Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

zog

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

po pra.....


tani ne teme, drejt me thone nderhyra ketu jo se m'intereson por mendoj se ata studentet kane te drejte per shqetesimin, 700 € jane shume po te kihet parasysh qe nje pensionist ne shqiperi nuk i merr ne vit, ndersa 1 familje me 4 persona qe tregoi televizioni ne nje dokumentar dhe ku paguheshin te gjithe, i fitonte ne muaj.

por mbi te gjitha me çuditi reagimi atyre te amerikes, qe fillimisht na u hoqen sikur paguanin nga 20 000 dollare nga xhepi per studimet e tyre dhe per rrjedhoje 700 s'jane hiçgje.

ajo qe duhet t'u shtyje te reflektoni eshte ajo qe permenda dhe une; fatkeqesite qe krijojne fitimet e shumave te tilla nga prinderit qe me çdo kusht kerkojne te financojne shkollat jashte te femijve te tyre.

mire perpara ne kohe te zogut, qe shqiperia s'kishte universitet po tani, se kuptoj.

gjithashtu s'mendoj te jete pagesa respektive qe kryejne studentet austriake (vetem dy) ne shqiperi shkaku per vendimin e qeverise austriake. mendoj se ajo synimin e ka gjetke. 600 studente per nje vend te vogel si shqiperia eshte KOLOSAL dhe ky numer qeverise austriake i ben frike, ajo mendon (siç dhe une) qe ketu fshihen deshira te tjera perveç aresimimit, ketu ajo sheh nje mundesi emigracioni ilegal te kamufluar nen te drejten per studim.

shnet!
 

109UV

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

zog, sido qe ta rrotullosh muhabetin, je nje komunist thelle ne shpirt. nuk ka barazi. edhe mua mu rrit pagesa per shkollen me 25% pa me pyetur njeri po nuk bera peticion. nqs nuk kane 700 euro..le te studiojne ne shqiperi.. ose te jene te afte te fitojne nje burse jashte.
 

zog

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

ngaqe jam i ri dhe me vlon gjaku prush i kuq. ndersa ne te vertet jam pinjolli i njeres prej familjeve me te pasura shqiptare. gjyshi im i kishte mamuzet e kalit te shales te lara me flori, gjyshja shetiste me jaht e mercedes qe ne kohe te pordhes. ndersa nenen e ngrinte zhysha ne mesim çdo dite vetem per ti pare rrobat e bukura qe ndronte perdit. pranej ajo perfundoi nxonse e mire e jo si une halabak rrugesh. hehe ça me bo.
 

109UV

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

vish dhe ti ndonje fustan te bukur...ndoshta behesh dhe ti student i mire ahahahaha

hajt mos e vrit cifutin - next to you - se shaka bej.
 

Guest
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Serish tek kjo teme...

NUk po ju ve njeri nen nivel arsimin ne universitet amerikane...por menyra e organizimit eshte tjeter.Europa me Ameriken kane 2 kultura te ndryshme persa i perket aorganizimit te punes dhe shkolles.Siq thoshte edhe Zogu, te gjithe shqiptaret ne amerike marrin bursa studimi se 20000$ dallar ne vit vetem kredite ska familje shqiptare qe i paguan. se helbete te duhen edhe nja 20000 te jtera me jetu.
Ndersa europa shume bursa studimi dhe aq me teper credite i jep veten nese je shtetas i vendit kku jeton. Nuk te jep mundesi pune, ose me sakte per nje vit ke te drejte te punosh part time ne universitet...ama studimet e mia zgjasin 6 vjet dhe ato 2000 euro qe marre me ate punen part time...nuk jane as therrime.
Pastaj ju thoni 700 euro jane pak...jo ore jo!!!! se llogarit taksat e universitetti, qytetitn, librat....shkon nja 5000 euro ne vit.
Ju duhet te kapni 12 kredite ne vit...ndersa ne europe ka universitete qe duhet te kapesh 60 kredite ne vit dhe shkolla te jep vetem 45. 15 kredite duhet ti kerkosh ti, te gjesh datat dhe kohen per te ndjekur konferenca dhe azhornime te fushes ne te cilen studion.
Tani na tregoni pak ku ta gjejne kohen per te punuar?????????
 

