Solli pa viza 8 pakistanezë, gjobë për Turkish

Solli pa viza 8 pakistanezë, gjobë për Turkish

Policia kufitare e kryeqytetit vendosi ndëshkimin me 2.4 milionë lekë të reja, për kompaninë ajrore turke disa ditë më parë

Aziatikët u prapësuan në Rinas drejt vendit të origjinës, pasi kishin mungesë dokumentacioni

TIRANE- Policia e Kufitare e kryeqytetit, gjobit me 2.4 milionë lekë të reja kompaninë ajrore turke “Trukish Airlines”, për transportim në drejtim të Shqipërisë të një grupi personash nga Pakistani pa marrë më parë vizë në ambasadën shqiptare, që mbulon Pakistanin.

Lajmi është bërë i ditur dje për “Shekullin”, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Kufitare të Tiranës, sipas të cilës, për këtë kompani të huaj ajrore ishte marrë masa ekstreme e gjobitjes pasi më tepër se dy javë më parë, kjo e fundit kishte sjellë në Shqipëri rreth tetë persona udhëtarë të saj, me shtetësi pakistaneze.

Por sipas burimeve të Policisë, shtetasit e vendit aziatik që ndodhet në kufi me Afganistanin dhe Indinë, nuk ishin pajisur më parë me vizë nga autoritetet e ambasadës Shqiptare në Turqi apo Kinë, ku edhe këta të fundit mund të kryejnë këtë procedurë.
Itinerari

Tetë pasagjerët, për të cilët u gjobit “Turkish”, kishin ndjekur një itinerar që niste nga Islamabadi, kryeqyteti i Pakistanit, në drejtim të Stambollit, nëpërmjet një linje ajrore. Nga qyteti më i madh turk Stambolli, personat kanë udhëtuar në drejtim të aeroportit të Rinasit nëpërmjet shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish Airlines”.

Me të mbërritur në aeroportin e Tiranës, tetë personat me shtetësi dhe kombësi pakistaneze, pasi kanë kaluar në zonën e tranzitit, janë drejtuar për në pikën e kalimit kufitar, ku janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Kufitare të Rinasit.

Sapo ata janë konstatuar se kishin udhëtuar në drejtim të Shqipërisë pa viza, autoritetet e Policisë Kufitare kanë kërkuar prej tyre biletat dokumentet e tjera të udhëtimit, nga Pakistani në Shqipëri.

Kur oficerët e Rinasit, kanë konstatuar se personat ishin pa vizë hyrëse për në Shqipëri, kanë vendosur prapësimin e tyre në drejtim të vendeve të origjinës, duke mos iu lejuar hyrjen në vendin tonë.

Po kështu autoritetet e policisë së Kufirit të komisariatit të Rinasit, vendosën që veç prapësimit të tyre, ndaj kompanisë që i kishte sjellë të merrej një masë e rëndë gjobitjeje, me qëllim për të mos i lejuar ata të përsërisnin raste të tilla.

Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, për rastin në fjalë kompania ajrore turke “Turkish Airlines”, me të cilën ata kishin udhëtuar, u gjobit me vlerën e 24 milionë lekëve të vjetra. Më parë me masa të tilla gjobitjeje me shuma më të vogla ishin ndëshkuar edhe kompani të tjera, të cilat kishin sjellë në drejtim të Shqipërisë pasagjerë të tyre të cilët udhëtonin pa vizë nga vende me të cilat Shqipëria ka një regjim vizash.

Masa
Nuk deklaroi të ardhurat në kufi, detyrim paraqitjeje për të akuzuarin

Gjykata e Tiranës vendosi dje detyrimin paraqitjeje për Erjon Bojaxhi, i kapur të dielën rreth orës 15:15, nga policia e Rinasit duke fshehur dhe transportuar një sasi parash prej 200 mijë eurosh, një sasi dollarësh e koronash norvegjeze, në aeroportin e Rinasit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Prokurorisë së Tiranës që gjatë vlerësimit të masës së arrestit për të kishin kërkuar masën e detyrimit me paraqitje për Bojaxhi.

Ky i fundit, punonjësi i një prej kompanive ajrore që operojnë në Rinas, ishte kapur katër ditë më parë nga oficerët e kontrollit të kompanisë, duke transportuar nga terminali i aeroportit në drejtim të avionit, një çantë në të cilën ndodheshin 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë amerikanë.

Këto para, sipas burimeve, i ishin dhënë Bojaxhiut, nga një person me emrin Alban, pronar i një agjencie të këmbimit valutor në qendër të Tiranës. Sipas deklarimit të vetë të arrestuarit, paratë duhej t’i dërgoheshin në avion tregtarit, i cili ka pretenduar se ka qenë duke udhëtuar në Turqi, për të bërë atje këmbim valutor, me qëllim për të përfituar nga kursi i favorshëm i këtyre monedhave atje.

Pas arrestimit të punonjësit të kompanisë ajrore, policia ka nisur procedimin penal edhe në ngarkim të pronarit të vërtetë të parave, me akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi. Ky veprim parashikohet si kondravajtje penale në Kodin Penal të vendit tonë.(Shekulli)

dEmjdTF7xFk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27195. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27195

Top