Solidaritet dhe Humanizem

AnaBlue

Forumium maestatis
Solidaritet dhe Humanizem

foto07.jpg
Kastrioti ne Qershor

PICT1753_.jpg
Kastrioti ne Dhjetor


Sa më poshtë bën fjalë për një djalë të vogël, Kastriotin pesëvjeçar nga Prizreni, shëndeti e jeta e të cilit janë në rrezik nga një formë e egër kanceri. Më 15 nëntor pas analizave më të fundit Kastrioti u shpall si i shëruar. Ai e la spitalin e onkologjisë së fëmijëve në Grac e bashke me familjen, nënën Dua, babanë Ilirin dhe vëllanë, Jonin, u kthye në Prizren për të jetuar në jetën e re, që iu fal nga lufta e doktorëve dhe e trupit të tij, mrekullia, besimi e bujaria e njerëzve që e mbështetën moralisht dhe financiarisht. Mediat austriake që kishin ndihmuar në sensibilizimin e publikut austriak njoftuan për ngjarjen si për një histori të rëndë të mbyllur me sukses. Edhe në faqen e ngritur në internet prej familjes, historia u deklarua e mbyllur me sukses. Fotografi nga ditët e fundit në spital, ato të kthimit në Prizren janë një dëshmi më shumë për këtë.
Por në krye të dhjetorit, Kastriotit iu rishfaqën simptomat e shquara në qershorin e këtij viti, iu konstatuan sërishmi metastaza të reja, të cilat në pak ditë u rritën dhe zaptuan barkun e tij. Një luftë e madhe rinisi në spitalin onkologjik të fëmijëve në Grac. Një luftë me kohën, me besimin, nëse Kastrioti do t’i përballonte ditët e rënda të terapisë intensive. Ato ditë kaluan me sukses e të bazuar në besimin që i mban lart moralisht dhe në atë të falur prej doktorëve, se ata do të bëjne gjithcka kanë në dorë (shkenca austriake ka bërë hapa të mëdha në luftimin e sëmundjes së kancerit), familja vendosi t’i ridrejtohet publikut, duke nisur një fushatë të dytë për mbledhje donacionesh.
Shuma që kërkohet për vazhdimin e përmbylljen e terapive që do të përfshijnë dhe
transplantimin e qelizave bazë („stem cells“) të trupit të Kastriotit, nuk dihet ende saktësisht, por parashikohet që ajo do t’i kalojë 100.000 Euro-t.
Duke lexuar për këto të reja të rënda në krye të dhjetorit, më shkoi ndërmend të ndalesha e lexoja listën e donatorëve të derimësotshëm e të zbuloja si pasojë, se donatorët nga Shqipëria thuajse mungonin. Pyeta pranë familjes, nëse në fushatën e parë ishte vepruar edhe në Shqipëri dhe si përgjigje mora: JO. Prej aty më lindi ideja që në këtë fushatë të dytë, në të cilën familja gjendet thuajse pa të holla për vazhdimin e luftës së nisur, në një kohë kur veprimtaria në fushat Kosovë dhe Austri ndihmoi në përballimin me sukses të fazës së parë, thirrja e lutja e familjes për ndihmë t’i drejtohej edhe publikut bujar te Shqipërisë. Ndaj dhe ky shkrim, ndaj dhe thirrja të cilën jua përcjell në vazhdim:

Të nderuar Bashkatdhetarë! Jeni të lutur t’i ndihmoni Kastriotit e familjes në nevojë, duke dhuruar shuma parash e duke e përcjellë informacionin që lexuat tek të afërmit e miqtë tuaj. Bujaria e ndihma juaj, ndihmë për Jetën!

Donacionet mund t’i bëni në kontot e mëposhtme:

NË KOSOVË

Kastriot Gorani
RAIFFEISEN BANK
150-1001-003-454-262
Swift Code: RBKOCS22


NË AUSTRI

Kastriot Gorani
Steiermärkische Bank und Sparkassen AG
Konto nr: 02501 -416859
BLZ: 20815
BIC: STSPAT2G
IBAN:

AT742081502501416859


NË SPITAL – GRAZ

LKH Graz
Landes-Hypothekenbank

Steiermark AG
Konto nr: 20241042007
BLZ: 56000
IBAN:
AT -845600020241042007
SWIFT (BIC): HYSTAT2G
Në Remarks duhet të shkruhet:
KASTRIOT GORANI,
Pediatric Hemato-Onkology Clinic

Informacion të plotë mbi sëmundjen, historinë e saj, fotografi të Kastriotit,
thirrjen për ndihmë nga prindërit Dua e Ilir, listën e donatorëve mund të gjeni
në faqe (që rifreskohet rregullisht, rifreskimi më i fundit është i datës 14 dhjetor):

http://www.kosovaonline.net/kastriot.html


Në vazhdim gjeni thirrjen më të re të familjes së Kastriotit, përfaqësuar nga xhaxhai i tij Arben Gorani, i cili është njëkohësisht personi përgjegjës në Austri për koordinimin e mbledhjes së donacioneve dhe marrëdhënieve intensive me doktorët e publikun (Zotin Gorani mund ta kontaktoni në adresën e emailit: arben.gorani@stud.uni-graz.at dhe numrin e telefonit: 0043/ 676/ 5509014). Kjo thirrje do t’i drejtohet institucioneve, të cilat munden të vijnë në ndihmë në raste të tillë si i Kastriotit dhe krejt publikut shqiptar.

