Spice Girls nuk do të jenë në Afrikën e Jugut

Spice Girls nuk do të jenë në Afrikën e Jugut

Spice-Girls.jpg
</p>


Anëtarja e dikurshme e grupit Spice Girls, Mel B, ka mohuar spekulimet se grupi i vajzave do të bashkohen për të hapur Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.</p>


Këngëtarja 34-vjeçare thotë se Geri Halliwell, Mel C, Emma Bunton, Victoria Beckham dhe ajo, nuk do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës, porse nuk ka mohuar mundësinë që ato mund të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen.</p>


Kupa e Botës! Thashethemet janë aq të çuditshme. Jo nuk do të bashkohemi për Kupën e Botës!!! Do të bashkohemi për arsye tjera, ka shkruar Mel B në faqen e saj në Twitter.com.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=977. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=977
 
Top