Spanjollët ndërtojnë kulla njerzish

ValmirM

Webmaster
Duket se spanjollët nuk mund ta paramendojnë një festë e cila nuk përfshin një formë të thyerjes së kockave.
spanjollet-300x169.jpg

Kur nuk ngopen me vrapimin dhe luftën e demave, banorët e Tarragonas çdo vit mblidhen për të garuar se kush do të ngrejë kullën më të madhe dhe më të bukur nga trupat njerëzor.
Në festën e pazakontë me prejardhje nga vendi Valls afër Tarragonës në Kataloni mblidhen shumë njerëz që formojnë ekipin ‘casteller’, duke u ngjitur njëri mbi tjetrin deri sa nuk e ngrenë një kullë.
Kjo garë kërkon guxim të madh por edhe baraspeshë dhe fuqi. Edhe pse ky lloj argëtimi është i popullarizuar në Spanjë, ‘castellerët’ më të njohur janë ata nga Tarragona.

Burimi : Kuriorzitete
 

Al-Punk

Still here
Nese nuk gaboj Corridan ua ndaluan, dhe ndeshjet me Dema. Spanjollet gjithmone do gjejne nga nje sport te rrezikshem qe do ndalohet pas ca vitesh :)
 
Top