shume formacionin shkodran, por gjithsesi, kjo nuk e justifikon humbjen në Tirane
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

FUTBOLL
SHKODER, 7 Nentor/ATSH-M.Malja/.- Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Hysen Dedja, ka kërkuar në analizën e ndeshjes me Flamurtarin më shumë impenjim të lojtarëve në takimet që do të pasojnë në javët e ardhshme të kampionatit kombetar të futbollit. Dedja ka kritikuar lojën e disa futbollistëve të tij, sidomos jashtë fushës së tyre, duke mos dhënë maksimumin. Sipas tij, aktivizimi i Edi Martinit në takimin ndaj Flamurtarit ka treguar se loja e tij po vjen në rritje dhe se ishte i vetmi lojtar qe rrezikoi portën vlonjate. Në këtë analize është evidentuar loja e çdo futbollisti, duke nxjerre edhe detyra konkrete per këtë javë në takimin ndaj Beselidhjes. "Nuk duhet të gabojmë me, duhet seriozitet dhe vlerësim per te gjitha ndeshjet, pasi nuk ka më ekipe të medha apo të vogla", eshte shprehur Dedja. Si shembull eshte marre ekipi i Beses, qe vjen nga kategoria e dytë dhe arriti t'i marrë pikë Tiranës. Sipas teknikut shkodran, kthesa e kuqebluve do të nise që këtë jave me ekipin e Beselidhjes, ne takimin qe do të luhet të Shtunën në stadiumin "Loro Boriçi". Nderkohe, sulmuesi malazez, Sava Borac, akoma nuk ka mundur të luaje me Vllazninë, pasi ende nuk ka mbërritur leja e kalimit në Federatën Shqiptare të Futbollit nga klubi grek, ku ai është aktivizuar për disa kohë. /A.KE/
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Fitore e vështirë e shkodranëve


SHKODER, 9 Nentor/ATSH-M.Malja/.- Vllaznia ka arritur të shtunën ne stadiumin "Loro Boriçi" një fitore të vështirë ndaj ekipit të Besëlidhjes me rezultatin e ngushtë 3-2. Shkodranët kanë arritur të kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Martinit dhe në minutën 29-te Arberi shënon golin e dytë. Pas kesaj, shkodranët diktojnë në fushën e lojës dhe pa kaluar as tre minuta ishte përsëri Arbëri që shënoi golin e tretë për shkodranet. Pas këtij rezultati shkodranët leshojnë në lojën e tyre dhe në minuten e 39-te lezhjanët shkurtojne rezultatin me anë të penalltisë së gjuajtur nga Ndoja. Me rezultatin 3-1 përfundon pjesa e parë e lojes. Pjesa e dyte kishte tjetër pamje, ku lezhjanet të pakënqur kërkojnë që të shkurtojnë rezultatin, ndersa kuqeblute terhiqen ne mbrojtje. Lezhjanët i afrohen disa herë portës shkodrane dhe ne minuten e 71-te sulmuesi i njohur i Beselidhjes, Ivanaj, shënon golin e dytë për ngjyrat e lezhjaneve. Minutat e mbetura ishin dramatike në të dyja portat, por gola nuk pati me dhe krejt takimi perfundoi 3-2 per Vllaznine
Renditja në javën e 7-të
1. Tirana 19 pikë
2. Shkumbini 13 pikë
3. Partizani 13 pikë
4. Vllaznia 13 pikë
5. Flamurtari 13 pikë
6. Elbasani 11 pikë
7. Dinamo 8 pikë
8. Erzeni 7 pikë
9. Lushnja 7 pikë
10. Bylis 7 pikë
11. Apolonia 7 pikë
12. Besëlidhja 6 pikë
13. Besa 6 pikë
14. Teuta 5 pikë
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport; Futboll- Dedja; Nuk duhet të gabojme më


