Sollaku: Patozi, kontingjent i Prokurorisë

“Në dy raste edhe gjykata e ka konsideruar fajtor duke e dënuar për shpifje e fyerje”
E. Janina
TIRANË - Kreu i prokurorisë shqiptare, Theodhori Sollaku, akuzon kryetarin e komisionit hetimor kundër tij se është kontingjent prokurorie, madje edhe njeri i dënuar nga gjykata. Kjo deklaratë e kreut të prokurorisë shqiptare është bërë dje gjatë një emisionit “Pesë pyetje nga Babaramo”në “Vizion+”. Sollaku është pyetur në këtë emision në lidhje me hetimin ndaj dhe ai është përgjigjur duke e konsideruar joligjor, antikushtetues dhe të paragjykuar që pa nisur punë mirë. “Kryetari i komisionit është kontigjent i Prokurorisë dhe ka pasur disa çështje penale për shpifje dhe fyerje. Këto çështje kanë të bëjnë me punën e tij si kryeredaktor i gazetës RD. Madje në dy raste edhe gjykata e ka konsideruar Astrit Patozin fajtor duke e dënuar. Në 050.2.2001 ai është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për shpifje. Një herë tjetër është dënuar me gjobë për fyerje të bërë botërisht. Por problemi është se ky deputet dhe gazeta e partisë në pushtet, RD, nuk kanë llogari bankare dhe për pasojë nuk ekzekutohen dënimet. RD-ja ka një sërë borxhesh”,- tha dje kryeprokurori Sollaku. Ndërkohë deklaratat e tij nuk ishin vetëm për kreun e komisionit, Patozi, por edhe për anëtarët e tjerë të tij, të cilët nuk kanë arsimin e duhur profesional. “Përbërja e komisionit hetimor nuk të jep garanci për cilësitë profesionale. Ata nuk kanë as etikën e komunikimit. Kjo është një situatë për të ardhur keq. Është normale që të ngrihet një komision hetimor por ai duhet të jetë me njerëz efiçentë dhe jo kontigjent i Prokurorisë. Ata janë militantë partie dhe çdo gjë po bëhet me porosi. Çudia është se ato që kryeministri i ka thënë përpara gazetave nuk pranon që t’i thotë në komision hetimor. Unë isha përgatitur për sulmet e mundshme por jo për shpifjet dhe fyerjet. Ato më gjetën të papërgatitur”,- pohoi Sollaku. Sipas tij, komisioni hetimor është pa asnjë jurist ose njerëz që kanë njohuritë minimale për juridik. “Nuk mundet një inxhinier ose mësues letërsie të gjykojë punën e një prokurori. Kush janë ekspertët. Ata që ndodhen në Prokurorinë e Përgjithshme janë njerëzit më të kualifikuar në Shqipëri. Nuk mund të dalë një ekspert nga rruga të diskutojë punën e tyre”,- tha Sollaku. Ndërkohë dje kryeprokurori komentoi edhe arrestimet e fundit të bëra jashtë Shqipërisë dhe të publikuara si arritje të policisë shqiptare. “Ne jemi në të njëjtin standard si para ashtu edhe pas tre korrikut. Njerëzit jashtë Shqipërisë kapen nga policitë e vendeve të tjera. Nuk është sukses i policisë aktuale kapja e personave jashtë shtetit”,- tha Sollaku. Ai shpjegoi se edhe pas situatës së rëndë të krijuar puna e prokurorisë është më se normale. Prokurorët e ndiejnë presionin që po bëhet mbi institucionin e tyre por vazhdojnë punën e tyre në bazë të ligjit. Një tjetër çështje e përmendur nga kryeprokurori Sollaku ishte edhe takimi me ambasadoren amerikane Ris dhe ministrin Olldashi. “Takimi ishte i hapur. Për ne kishte interes vlera e investimit pasi na ndihmon shumë në punën tonë. Ndërkohë ai ishte një mesazh mbështetës për punën e Prokurorisë në luftën kundër krimit. Këshilla që dha nga ambasadorja Ris është ajo që u tha publikisht: Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të luftuar krimin”,- tha Sollaku
“Malaj, Angjeli e Toska, në hetim”
Kreu i prokurorisë shqiptare komentoi dje edhe disa çështje konkrete shumë të përfolura kohët e fundit. Sollaku shpjegoi dje se vendimi për pushimin e dosjes së Gjermenit është marrë nga prokurori i çështjes, Tola, dhe urdhri i vetëm që i ka dhënë prokuroria e përgjithshme është ai i zbardhjes së vendimit. Ndërkohë Sollaku ka folur edhe për akuzat ndaj tij për fshehje të pasurisë. “Ky është një moment që tregon degradimin e komisionit. Kjo është një çështje që kryetari i komisionit bën mirë ta investigojë. Ai del para kamerave dhe thotë që kam kryer veprën penale të fshehjes së pasurisë. Në këtë mënyrë ai shkel parimin prezumimit të pafajësisë dhe tregon hapur se çfarë krahu mban. Unë nuk i kam fshehur kontratat e shitjes. Ajo është një marrëveshje me premtim dhe me kusht. Në deklarimin e pasurisë duhet të tregohen shtesat dhe pakësimit. Në fund 2005 unë nuk kam deklaruar asgjë nga këto pasi asgjë nuk ka ndryshuar. Toka ështe ende atje dhe nuk është pakësuar. Pallatet nuk kanë filluar që të ndërtohen dhe ende nuk kanë filluar”,- tha Sollaku. Përsa i takon dosjeve hetimore për tre ish- zyrtarë të lartë të PS-së, Malaj, Toska dhe Angjeli, Sollaku pohoi se ato janë ende në duart e prokurorëve. “Arben Malaj po hetohet nga prokurorët dhe do të ketë një vendim kur të mbarojnë veprimet hetimore. Kompleksi Dinamo, ku akuzohen ish- ministrat Toska dhe Angjeli është ende në prokurorinë e Tiranës. Ka nevojë për hetime në disa ministri, bashki dhe hipoteka. Kjo dosje ka nevojë për shumë punë. Kur të përfundojnë hetimet ne do të dalim me një vendim”,- tha dje Sollaku.