Hektor12
Locus omnem
Spiunet e bukura të luftrave të mëdha
Për shekuj me radhë femrat kanë shërbyer në shërbimet e spiunazhit, duke u bërë kështu agjentet më të sukseshme. Shumë prej tyre janë nderuar me medalje për shërbimet e tyre, të tjera janë ekzekutuar e ka dhe nga ato që janë dënuar e më pas janë falur. Në krye të listës së spiuneve më të famshme në botë qëndron Mata Hari. Edhe pse ajo është konsideruar gjithnjë si prej spiuneve më të famshme, historianë e autorë të ndryshëm kanë cilësuar se ajo ka qenë më shumë një figurë rastësore sesa e qëllimshme. Mata Hari ishte emri skenik i Margaretha Gertruida Zelle, një valltare ekzotike holandeze dhe kurtizane, e cila u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit për spiunazh gjatë Luftës së Parë Botërore. Duke qenë se Holanda ishte neutrale, Margaretha Zelle mund të kalonte kufijtë lirshëm. Kjo është arsyeja pse mendohet se ajo është përdorur nga shërbimet sekrete.
Një tjetër spiune e famshme është Nance Ëake, e cila punonte si gazetare në Francë, kur nisi Lufta II Botërore. Shumë shpejt ajo doli vullnetare për të qenë korriere e Rezistencës Franceze dhe shumë shpejt krijoi një rrjet spiunimi aq të gjerë dhe efektiv, saqë Gestapoja vuri një çmim për kokën e saj. Pas luftës ajo u nderua me medalje të lartë civile nga pesë shtete.
Kystyna Skarbek është gjithashtu një prej spiuneve më të suksesshme të Luftës II Botërore për llogari të Anglisë. Ajo ka kryer misione në Poloni, Hungari, Francë dhe Egjipt. Ajo fitoi famë kur shpëtoi dy kolegë të saj, të cilët do të ekzekutoheshin nga Gestapoja, duke u prezantuar si mbesa e një zyrtari të lartë të komandës britanike. Si agjente e operacioneve speciale ekzekutive, edhe Virginia Hall ka kryer misione të panumërta në funksion të Rezistencës Franceze, duke fituar një reputacion si person në gjendje t'u shmangej edhe operacioneve më të hekurta naziste. Fama e saj konsiston dhe në faktin se ajo kishte humbur një pjesë të këmbës dhe ecte me protezë druri.
Legjenda e Violetës
Ndërkohë, aftësia, bukuria si dhe jeta tragjikisht e shkurtër e Violette Szabo-së, kanë kontribuar për të ngritur legjendën e emrit të saj. Si agjente sekrete, misionet e saj në Francën e pushtuar varionin nga mbledhja e informacioneve e deri te kabotazhi. Ajo u ekzekutua nga forcat naziste në vitin 1945, në moshën 23-vjeçare. Anëtare e Partisë Komuniste, Lona Cohen në shërbimin e saj të parë punoi si korriere e Theodore Hall-it, një fizikan i projektit "Manhattan", i cili u dërgonte sekrete sovjetikëve. Pas luftës ajo dhe bashkëshorti i saj u vendosën në Londër, ku krijuan Rrethin e Spiunëve të Portlandit që u kalonte sovjetikëve sekretet detare britanike.
Elisabeth Bentley e nisi karrierën e spiunazhit duke menduar se po spiunonte për Partinë Komuniste të SHBA-së, kur në fakt ishte duke punuar për policinë sekrete sovjetike. Gjatë Luftës II Botërore ajo ishte një prej spiuneve më të suksesshme sovjetike në SHBA. Por, një ditë ajo vendosi t'i jepte FBI-së emrat e 150 spiunëve sovjetikë, duke përfshirë dhe punonjës të qeverisë amerikane.
Princesha Stefani
Si një anëtare e bukur dhe e pasur e aristokracisë gjermane, në vitin 1930 princesha Stephanie u përfshi në elitën e Londrës, ku u miqësua me ministra të kabinetit. Ajo arriti të përfitonte informacione të arta për Hitlerin kur jetonte në Londër.
Brita Tott është një tjetër spiune e famshme. Në vitin 1442, vajza e fisnikërisë daneze u martua në familjen mbretërore suedeze. Një dekadë më pas, kur suedezët hynë në luftë kundër danezëve, ajo ishte spiunia perfekte për vendin e saj. Ajo shërbeu si korriere që i kaloi sekrete të mëdha familjes daneze dhe u dënua me djegie në turrë të druve, por më pas u fal. Ndërsa, Melita Norëood ishte një punonjëse civile britanike me prirje komuniste, puna e së cilës në një ndërtesë sekrete kërkimesh bërthamore i dha mundësinë të kishte akses ndaj dokumenteve sekrete. Ajo u rekrutua si spiune nga shërbimet sekrete sovjetike në vitin 1940 dhe punoi sukseshëm për këto shërbime.