Parashënim: Tekstet si poshteshenime jane përshtatur prej meje për t’u publikuar më lehtë në mediat shqiptare. Këtu janë paraqitur lidhjet e internetit, ku dokumentat e përmendur mund të shikohen nga afër, ndërkohë që në origjinalin e përgatitur nga zoti Gorani përmbahen skanime e foto të këtyre dokumenteve.


Arben GORANI
Ghegagasse 17/9
A-8020 Graz
Tel.: +43 676 5509014


Pranon:

Graz, me …

Lutje për ndihmë financiare për përballimin e shpenzimeve të kurimit të Kastriot GORANI-t (lindur me 21.08.1999) në klinikën onkologjike të fëmijëve në Graz të Austrisë


Të nderuara zonja, të nderuar zotërinj!

Tek nipi im Kastriot GORANI, më 15.06.2004 pas operacionit disa orësh në zonën e barkut, në kirurgjinë e fëmijëve të institutit Rebro në Zagreb, u diagnostifikua një Burkitt Limfome metastazuese. Terapia e filluar në Zagreb u desh të ndërpritet për shkak të komplikimeve me burokracinë e spitalit. Me urgjencë të madhe, u detyruam të shkojmë në klinikën më të afërt e cila na pranonte pa parakushte, dhe kështu mbërritëm në klinikën onkologjike të Graz-it, ku u fillua menjëherë me trajtimin e Kastriotit.
Në pranim të Kastriotit në klinikën e Graz-it, ne kishim gjithsej 15.000 EUR që i deponuam për pagese, një sasi e vogël po të krahasohet me shumën e cila do të na duhej për pagesën e krejt kurimit. Për këtë gjë i jemi shumë mirënjohës spitalit, e posaçërisht Prof. Urban-it, që mundësuan trajtimin e menjëhershëm dhe të komplikuar të Kastriotit, duke kaluar mbi burokracinë.
Prej asaj kohe, ne organizuam shumë aktivitete me qëllim të mbledhjes së financave të nevojshme për shërimin e Kastriotit në klinikën e Graz-it.
Nëpërmjet mediave në Kosovë u prezantua lutja për donacione, pas së ciles u mblodhën 70.126,37 EUR. Në këtë drejtim u krijua edhe faqja e internetit http://www.kosovaonline.net/kastriot , në të cilën gjenden infot më të reja mbi këtë aksion në gjashtë gjuhë. Në këtë faqe interneti mund të shihet poashtu që deri më sot janë mbledhur gjithsej 170.041,62 EUR , prej të cilave 30.589,50 EUR nga familja dhe farefisi, 29.921 EUR nga qeveria e Kosovës, dhe 33.404,75 EUR nga njerëz të ndryshëm nga Austria dhe e tërë bota.
Me këto donacione u pagua pothuajse në tërësi kurimi i Kastriotit.
Më 17.11.2004 me gëzim të madh, Kastrioti u lëshua nga klinika onkologjike e fëmijëve në Graz. Kjo ndodhi pas një operacioni në bark të Kastriotit më 9.11.2004 në klinikën kirurgjike të fëmijëve në Graz, me c’rast nga të gjitha provat e marruna (biopsi të melçise dhe barkut, punkcione lumbale dhe të palcës së ashtit, CT, PET, ultrazë, analiza të gjakut) askund nuk u gjendën qeliza tumorale.
Porse, më 3.12.2004 pas analizave të gjakut, u detyruam ta sjellim Kastriotin përsëri në kliniken onkologjike të fëmijëve në Graz.
Pas disa analizave dhe kontrolleve, u vërtetua që fjala është për një ativitet të ri tumoral. Terapia filloi menjëherë , me ç’rast pjesa e parë do të zgjasë sipas të gjitha gjasave tre deri në katër javë, duke u vazhduar me pjesën e dytë, transplantimin e „stem cells“ dhe palcës ashtërore.
Në këtë situatë të re, prej të gjitha të panjohurave një gjë u bë e njohur, të gjitha financat e mbledhura deri më sot janë harxhuar. Tani jemi të detyruar të kontaktojmë organizata të ndryshme, dhe të lutemi t’i vijnë në ndihmë Kastriotit.
Me këtë rast po ju drejtohem juve, me lutjen që të na ndihmoni financiarisht në kurim deri në shërim të Kastriotit në klinikën onkologjike të fëmijëve në Graz.

