Sony Ericsson Xperia X2 do të paraqitet me Windows Mobile 6.5

Sony Ericsson Xperia X2 do të paraqitet me Windows Mobile 6.5

SonyEricsson_Xperiax_304560336-300x300.jpg
</p>
Nëse keni pritur me padurim mbi disa lajme zyrtare për produktin XPERIA X2, atëherë nuk keni nevojë të prisni më shumë.


Tani gjërat janë zyrtare  dhe thuhet se modeli i popullarizuar dhe i shtrenjtë pritet të paraqitet në tregje të zgjedhura gjatë çerekut të katërt të këtij viti.  Sipas një postimi në blogun e Sony Ericsson, Xperiancers, kompania tani për tani është në bisedime me operatorë tjerë në lidhje me kontratat dhe gjatë javës së ardhshme do të dalë edhe vetë me një komunikatë.</p>


Përveç kësaj, blogu ka sjellë edhe disa informacione mbi vetë pajisjen,  duke bërë të ditur se do të ketë një kamerë me 8.1 megapiksel , gjithashtu do të përmbajë një kartelë standarde microSD me 4GB memorie dhe 13 panele të para-ngarkuara në pamjen e saj të veçantë në Windows Mobile (e cila duket të ketë një SDK të re për përditësimin e ardhshëm të këtij sistemi operativ).</p>


Kur e kemi fjalën për Windows Mobile, pajisja në fjalë do të paraqitet me versionin 6.5. Për të kuptuar më shumë ndiçni videot e mëposhtme ndërsa të dhënat zyrtare do të ofrohet në momentin që SE paraqitet me një komunikatë.
</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22070. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22070
 
Top