Sondazhet: Irlandezët kanë mbështetur Traktatin e Lisbonës
Votuesit irlandezë kanë mbështetur Traktatin e Lisbonës përmes një referendumi, sipas rezultateve të para jozyrtare, fakt që rrit shpresat e BE-së për një rol më të rëndësishëm global.
Votuesit duket se kanë marrë në konsideratë paralajmërimet e bëra nga liderët politikë dhe ata të biznesit, që në rast se do t’i jepnin një përgjigje negative traktatit si ajo e vitit të kaluar, ndoshta kjo do të shkaktonte një largim të investitorëve të huaj nga vendi dhe do të izolonte Irlandën në momentin kur ajo po përpiqet të kapërcejë një nga recesionet më të rënda në Perëndim.
Vitin e kaluar përgjigjja negative e tre milionë votuesve irlandezë ndali paraqitjen e traktatit, i hartuar për t’i dhënë dinamikë më të fortë vendimmarrjes në bllokun prej 27-vendesh dhe me një popullsi prej rreth gjysmë miliardi banorësh.
Traktati, që do t’i garantojë BE-së një mandat presidencial afatgjatë dhe një fuqizim të postit të shefit të politikës së Jashtme, duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare që të mund të hyjë në fuqi.
“Ka shenja dhe shifra shume pozitive për kampin mbështetës të traktatit”, deklaroi Billy Timmins, drejtori i fushatës elektorale për partinë opozitare Fine Gael, e cila zhvilloi një sondazh paraprak ku tregohej se 60-40 për qind mbështetën traktatin në referendumin e djeshëm.

Irlandezët në votime, referendum për Traktatin e Lisbonës

Zgjedhësit irlandezë votojnë për të dytën herë brenda 18 muajsh, në referendumin për Traktatin e Lisbonës. Vitin e kaluar, votuesit votuan në shumicë kundër traktatit, që ka si qëllim të rrisë rolin ndërkombëtar të organizatës dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve.
Të gjitha vendet duhet ta ratifikojnë traktatin që ai të hyjë në fuqi. Kryeministri i Irlandës thotë se nuk ka plan B nëse traktati nuk kalon.
Natyrisht që ai e tha këtë edhe herën e kaluar, por tani si në Dublin ashtu si edhe në Bruksel ka konsensus se Traktati është i vdekur, nëse irlandezët thonë përsëri jo.
Dhe gjasat janë shumë të vogla. Gjendja ekonomike në Irlandë është aq e zymtë, sa shumë nga votuesit nuk duan të rrezikojnë një tjetër krizë me një votë kundër.
Partitë e opozitës nuk kanë pranuar ta kthejnë këtë votim në një referendum për performancën e qeverisë. E teksa shumë do të donin ta ndëshkonin administratën aspak popullore, të tjerët do të presin deri në zgjedhjet e ardhshme. Vota e referendumit do të numërohen ditën e shtunë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23376. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23376