Guest
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Se tani me erdhi ne mendje...nese ka njerez qe kane shkuar jashte per te emigruar ata jane studente shqiptare qe jane ne amerike. Qe skane lene pisllik pa be per te ndjet atje.
Keshtu qe nese keni mundesi dhe ata mendojne qe me ane te ketij peticion ata do arrijne te degjohen nga dikush vini nje firme.Emigrim apo shkollin...sdq keta do te mbeten gjithmone shqiptar, dhe shume o pakdo investojne edhe per vendin e tyre.
Shume profesora nga vendi ku studioj une kane fituar bursa studimi per une USA, dhe tashme jetojne atje si kerkues...ama cdo vit ata vijen edhe mbajne leksione ne universitetine vendit te tyre me nje emer dhe nje eksperience pune akoma me te madhe.
Crendesi ka se kane arritur te shkojne ne keto vende keta te rinje....Tashme po mesojne dhe po krahasohen me te rinjet e vendeve ku studiojne shpesh here duke dale me lart. Se duhet te llogarisim qe austriaket nuk e kane pire kurre nje gote qumesht te nr me pikatore. nuk rrinin ne rrashe per te marre nje simite te bardhe....etj etj
Lerini zenkat jo e imja o 10000 $ jo po universiteti im o 10 vjecar.
 

eagle_eye_andi

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

O njerez,
nuk ka ASNJE menyre dhe mundesi per te krahasuar studimet ne SHBA me studimet ne europe apo vecanerisht ne Austri.
Per sa i perket shpenzimeve te shkolles,dihet qe ne SHBA jane te shtrenjta,po ka bursa,ndihme financiare,dhe kete askush nuk e mohon dot.Madje,edhe vete shume ketu pranuan qe paguajne gjysem cmimi sepse jane presidenta ku e di une ku,apo studente keshtu apo ashtu.
Nese nuk je austriak ketu ne austri cdo gje e paguan dyfish.
Nese nuk je austriak ketu nuk lejohesh te punosh,pasi te ndalohet me ligj.Dhe nese punon ne te zeze po te kapen (dhe mundesia eshte shume e larte) te kthejne ne shqiperi pa te drejte rikthimi.
Nese nuk je austriak nuk ke as mundesine me te vogel te marresh nje ndihme ekonomike,si ato bursat tuaja atje.As edhe 1 euro te vetme nuk te japin.
Keshtu qe mos te thote njeri qe do kenaqej ti rritej pagesa se ju te gjithe andej gjeni menyrat per ti ulur shpenzimet.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Dakord me sipershkruesin. Nuk mund te behet asnje krahasim midis shkolles amerikane dhe asaj europiane. Jane dy kultura te ndryshme.
Pastaj nuk arrij te kuptoj kete xhelozi alla shqiptarce: Meqe ne paguajme shume ne Amerike, paguani edhe ju ne Europe. Po pse more shqiptare kaq xheloze? Pse te keqijat e nje vendi doni t'ja ngjisni edhe shqiptareve te tjere. Derisa Austria historikisht ka perkrahur nxenesit shqiptare qe ne kohen e Ismail Qemalit, pse per nje kaprico te pushtetareve shqiptare qe i bejne te paguajne austriaket per auditoriumet -nevojtore qe kemi duhet qe edhe te tjeret te paguajne?
Hiqni xhelozine dhe nenshkruani peticionin qe sa me shume studente te kene mundesi te diplomohen jashte vendit sepse vetem keshtu do te ece perpara Shqiperia.
Sa per tuition fees te Amerikes sic e tha edhe dikush me pare. Investimi i tanishem paguhet me vone me rrogen qe do te merrni. Ne ne Europe paguajme me pak per universitetin dhe marrim me pak rroge ne jete.
Ne Ekonomi funksionon keshtu. Eshte si pune e Risk-return. Ne fund te fundit eshte me e lehte te vini ne Europe sesa ne Amerike. Secili ben zgjedhjet e veta.
Nenshkruani peticionin dhe dergojini ndonje e-mail ministrise e boll me xhelozira te kota qe na kane penguar gjithmone te perparojme si popull.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Ne itali te shkon universiteti edhe 8.500 euro, sidomos ato qe jane jashte BE e hajne me keq se te tjeret. mgjth jo te gjithe universitetet kane keto shifra. bursat pastaj nuk i marrin te gjithe (nga rreth 2800 studente ne vit te pare marrin bursa rreth 400 studente, pastaj nga viti dyte rreth 200 e ca, dhe shifra vjen duke u ulur perhere). universitetet amerikane kushtokan shume, por duhet te jene private, me duket tej mase e ekzagjeruar te kushtojne kaq shume ato shteterore. dhe siç tha ai/ajo personi me numra (jo 1697) kushtojne masterat shume (edhe ketu nje master ne ekonomi tek bocconi e keni nga 15.000 tek 25.000 euro).
persa i perket gjendjes ne austri 700 euro nuk jane shifer e pamundur por normalisht penalizon studentet shqiptar :shrug: . uroj per ato te kete ndonje solucion!
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Ore, e di qe i mbeshtes mendimin cave ktu une?
Palle ariu gjithe vitin, se ju mba shteti andej?

