Spanja e vendosur: Nuk njohim pavarësinë e Kosovës

Spanja e vendosur: Nuk njohim pavarësinë e Kosovës

zapatero-300x240.jpg
Spanja ka rikonfirmuar se nuk do të ndryshojë qendrim lidhur me pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për media, Kryeministri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero tha se qeveria spanjolle nuk do të njohë pavarësinë as kur të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Spanja ka politika strikte sa i përket njohjeve. Sipas tij, njohja e Kosovës shtet nuk është korrekte, pasi një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kosova është njohur shtet nga 62 vende. Spanja është një nga 5 shtetet e BE-së, që ende nuk ka njohur pavarësinë e shtetit të ri.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22946. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22946
 
Top