K
klara
Guest
Re: SONDAZHI I MJAFT MBI PROBLEMET E TE RINJVE
M Mb bi i M Më ës si im md dh hë ën ni ie en n d dh he e l li it te er ra at tu ur rë ën n
Studentët e intervistuar në lidhje me këto dy çështje u shprehen në një masë të
konsiderueshme se janë të pakënaqur me metologjinë e mësimdhënies.
50 % e tyre janë plotësisht të pakënaqur, 45 % janë të kënaqur ndërsa 5 % e tyre
shprehen se janë shumë të kënaqur.(grafiku 2.1)
Njëkohësisht studentët përgjigjen se format e vlerësimit në fund të sezonit siç
janë provimet apo testet janë relativisht jo të efektshme.
75 % e tyre mendojnë se këto forma vlerësimi janë disi të efektshme në
vlerësimin e njohurive të tyre, 10 % e tyre i gjykon këto forma si
“aspak të efektshme”, dhe vetëm 15 % e tyre i vlerëson si shumë të
efektshme.(grafiku 2.3).
Përsa i përket pasjes së literaturës së nevojshme për përgatitjen serioze të
studentëve, 59% e të intervistuarve përgjigjen se disa përpjekje nga ana e
fakulteteve janë bërë por duhet bërë dhe më shumë, ndërkohë që 3 % e tyre
mendojnë se s’janë bërë përpjekje për sigurimin e kësaj literature.(grafiku 2.2)