Soni dështon në bashkimin e grupit Spirit Voice

Albforumi

Primus registratum
Soni dështon në bashkimin e grupit Spirit Voice

soni-malaj-300x195.jpg
Spirit Voice ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një kabriolet, që ecte me shpejtësi me titull Fuoristrada.

Soni  ishte më e vogla e grupit, që u krijua 12 vite më parë.  Soni ishte  vetëm 14 vjeçe, vazhdoi vetëm karrierën muzikore pas largimit të vajzave të grupit një nga një.

Ndaj pas shumë vitesh që kanë kaluar dhe që grupi është shpërberë, ajo ka menduar të shkaktojë impakt në publik kësaj here, ndoshta për të thyer monotinë.

Sipas Panorama Plus ajo kishte planifikuar të ribashkonte vajzat e tjera të grupit për të konkurruar kësaj herë jo si Soni Malaj, por si grupi Spirit Voice në këtë edicion të ri të festivalit Kënga Magjike në Tiranë.

Por pas shumë përpjekjeve sipas kësaj gazete plani është prishur pasi njëra nga vajzat, Dorina nuk ka mundur dot të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej vitesh.

Nuk e dimë se si do pritej ky grup pas kaq vitesh mungesë. Ndoshta vajzat kanë dashur të riprovojnë suksesin e dikurshëm të grupit Spirit Voice, që e provuan në periudhën që nuk ekzistonte ndonjë grup tjetër në Shqipëri vetëm me femra.

Në intervista të ndryshme Soni e ka cilësuar si një periudhë të paharrueshme në aspektin profesional eksperiencë në grup. Katër vajzat u bënë grupi më i famshëm shqiptar, dhe balada Lag e Ter e kompozuar nga Adi Hila u cilësua si balada më e bukur ndër vite.

Pas një karriere në grup prej pesë vitesh, vajzat u larguan jashtë vendit për të vazhduar secila jetën e tyre në drejtime të tjera. E fundit që iu shtua grupit ishte Elia Zaharia, vajza e Yllka Mujos e cila vazhdon dhe ruan kontakte dhe miqësi më të afërt me Sonin, por edhe që nuk e ka lënë muzikën. Pas shpërbërjes së grupit, Soni Malaj doli solo me albumin Mbretëresha e natës.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1626. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1626

Top