Sonda ruse do te bjere ne Toke me 15 janar.

gangsterja

Primus registratum
http://www.top-channel.tv/foto/lajme/phobosgrunt-mars.jpg
Phobos-Grunt,sonda ruse e nisur me shume pompozitet nga Rusia per nje mision ne Mars,do te bjere ne Toke ne daten15 janar.

Keshtu deklaron Ministria e Mbrojtjes ruse duke percaktuar tashme nje date te sakte te renies se sondes.

Sipas agjensise ruse te hapesires,Roskosmos,koordinatat e renies se sondes prej 13.5tonesh do te jete ne 51.4grade ne veri dhe 51.4grade ne jug,nje zone qe shtrihet ne Jug-perendim te Afganistanit.

Phobos-Grunt u nis ne nje mision ne date8 tetor te vitit te kaluar,por per shkak te nje avarie teknike nuk mundi dot te lere orbiten e Tokes.Per avarine,ruset akuzuan Shtetet e Bashkuara,te cilet sipas tyre,indirekt kishin sabotuar misionin rus per ne Mars.

Shkak sipas nje gjenerali rus,ishte nje satelit amerikan qe merrej me studimin e fushes elektromagnetike te Tokes.Pikerisht ky satelit,sipas ruseve,kishte nderhyre duke nxjerre jashte kontrollit Photo-Grunt.Sonda nuk u pergjigjej me komandave te leshuara nga qendra hapesinore ruse.

Nese gjithshka do te shkonte ashtu sic ishte parashikuar,sonda ruse do te ulej ne Phobos,njeri prej sateliteve natyrore te Marsit dhe misioni ishte mbledhja e provave per ceshtje studimore te siperfaqes se satelitit dhe planetit Mars.
 
Top