Al-Punk
Still here

Eklipsi i plotë i hënës do të ndodhë sonte, më 15 qershor dhe do të jetë më i gjati në 11 vitet e fundit.
Hija e tokës do të mbulojë komplet satelitin tonë për 1 orë e 40 minuta; fenomeni natyror nuk ndodh kaq gjatë që prej vitit 2000.
Sipas astronomëve të Observatorit të Schiapparelli-t në Vareze të Italisë, eklipsi i plotë do të jetë në orën 21:30. Ndërkohë më 1 korrik pritet që të ndodhë edhe një eklips i pjesshëm diellor, që mund të shihet vetëm në Antarktidë.