Nuk e kam te qarte se si funksionon, po nqs ju keni mundesi te mbani nje burse (ne baze te provimeve te marre), ulni by*then e lexoni si te gjithe ne te tjeret, ose paguani si gjithe te tjeret.

C'kuptim ka... provime jo, pune jo, shpi + buke + ndonje lek xhepi po. Eshte universitet ai qe ju mba cuna/goca jo kryqi kuq
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Mesa duket ceshtja u zgjidh dhe shqiptaret nuk ishin te paragjykuarit e rradhes sic tha Zeri, por rregulli vlen per te gjithe studentet e huaj ne Shqiperi. Qe kur e lexova arsyen e pata nje dyshim dhe sic do lexoni me poshte, kisha te drejte:

Pershendetje
eshte e vertete qe studentet shqiptare te degeve natyrore dhe humane kane marre flete pagesat me shumen prej 726,72 eu per semestrin e ardhshem dimeror. Shume marramendesi - vertet te vinte mendja rrotull kur e lexoje papritur e papandehur. Deri me tani kemi paguar sa per te thene, me pak se 20 euro.

Sido te jete, me kohe u sqarua dicka: ka ndryshime ne pagesat per studentet e huaj nisur me vitin 2004, sic mund te lexohet edhe ne dokumentin e bashkangjitur, porse per shqiptaret cdo gje mbetet si me pare.

Pritet nje njoftim zyrtar, ku te korrigjohet shuma e kerkuar deri tani. Me sa duket, eshte nje gabim teknik, gjate hedhjes se te dhenave te reja ne rrjetin informatik te universiteteve.

Ky sqarim, fale kujdesit dhe kembenguljes se tregoi Dekani i Uni-t Karl-Franz, ketu ne Graz per te sjelle sa me pare qartesi ne kete ceshtje, ishte me te vertete qetesues. E kunderta do te rrezikonte pernjimend vazhdimin e studimeve per shume prej nesh.

Me te mira kudo te jeni
Yjana

http://www.sbg.ac.at/ver/links/bgbl/2004b055.pdf
Duhet hequr dore nga viktimizimi, apo jo hapes i temes :wink:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Si u la ma ne fund do paguani apo jo?

Tani edhe po te jete sqaruar ceshtja tema nuk duhet te mbyllet se duhet vazhduar te hidhen mendimet mbi pyetjen perse studentat shqiptar ne Amerike e Itali duhet te paguajn e ata ne Austri jo?

Ceshtja tjeter per tu zgjidhur qendron ne enigmen se ne cfare universiteti te Shqiperis studjon Austriket? Mos i kan cuar ne Kashar??
 

olti

Neo
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Duket se per momentin problemi eshte zgjidhur nga vete studentet duke biseduar me autoritetet e universitetit ketu. Rrofshi per solidaritetin.

Tani dhe mund te vazhdoni garen te tregoni se kush ka universitetin me te mire. :-P
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Duket se per momentin problemi eshte zgjidhur nga vete studentet duke biseduar me autoritetet e universitetit ketu. Rrofshi per solidaritetin.

Tani dhe mund te vazhdoni garen te tregoni se kush ka universitetin me te mire. :-P [/qb]
mesazhi qe postova me lart thote se nuk u arrit nga studentet, por ishte gabim teknik, sidoqofte disa njerez kane nevoje per vetevleresim dhe kete arrijne duke pasur shume niqe qe i kthejne pergjigje njeri-tjetrit.

Nejse, suksese studenteve te Grazit dhe ne te gjithe Austrine!!!
 

109UV

Primus registratum
Re: Solidarizohuni me studentet shqiptare ne Austri.

shyqyr qe u zgjidh muhabeti se desh ju rropen austriaket. ne solidarizim me vellezerit tane qaramane, une propozoj qe te mbledhim te gjithe ca euro e dollare dhe ti mbajme me buke e me studime.
 
Top