Sondazh per 100 ditet e para te qeverisjes - Mjaft

Elsi

Forumium praecox
Sondazh per 100 ditet e para te qeverisjes - Mjaft

Para dy ditesh Mjaft publikoi rezultatet e sondazhit per 100 ditet e para te qeverisjes se re. Poshte keni nje permbledhje te ketij sondazhi i cili mund te shkarkohet nga www.mjaft.org

Metodologjia
Ky sondazh është kryer gjatë periudhës 11-22 janar me intensitet më të lartë gjatë datave 14-17. Janë intervistuar 1000 individë në të gjithë vendin dhe secila intervistë zgjati 20-25 minuta. Intervistat u kryen, ballë për ballë me letër dhe laps në vend-ndodhjen e të intervistuarit. U përdor metoda e probabilitetit të rastësishëm në disa faza. Intervistimi u bë në 124 pika vëzhgimi në të gjithë territorin e Shqipërisë. Rezultatet e anketës kanë një kufi gabimi satistikor prej ±2.6%.

REZULTATE KRYESORE

Drejtimi kryesor i gjërave në vend
Qytetarët shqiptarë duken të ndarë në tre grupime të mëdha përsa i përket ndjeshmërisë së tyre në lidhje me ecurinë e gjërave në vend. Grupi më i madh i të intervistuarve (45.3%) nuk janë të vendosur nëse gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur apo të gabuar. Mes atyre që kanë një opinion të vendosur ka një epërsi të lehtë të qytetarëve që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur (27.8%) nga ata që mëndojnë së gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar (25.8%).
Ndërkohë, rreth 43% e të anketuarve i shohin me shpresë veprimet e qeverisë në raport me situatën në vend, përkundrejt 39% të cilët i shohin me dyshim dhe 15% të cilët shprehen të zhgënjyer.

Vlerësimi për 100 ditët e para të qeverisë
Qytetarët e Shqipërisë, për 100 ditët e para i kanë dhënë Qeverisë një notë mesatare 6.3, në një shkallë nga 4 (dështim) në 10 (sukses). Të pyetur se si ka ndikuar qeverisja aktuale brenda 4 muajve të fundit, tek ata personalisht, si dhe në jetën, në punën e tyre, në familjen, te të afërmit dhe në komunitetin ku ata jetojnë, 81.1 nuk ndjejnë ndonjë ndryshim të dukshëm, ndërkohë që rreth 9.2% ndjejnë se ka ndikuar për keq, përkundrejt 8,6% që ndjejnë se ka ndikuar për mirë.

Krahasimi me periudhën para 3 korrikut
Të intervistuarve iu kërkua të vlerësojnë ecurinë, në muajt e fundit, të një sërë cështjeve, krahasuar me periudhën përpara 3 korrikut. Shumica e të intervistuarvë, në pothuajse të gjitha cështjet mendojnë se ecuria ka qenë e njëjtë. Sidoqoftë qytetarët mendojnë se në: Hapjen/transparencën e pushtetarëve ndaj publikut, medias e shoqërisë civile; Luftën kundër korrupsionit, Reformën fiskale, tatimet e taksat si dhe; Reformën në arsim, në këto muaj të fundit ka pasur një ecuri më të mirë krahasuar me përpara 3 Korrikut
Ndërkohë që për; Zbutjen e varfërisë; Respektimin e ndarjes së pushteteve; Shërbimet shëndetësore; Respektimin e autonomisë së pushtetit lokal dhe; Qëndrimit ndaj opozitës ecuria gjykohet si më e keqe krahasuar me periudhën përpara 3 korrikut.

Notat për ministrat qeverisë
Të intervistuarve iu kërkua të vlerësojnë me nota nga 4 (Të dështuar) deri në 10 (Të suksesshëm), secilin nga ministrat e qeverisë, përfshi dhe kryeministrin.
Tre ministrat me notë më të lartë janë Genc Pollo me (6.9) ndjekur nga Genc Ruli e Besnik Mustafaj (6.Cool. Ministrat me notë më të dobët janë Lufter Xhuveli (5.6) Koco Barka (6) dhe Arenca Troshani e Jemin Gjana(6.1)

Cështje specifike
Pjesa më e madhe e qytetarëve, rreth 57%, kanë vlerësuar si të drejtë, zvogëlimin e disa ministrive dhe dikastereve dhe ristrukturimin e administrates, përkundrejt 39% të cilët e gjykojnë si të padrejtë apo të gabuar. Rreth 55% gjykojnë se shkurtimet në administratë janë të padrejta dhe të gabuara përkundrejt 41% të cilët besojnë se ato janë të drejta.
Reforma fiskale dhe ulja e taksave për biznesin e vogël gjithashtu vlerësohet si e drejtë nga rreth 71% e të intervistuarve përkundrejt 20% të cilët e gjykojnë si të padrejtë apo të gabuar.
Konflikti me Bashkinë e Tiranës për cështjen e "Zogut të Zi" vlerësohet si i padrejtë apo i gabuar nga rreth 67% e të intervistuarve, përkundrejt 26% të cilët e gjykojnë si të drejtë qëndrimin e qeverisë.

Besueshmëria
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të tregojnë një besueshmëri më të lartë ndaj institucioneve ndërkombëtare (NATO 67, BE 65, OSBE 62). Ndërsa, institucionet kombëtare më të besuara rezultojnë Media (56) dhe Presidenti i Republikës (53). Ndërkohë që institucionet më nivelin më të ulët të besimit të publikut janë Qeveria (41), Prokuroria (35) dhe Gjyqësori (32).

Ky sondazh u bë i mundur falë mbështetjes të Balkan Trust for Democracy. Kopje elektronike e rezultateve kryesore të këtij sondazhi mund të shkarkohet në www.mjaft.org.
Të dhënat e paraqitura në këtë përmbledhje nuk pasqyrojnë detyrimisht qëndrimet e Lëvizjes MJAFT! apo të donatorëve të saj.

Gjithe te mirat
 

Ergler

Primus registratum
Re: Sondazh per 100 ditet e para te qeverisjes - Mjaft

Per shumicen e problemeve dhe persa informacion kane qytetaret do ta quaja objektiv dhe te besueshem kete sondazh.Me vone qeveria me perkushtimin dhe premtimet e bera,per te cilat kam besim se do t'i permbushe, do ta permiresoj akoma me shume situaten ekonomike te vendit.Persa i perket Zogut te Zi deri tani qeveria qendrore ka dale se ka patur te drejte,sepse Edvini i bashkise ka humbur gjyqet ne dy shkalle.Kur te dale e verteta do te dime te gjykojme me me objektivitet,per cfare fshihet nga syte e popullit.
 
Top