SHKODER, 12 Nentor/ATSH-M.Malja/ .- Ekipi i Vllaznise ka arritur të Shtunen një fitore të vështirë ndaj ekipit të Beselidhjes në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodres me rezultatin e ngushtë 3-2. Trajneri i kuqebluve, Hysen Dedja, u shpreh se, "në këtë takim lojtarët tanë bëne shumë gabime, të cilat edhe mund të na kushtonin në humbjen e një pike. Edhe ndaj Besëlidhjes u verejt i njejti fenomen si në ndeshjet e tjera, lëshimi i lojes ne momente të veçanta". "Të Shtunën, brenda 30 minutash arritëm të shënojmë tre herë në portën e Besëlidhjes, por, disa futbollistë u kënaqën me rezultatin e lojës, theksoi Dedja. Natyrisht, kur lëshon në fushën e lojës është kundërshtari që te sulmon dhe arrin të shënojë dy herë në portën tonë. Ishin dy gabime të pafalshme të mbrojtjes sonë, qe na ndeshkuan me dy gola te miqve". Gjithsesi, duhet pranuar se edhe mungesat e shpeshta në formacionin tone kanë ndikimin e vet, shtoi ai, pasi disa lojtare të formacionit bazë nuk u aktivizuan për arsye demtimi si, Sinani, Bejzade, Teli etj. Dedja thotë se, "nuk duhet të gabojmë më dhe vetem fitoret ne takimet e rradhes mund te na mbajne ne rradhet e pretendenteve per titull".
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Shkodranët heshtje per shtypin

shkodrane do të qëndojë larg shtypit në prag të ndeshjes së rradhës që do të zhvillohet këtë të Shtunë në Shijak ndaj ekipit të Erzenit. Ky eshte vendimi qe eshte marre nga drejtuesit e ekipit të Vllaznisë. Trajneri i kuqebluve, Hysen Dedja, thotë se kjo është bërë me qëllim që lojtarët të qendrojnë të qetë në prag të ndeshjes për javën e 8-të kampionatit kombëtar ndaj Erzenit. "Kemi bërë deklarata dhe premtime gjatë këtyre javëve të para të kampionatit dhe kemi gabuar shumë", thote ai. Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë, Myftar Çela, do të takohet sot (e Enjte) me futbollistët shkodrane për te diskutuar ecurinë jo të mirë në 7 javët e para të kampionatit, si dhe per te metat e verejtura. Nuk eshte hera e pare qe presidenti Çela diskuton me futbollistet shkodrane per problemet e ekipit qe ai drejton. Ky takim pason ate te zhvilluar pas barazimit në Shkoder me Partizanin. Ekipi i kuqebluve synon që gjatë këtij sezoni të jetë fitues i titullit kampion dhe finalist i Kupës së Shqipërisë. Aktualisht ekipi i Vllaznisë ndodhet në vendin e 5-te të tabelës së klasifikmit me 13 pikë.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Shkodranët kërkojnë vetëm fitoren në Shijak


SHKODER, 15 Nentor/ATSH-M.Malja/.- Shkodranët do të kërkojnë vetëm fitoren të Shtunën në Shijak ndaj ekipit të Erzenit në kuadër të javës së tetë të kampionatit kombëtar të futbollit. Ekipi i Vllaznisë shkon në këtë takim pas fitores së arritur javën e kaluar ndaj Besëlidhjes së Lezhës. Ekipi i kuqebluve është përgatitur intensivisht gjatë gjithë jevës për këtë sfide të vështirë, pasi vitin e kaluar shkodranët kanë pësuar një humbje të thelle ne fushen shijakase. Sipas teknikut Dedja, skuadra është në formë të mire sportive dhe të gjithë lojtarët kane një përgatitje të kënaqshme fizike dhe tekniko-taktike. "Në këtë takim nuk do të kemi mungesa në formacionin baze, thote ai. Në repartin e mbrojtjes do te aktivizohen edhe Devolli me Teli, ndërkohë që në repartin e sulmit po aktivizohen me mjaft sukses Arbëri dhe Martini, të cilët në ndeshjen e javës se kaluar ishin lojtarët më të mirë në fushe". Tekniku Dedja shton se, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne, pasi edhe Erzeni do të kërkojë fitoren. "Nese lojtarët tanë do të zbatojnë mirë detyrat e dhëna, ne shpresojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv në fushën e Shjakut", thekson Dedja
 

