Speedart sjell një Porsche me zë rrëqethës

Albforumi

Primus registratum
Speedart sjell një Porsche me zë rrëqethës

Tuneri i Porsche, speedART është duke i ofruar pronarëve të Porsche Cayenne Diesel më shumë veçori dhe spektakël për SUV-in e tyre.

Konvertimi fillon në eksterier ku spojleri i ri i përparmë me drita të mjegullës bie më së pari në sy, pastaj shihen spojlerët anësorë, ndarësi i prapmë, spojleri i tavanit dhe fellnet 22 inç. Dritat opsionale ditore LED ofrojnë një pamje edhe më të bukur të kësaj veture. Për të kënaqur veshin e vozitësit ekziston edhe një sistem auspuhësh sportivë me gypa të dyfishtë special që premton një zë të thellë dhe rrëqethës.

Në nivelin e fuqisë ofrohen tri lloje të ndryshme të motorëve nga speedART TITAN DTR: 206 kW (280 kf) dhe 620 Nm moment rrotullues, 213 kW (290 kf) dhe 640 Nm, si dhe versioni me 228 kW (310 kf) dhe 650 Nm moment rrotullues. 228 kW përfshin një turbocharger më të madh VTG dhe ka një çmim prej 4.360 euro.

Për veturat që veçse kanë të instaluar sistem amortizimi me ajër ofrohet një modul elektrik i uljes së veturës, gjersa për ata me amortizim normal ofrohet një sistem më i zakonshëm i përshtatjes apo amortizator më të ulët. Për performancën e lartë preferohen disqe 368 mm të frenimit.

Në anën tjetër enterieri mund të vishet me lëkurë Alcantara, gjersa timoni arrin i pajisur me pedale ndërrimi të ngjashme me ato në F1.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=456. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=456

Top