BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Ajo është një prej artisteve më të dashura për publikun dhe me një pamje për tu pasur zili. Këngëtarja Soni Malaj është shfaqur tejet sensuale e veshur me bikini në krahët e bashkëshortit të saj Mirko, duke u shfaqur të dashuruar.
Soni ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku duket tejet sensuale në krahët e bashkëshortit ndërsa ka postuar edhe inicialet e emrave të tyre, “SM❤”.

Me këtë fotografi Soni hedh poshtë çdo zë për një krizë të mundshme në martesën me të shoqin, për shkak edhe të unazës së martesës që duket qartësisht në gishtin e Mirkos.

Prej disa vitesh Soni është e lidhur me Mirkon dhe si fryt i dashurisë së tyre ka ardhur në jetë edhe një vajzë me emrin Ana.