Në shpresë që kjo lutje do të gjejë mirëkuptim tek ju, ju falenderohem përzemersisht, dhe ju përshëndes!


Arben GORANI (axha i Kastriotit)


-------------------
Dokumenti percjelles Nr.1: http://www.kosovaonline.net/kastriot/images/673704.gif
Dokumenti percjelles Nr.2: http://www.kosovaonline.net/kastriot/images/konja.jpg
Dokumenti percjelles Nr.3. A-.Me daten 06.07.2004 gjate nje lidhjeje telefonike ne emisionin televiziv „Ngjyra e jetes“ te RTK (Radio televizioni i kosoves), njerez nga e tere bota (ne radhe te pare shqipetare) dhane donacione ne konto te Kastriotit ne Graz. B. Artikulli ne gazeten ditore te Grazit: „Kronen Zeitung“, ndihmoi poashtu ne mbledhje te donacioneve. C. Me daten 13.07.2004 u organizua nje party humanitar ne Prishtine, ku u mblodhen 6.550,15 EUR donacione, reklama e ketij party ishte kjo: http://www.kosovaonline.net/kastriot/images/flyer-party.jpg. D. Me daten 31.07.2004 u mbajt nje ndeje humanitare ne Prizren, gjate se ciles u mblodhen 2.189,40 EUR, reklama e se ciles ishte kjo: http://www.kosovaonline.net/kastriot/images/Flyer-Party-PZ.jpg
Dokumenti percjelles Nr.4: http://www.kosovaonline.net/kastriot/pershkrimi.html
http://www.kosovaonline.net/kastriot/donacionet.html</I< a>>
 

bona

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

I dashur Arben

Me vjen jashtzakonisht keq per Kastriotin dhe uroj me gjithe shpirt qe nje mrekulli te ndodhe dhe Kastrioti te sherohet ne kete moment.

Kam deshire te te them nje experiencen time. Kisha nje antar te familjes te semure dhe une isha ne NY ( dhe jam). Fillova te kerkoja ndihme kudo dhe nga kushdo. Nje dite nje grua me tha kerko ndihme ne institucione te fuqishme jo nga individe. Dhe asthu bera , deshi zoti dhe me ndihmoi jo vetem qe me sollen personin brenda dy javesh por dhe operacioni u be ne te njejten kohe dhe ne cdo moment jam e lidhur me ato docs dhe ndihma esthe e pa kufishme.

Dua te te them qe do te ndihmonte shume Kastriotin qe ju te lidheshit me spitale ketu ne USA qe merren me studimin/kurimin e semundjes qe ka Kastrioti.

Spitalet e medha kane grants nga qeveria apo nga organizata te fuqishme qe sponzorizojne doctoret qe merren me studimin/kurimin e semundjeve te tilla.

pervec spitaleve shkruaji doctorrava pa fund dhe me beso dikush do te japi pergjigje.

te uroj fat

Valbona.

PS: motoja ime : kush kerkon gjen.
 

Guest
Re: Solidaritet dhe Humanizem

/pf/images/graemlins/frown.gif dhe nje :kiss: te madhe ketij engjelli :angel: qe vazhdon te luftoje me buzeqeshjen e tij.

mund te degoj me urdher xhirim nje dhurate simbolike...si i behet????
ps.jam injorante nga njohurite bankare.

PS. Lereni ndihmat qeveritare dhe llafet e pavlera...nese dikush ka marredhenje me karitaset e ndryshme neper bote mund te ndihmoje akoma me shume kete familje... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

shume e thjesht, jepi bankes tende, te dhenat e larteme :
Steiermärkische Bank und Sparkassen AG
Konto nr: 02501 -416859
BLZ: 20815
BIC: STSPAT2G
IBAN: AT742081502501416859

si dhe shumen qe ti transferon dhe u kry.

ps; dhe kjo teme nuk e ka vendin ketu. s'ka ça me diskutu persiper. hapni nje kend te ri, ose çojeni tek njoftimet. duket dhe me qarte per te gjithe ata qe duan te ndihmojne.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

Meqe tema ka krakter sensibilizues dhe me pak diskutues, po e vendos ne krye te listes se temave ne menyre qe te mbetet e lexueshme per te gjihte. Nese do te duhej kaluar tek ndonje hapesire tjeter kjo eshte gje qe duhet diskutuar, per momentin nuk kam ndonje ide.
 

bona

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

dot.essa

caritaset jane pallavra.