paradise

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

I famshem qenke per gazetar o Genc /pf/images/graemlins/wink.gif
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Vllaznia ka fituar tre pikë të rëndësishme në Shijak, pas një loje më të mirë ndaj Erzenit vendas. Skuadra shijakase nuk mundi të përsërisë suksesin e arritur para një viti ndaj Vllaznisë, kur fitonte me rezultatin 5-2 ndaj kampionëve të sapokurorëzuar. Skuadra shkodrane u paraqit më e qartë dhe e sigurtë në mesfushë, ndërsa Erzeni, megjithëse zhvilloi një volum më të madh loje, nuk arriti të organizohet mirë në sulm. Lojtarët afrikanojugorë të aktivizuar nga trajneri Haxhiosmanoviç, nuk e justifikuan besimin e drejtuesve dhe sportdashësve, ndërsa zëvëndësimet e tyre nuk e ndryshuan situatën në radhët e shijakasve. Vllania rrezikoi më shumë, veçanërisht me anë të Martinit dhe Bejzades. Ky i fundit pas një goditje të fortë brënda zonës në minutën e 80-të e detyroi të gjunjëzohet portierin e njohur Kapllani. Të dyja skuadrat i kryen të tre zëvëndësimet, por rezultati deri në fund të takimit mbeti i pandryshuar. Erzeni, i cili javën e ardhshme do të presë Besën, mbetet në vendin e 11-të të tabelës me 7 pikë dhe golevarazh
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport; Basketboll- Fitore e thellë e shkodraneve ndaj Flamurtarit


SHKODER, 17 Nentor/ATSH- M.Malja/ . - Basketbollistët shkodrane kanë arritur një fitore të thellë të Shtunën në mbrëmje në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të Flamurtarit me rezultatin 88-37. Ekipi i Vllaznise vinte në këtë takim pas dy humbjeve rradhazi, ndaj kërkoi me çdo kusht fitoren. Trajneri Beniamin Idrizi tha se, ndaj Flamurtarit zhvilluam një lojë mjaft të mire dhe të gjithë lojtarët i zbatuam detyrat e dhëna në fushën e lojës. "Ne e dinim që nuk do të ishte një ndeshje e veshtire dhe per kete flet kronika e lojes, ku shkodranët kanë qënë gjithnje ne kryesim", theksoi Idrizi. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 45-19, ndersa pjesa e dyte kishte te njejtin ritem nga vendasit, qe dominuan ne te gjitha drejtimet, duke fituar 88-37. Në pjesën e dyte trajneri Idrizi ka aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit shkodran.


Sport: Basketboll- Percaktohen pjesemarresit e Kupes se Shqiperise


TIRANE, 17 Nentor/ATSH-A.Ida/. - Pas perfundimit te fazes se pare (10 jave) te kampionatit kombetar te basketbollit (m-f), jane percaktuar edhe ekipet qe do te marrin pjese ne takimet e Kupes se Shqiperise. Ne takimet e kupes do te marrin pjese 4 ekipet e para te fazes se pare si per meshkuj, ashtu dhe per femra. Ekipet e meshkujve jane: Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Studenti. Ndersa ekipet e femrave jane; Luftetari, Tirana, Skenderbeu dhe Flamurtari. Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur qe takimet te luhen ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne Tirane me sistem grumbullimi. Takimet e meshkujve do te luhen me 21-23 Nentor, ndersa ato te femrave nga 5-7 Dhjetor


Renditja pas javes se 10'te kampionatit

Renditja eshte: Tirana 19 pike, Dinamo 17, Vllaznia 16, Studenti 15, Valbona 13, Flamurtari 10 pike. Grupi A2; Apolonia - Skenderbeu 84-43 Pogradeci - Elbasani 54-79 Partizani - Teuta 112-70 Renditja eshte: Skenderbeu, Partizani, Elbasani 18 pike, Apolonia 14, Pogradeci 12, Teuta 10 pike.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Basketboll- Idrizi: "Synojmë të jemi fitues të Kupës së Shqipërise"


SHKODER, 19 Nentor/ATSH-M.Malja/. - Me 21-23 Nentor, ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne Tirane do te luhen takimet e vlefshme per Kupen e Shqiperise ne basketboll per meshkuj, ku krahas Tiranes, Dinamos dhe Studentit, do te marri pjese edhe ekipi i Vllaznise. Trajneri i shkodraneve, Beniamin Idrizi, thotë se, "ekipi ynë shkon në këto finale me synimin për të qënë fitues i këtij trofeu". Ai shton se, "do të jenë ndeshje të vështira, pasi takohen katër ekipet më të mira të vendit, të cilat po i japin tonin edhe kampionatit kombëtar të basketbollit". Sipas tij, me lojrat e zhvilluara kohet e fundit nga ekipi i Vllaznise, pritet qe edhe ne keto takime shkodranet te bejne nje figure te mire. "Duke parë formen mjaft të mirë sportive të Vorfes, Bilalit, Ujkajt, Halilit etj, do të jemi ekipi pretendent për fitimin e kupes se këtij aktiviteti", thote Idrizi.

marre nga www.ata-al.net
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Pak si me vonese po hec ma...

