Sot errësimi i plotë i Hënës

GENIU$

Valoris scriptorum
moz-screenshot-2.png

moz-screenshot.png
moz-screenshot-1.png
Çfarë lamtumirë e përkryer me vitin e vjetër! Sot në mbrëmje për herë të parë pas 456 vjetësh bota do të jetë dëshmitare e errësimit unik të Hënës. Gjatë disa orëve sot, dita më e shkurtër e vitit do të bëhet edhe më e shkurtër.
Për ndryshim nga errësimet standarde të Diellit, errësimin e Hënës mund ta shohë secili, madje edhe nga oborri i shtëpisë, pa teleskopë apo mjete të veçanta për shikimin e kësaj dukurie. Errësimin pritet ta shohin 1,5 miliarda njerëz, kurse do të kenë mundësi ta ndjekin banorët e Amerikës së veriut dhe të jugut, banorët e pjesëve veriore dhe perëndimore të Evropës, një pjesë e vogël e Azisë verilindore, duke përfshirë edhe Korenë dhe pjesa më e madhe e Japonisë. Hëna, pritet të ketë ngjyrë të kuqe, por për shkak se këtë vit ndodhën disa erupsione vullkanike, pritet që kjo ngjyrë të jetë edhe më e errët.
Dhe një kthim të vogël në vitin 1554, kur për herë të parë ka ndodhur errësimi i tërësishëm i Hënës.
Lejdi Xhejn Grej, mbretëresha e Anglisë e cila ka mbretëruar vetëm 9 ditë, asaj ia kanë prerë kokën, princesha Elizabeta (kurse, më vonë mbretëresha Elizabet) është burgosur, kurse Meri është shpallur mbretëreshë e Skocisë. Errësimi dimëror i Hënës ka ndikuar shumë në ritualet greko-romake.
“Errësimi konsiderohej si kohë e lindjes dhe rinovimit, sepse pas errësirës që do të ndodhë gjatë eklipsit, përsëri do të kthehet drita”, deklaroi Shejn Hokins, profesor i letërsisë greko-romake në Universitetin në Otavë.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ne Europe do shihet pak para Agimit. Ndersa ne vende te tjera ne caste te tjere:
Lunar_eclipse_chart_close-2010Dec21_animation.gif
 
Top