spitalet moj shqiptarke kane fonde dhe vetem ato mund te ndijmojne me mijera dollare. une habitem se sa me copetenca flet kur une po i them ketij siper cfare kam kaluar vete personalisht dhe pasi me plasen deren surratin te gjithe zoti me ndihmoje dhe gjeta ne spital ( New York university medical center, and the neurosurgeon dr. P. K ) ti thua jane pallavra dhe shko neper karitase.

pse mund te duket ty dicka e pamundur une e kam bere te mundur.

megjithate nuk i uroj asnje njeriu ne bote si me ka rene halli mua personalisth dhe ketij engjelli.


shyqyr s'te ka rene ne kurriz cfare i ka rene te tjereve dhe mbi te gjitha nuk punon ne spitale te shikosh se cfare kalojne njerzit cdo dite.

mundohu mos fyesh te tjeret.
 

bona

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

e dashur ana blue


tani ne kete moment thjesht po ndihmoj nje nene shqiptare nga tirana qe ka nje baby shuuuuume te semure qe jeton ne nje shtet ne evrope dhe ka ardhur per visite ketu ne usa.

te njejten gje i thashe dhe asaj shko ne sptial dhe esthe nje team me njerez atje qe do merren me kurimin e femijes se saj.

tani nuk kam kohe por shume shpejt do shkruaj nje artikull me te dhena se si mund te marrin njerzit avantazh nga systemi mjeksor teper i nderlikuar por jo i pamundur ketu ne usa.

te lutem po pate kontact me xhaxhain e ketij personi qe shkruan me siper incurajoje per kete te shkoje dhe te beje tamam sic po i them une si nga experienca ne familjen time dhe nga puna qe bej cdo dite.

ja nje link : shko ku thote patient services, jane dhe plot docs.
http://www.upstate.edu/


ku gjen info se si ky hospital ka fonde e plot gjera te tjera.
 

Guest
Re: Solidaritet dhe Humanizem

Moj bona,

Pse cdo gje e merr personale? Se kupton qe nuk tu drejtova ty? Une kam te drejte te jap mendimin tim? po ti cfare ke mi femer?
ste pelqen ideja ime argumentoje dhe hidhe poshte. por te ofendosh siq e ke bere deri tani, nuk ta lejoj me! Ske asnjelloj te drejte te me drejtohesh mua me ofendime...se je ashkushi para meje. Do te argumentosh mendime, bujrum!

Deri sa e njeh mire qe eshte e veshtire per te marre ndihma nga shteti, pse nuk pranon qe shume shoqata kane favorizime me te forta si ne lidhje me burokracine ashtu edhe me njerez te cilet mund te japin ndihma te medha ekonomike.Per me teper edhe nese ne rast kura duhet te vazhdoje per periudha te gjata ato arrijne te gjejne dhurues te rinje. Japin ndihme psikologjike duke i vene ne kontakte me njerez qe kane kaluar probleme te tilla.
Ne vendin ku jetoj une caritasi ka ndihmuar ndihmon shume njerez.
 

bebi

Primus registratum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

so mbylle ate sqepin tend pa vlere
pa dasht me nderhy n'bisede e me ba avokaten e kerkujt (se nuk asht nevoja, flet puna vete), "ju" bona m'keni habit jashte mase me rreshtin e masiperm.
nuk du me ba asnji koment, as me dhan ndoj opinion, po rishikojeni pak ket rreshtin e mendojeni pak se me kerku t'falun nuk asht perulje, por gjest fisnik /pf/images/graemlins/smile.gif .

:wave:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Solidaritet dhe Humanizem

Pershendetje Bona,

Desha e dergoj nje MP por meqe ke hequr kete option po te shkruaj ketu.

Faleminderit per pergjigjet ne kete teme. Shpresoj e i interesuari e kete pasur mundesi te lexoje pergjigjet tuaja dhe mbi te gjitha, shpresoj qe te jene mbledhur fondet per sherimin femijes.

Desha te terheq vemendjen ndaj fjalorit qe keni perdorur nga anetares Tu tu. Nese rishikoni rregulloren e forumit, ofendimet, fyerjet dhe sharjet ndaj anetareve nuk jane te lejuara ne kete forum, prandaj, moralisht, duhet ti kerkoni te falur anetares ndaj te ciles keni perdorur ofendime, kurse nga ana e rregullave te AF, nese do vazhdoni ne kete menyre do beheni BAN nga ky forum.

AnaBlue
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Solidaritet dhe Humanizem

Ne dhe ndihmen e japim me veto dhe me agresivitet. E cuditshme shume ! Mjer' kush bie ne doren tone dhe ka nevoje per ndihme : se ne i zgjasim jeten duke prit derisa te ndahet mire kush e tha fjalen e fundit.

'Ku hyn dielli - nuk hyn mjeku' po edhe ku hyn Bona nuk duhet t'hyje askush ! AnaBlue e propozoj per pike shtojce tek rregullorja e forumit !
 
Top