REZULTATET E JAVES SE 8

Erzeni - Vllaznia 0-1
(Bejzade '80)

Besa - Flamurtari 2-0
(Daiu '62, Xhihani '73)
Shkumbini - Dinamo 1-1
(Merxha '55 / Xhafa '36)
Teuta - Tirana 0-0
Partizani - Apolonia 5-0
(Karioka '2, Shala autogol '9, Brakini '28, Muzaka '60, Zheraldinjo '62)
Bylis - Elbasani 1-0
(Ziambo '22)
Besëlidhja - Lushnja 0-1
(Çuko '75)

RENDITJA

1. Tirana 20 pikë
2. Partizani 17 ''
3. Vllaznia 16 ''
4. Shkumbini 14 ''
5. Flamurtari 13 ''
6. Bylis 10 ''
7. Lushnja 10 ''
8. Elbasani 9 ''
9. Dinamo 9 ''
10. Besa 9 ''
11. Erzeni 7 ''
12. Apolonia 7 ''
13. Besëlidhja 6 ''
14. Teuta 6 ''
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll Vllaznia synon kreun e renditjes

SHKODER, 19 Nentor

Fitorja e shkodranëve në stadiumin "Tofik Jashari" të Shijakut te Shtunen, ndonëse me një rezultat minimal (0-1), mori vlera te veçanta per ta, pasi mesazhi i saj është i qarte, Vllaznia e Dedjes synon kreun e renditjes se kampionatit. Duke analizuar kete takim, tekniku Dedja thote se, ne pjesën e parë ka munguar finalizimi i treshes Kaci- Bejzade- Arberi. Në pjesën e dytë, sipas tij, eshte operuar shpejtë për t'i dhënë një frymëmarrje me te madhe sulmit shkodran, duke aktivizuar edhe Martinin. Në kete pjese Vllaznia ka treguar një nivel tjetër të lojës së saj, duke krijuar shumë raste shënimi, por qe u konkretizuan vetem nje here ne porten shijakase. Me këtë fitore Vllaznia i afrohet kreut te renditjes, duke synuar ngjitjen e metejshme, ne pritje te hapave te gabuar te kundershtareve kryesues ne javet ne vazhdim.
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport Futboll Fitore e merituar e shkodranëve

SHKODER, 23 Nentor

Shkodranët kanë arritur fitoren e trete rradhazi, duke mundur të Shtunën në stadiumin "Loro Boriçi" me rezultatin 3-0 ekipin lushnjar. Shkodranet kane zhvilluar një lojë me ritëm të lartë dhe mbi të gjitha rezultative. Ekipi i Vllaznise ka kaluar në avantazh që në minutën e 16-të me anë të sulmuesit Bejzade. Minutat e tjera flasim për ekipin e Vllaznisë, por jo pak herë janë gjendur para portës shkodrane edhe lojtarët lushnjare, te cilët në dy raste me anë të Boriçit dhe Çukos kishin të gjitha mundësitë për të barazuar. Me rezultatin 1-0 përfundon pjesa e pare. Pjesa e dytë nis me gol për shkodranët, të cilët në minuten 49-te shënojnë me ane te Kaçit, ndersa në minutën e 82-te, Sinani i rikthyer në fushen e lojes pas 7 javesh dëmtim, shënon golin e tretë për shkodranet. Me këtë fitore, shkodranët duke përfituar edhe nga humbja e Tiranes, renditen në vend të tretë me vetëm një pikë larg Partizanit dhe Tiranes. Pas takimit, trajneri Dedja tha se, ishte një loje e mire e ekipit tone, i cili zbatoi mjaft mire detyrat e dhena.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

25 Nentor 2002

Kampioni i Europes vleresohet nga shteti me 90 mije leke

Shkoder - Nje Kampion Europe vlen sa per 90 mije leke te vjetra. Erkand Qerimaj, i vetmi 14-vjecar qe ka ngritur flamurin e Shqiperise ne Nice te Frances, kampioni europian absolut ne peshengritje eshte ekuivalentuar nga autoritetet shqiptare me nje shume simbolike. 90 mije leke ka qene shuma qe shteti ka dhene per kampionin. Ndersa sportisti i ri vazhdon te stervitet ne te njejten salle ne klubin shume sportesh Vllaznia, pa asnje kusht dhe pa asnje ndihme financiare. Para pak ditesh, Erkandi eshte cilesuar si sportisti me i mire ne garat e Kupes se Republikes dhe ka fituar kete kupe. 14-vjecari dhe trajneri i tij kane ambicie te medha. "Erkandi do te dale kampion Europe edhe me pas, madje mund te synojme edhe per titull nderkombetar", thote trajneri Genc Barkici.

Tre muaj pasi ka fituar titullin e nderit dhe tre medalje, dy te arta dhe nje te argjendte, ne Kampionatin Europian ne Nice te Frances, asnje shperblim nuk eshte dhene deri tani per Erkand Qerimaj. Familja e Erkandit, por edhe trajneri i tij, Genc Barkici, kane shprehur shqetesimin e tyre lidhur me te ardhmen e Erkandit. Ata kane shprehur edhe keqardhjen e tyre lidhur me mosperfilljen qe eshte treguar ndaj talentit te Erkandit, kampionit me te ri ne rang europian. "Nese nuk duam te na ike dhe te ngreje flamurin e nje vendi tjeter, diku larg, duhet te sillemi ndryshe me te," kane thene ata. Erkand Qerimaj ka nevoje per me shume perkrahje. Talente te rralle dhe individe te tille peshohen shume, ndersa ne Shqiperi kampioni i peshengritjes, megjithese eshte shume i ri dhe ka shume perspektiva perpara, lihet gati ne meshire te fatit. "E, pra, shteti shqiptar, qeveria kane detyrim ndaj nje njeriu te tille. Megjithese ka nje dikaster, nje Ministri te Kultures, Rinise dhe Sporteve, apo edhe qeveri shqiptare, askush nuk eshte kujtuar te pakten te dergoje nje mesazh, ose te therrase ne nje pritje Erkandin 14-vjecar. "E, ai ka lene prapa te gjithe europianet e tjere. Kane qene 250 vete qe kane qene ne gare per titullin e nderit dhe Erkandi ka dale i pari. Ate flamur qe ka ngritur ne Nice, Erkandi e ka ngritur per vete, por edhe per atdheun. Nuk duhet lene keshtu im bir qe ka hyre tashme ne Europe. Nese nuk ka nje ligj qe te rregulloje shperblimet per sportistet, atehere le te krijohet nje i tille. Ligjet i bejne njerezit," eshte shprehur i revoltuar babai i Erkandit, Hamdiu.

Ne fakt, sipas specialisteve te sportit, ne ligjin per shperblimet, ka dy hapesira qe mund te krijojne mundesi te shperblimit edhe per Erkandin, por e rendesishme eshte edhe te kujtohet dikush per te. Vendi nuk po i njeh me emrat e shquar. Nderkohe qe trajneri te tregon edhe rastet e ngjashme, dy vite me pare, kur dy peshengrites jane shperblyer me suma te medha, per tituj jo me te njejten vlere sa te Erkandit. "Por, atehere Meta firmosi propozimet e Ministrise se Kultures per shperblim te Ilirian Sulit dhe te Ilirian Karafanit. Mesa duket, duhet te presim ardhjen e Metes si ish-peshengrites ne krye te qeverise," thote trajneri. Sipas tij, eshte mekat qe te braktiset keshtu talenti. Erkandi, sipas trajnerit, eshte ne forme te mrekullueshme sportive dhe ka nje ecuri te jashtezakonshme. Titujt e tjere jane tashme te padiskutueshem per Erkandin, por duhet te kete edhe perkrahje me te madhe.

Rudina Llazari

marre nga www.kohajone.com
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport; Shkoder- Pas 10 vitesh "rikthehet" sporti i volejbollit


SHKODER, 26 Nentor/ATSH-M.Malja/.- Pas 10 vitesh mungese në volejbollin shqiptar, ekipi i djemve të Vllaznisë sivjet do të marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinj. Në krye të këtij ekipi është trajneri i pasionuar Artan Kalaja. Ai thotë për ATSH-ne se, "ringritja e volejbollit në Shkodër doli si domosdoshmëri. Me ndihmën e klubit Vllaznia dhe me gadishmërinë që gjetëm tek disa të rinj të pasionuar, arritëm të ngremë ekipin e të rinjve, qe është hapi i parë në rikthimin e ekipeve të Vllaznisë gradualisht në elitën e volejbolit". Sipas tij, ekipi u përzgjodh pas zhvillimit te kampionatit lokal te shkollave të mesme dhe tetëvjeçare ne muajin shkurt të këtij viti dhe nje ndihme te madhe dhane per kete qellim mjaft specialistë të volejbollit. Prej disa muajsh ka vazhduar stervitja me intensitet te larte dhe tani Vllaznia eshte e gatshme për pjesëmarrjen në kampionatin e te rinjve që fillon këtë jave. "Pranë ekipit jane afruar mjaft lojtare te talentuar si, Tonin Nika, Arnit Hoxha, Darko Fistani, Astrit Miloti, Rezard Prela etj, te cilet shume shpejt do të afirmohen ne fushen e lojes, thote trajneri Kalaja. Ne synojnë që sivjet të renditemi ndër ekipet më të mira të vendit".
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll- Klodian Asllani nis stervitjen me Vllaznine


SHKODER, 28 Nentor/ATSH-M.Malja/.- Klodian Asllani ka nënshkruar kontraten dhe filloi stërvitjen me ekipin e Vllaznisë. Kur dukej se shkodranet kishin hequr dore nga ish-futbollisti dinamovit, presidenti Myftar Çela ka vendosur qe Asllani te veshe fanellen kuqeblu. "Kam pasur shumë aferta, është shprehur Asllani, por une zgjodha Vllazninë, sepse është një skuadër që ka qënë gjithnjë në elitën e futbollit shqiptar dhe për më tepër edhe sivjet është pretendente për titull". Trajneri Hysen Dedja thotë se, "ardhja e tij do të ketë ndikime të ndjeshme në lojën tonë, sidomos në mesfushe, ku dhe kemi patur dobesi". Ndërkohë, në kampin kuqeblu vazhdon merkatoja dhe pak ditë më parë është afruar sulmuesi malazez, Borac, i cili ka luajtur me ekipin e Patrës në Greqi dhe eshte ne pritje te lejekalimit per t'u aktivizuar me shkodranet
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

ndaj BesesSport: Futboll Shkodranët kërkojnë fitoren

Shkodranët do të kërkojnë të Shtunën vetëm fitoren në takimin për javën e 10-të te kampionatit kombëtar ndaj ekipit të Besës, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Lushnjës. Trajneri Hysen Dedja para nisjes tha për ATSH-në se, "synimi ynë është që të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe sot ndaj ekipit te Beses. Tashmë ne jemi në ndjekje të Partizanit dhe Tiranes, që kanë vetëm një pikë më shumë se ne, ndaj nuk duhet të gabojmë gjatë këtyre javëve siç ka ndodhur në javët e para të kampionatit". "Ne e dime që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi edhe Besa do të kërkojë fitoren, theksoi Dedja. Skuadra jonë është përgatitur gjatë gjithë javës intensivisht dhe të gjithë lojtarët gëzojnë një formë shumë të mirë sportive, çka na bën optimiste se do ta kalojmë me sukses këtë provë". Në kampin shkodran per këtë takim nuk do të ketë asnjë mungese dhe në fushën e lojës do të jetë edhe sulmuesi i njohur Sinani!
 

djal

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sport: Futboll Besa - Vllaznia 1-0

Besa ka siguruar tre pikë mjaft të çmuara në javën e 10-të të kampionatit të 64-t kombëtar të futbollit. Në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjes kavajasit kanë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Vllanisë, një nga pretendentet kryesorë për titull. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu e kanë siguruar fitoren që në minutën e 15-të, kur Xhihani ka goditur me kokë në formë harku një top pas shpinës së portierit Grima të Vllaznisë. Shkodranët kanë dalë në lojën e tyre të zakonshme vetëm pas minutës së 35-te të pjesës së parë. Martini nuk ka mundur tre herë radhazi ta ndryshojë rezultatin. Trajneri Hysen Dedja ka bërë zëvëndësimet e nevojshme dhe djemtë e tij kanë goditur 7 herë nga këndi, ndaj vetëm tre goditjeve të futbollistëve kavajas. Por, Besa e ka administruar më mirë takimin, duke ruajtur të pandryshuar rezultatin deri në fund të takimit dhe duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Javën e ardhshme Besa do të ndeshet me Shkumbinin, ndërsa Vllaznia do të presë Elbasanin.

Ishalla Fitore Javen E Arllshme
 
Top