Softueri Power Meter nga Google, analizon energjinë e shpenzuar

Google po mundohet të ndryshojë konsumimin e energjisë elektrike, duke zhvilluar një shërbim që u mundëson përdoruesve të shikojnë edhe detajet më të vogla mbi gjendjen e llogarisë së energjisë.
Për shembull, softueri i Google Power Meter do t’ju tregojë se tharësja e rrobave harxhon çdo ditë 7 a.m, duke u bërë një nga shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë. Në një botë ku të gjithë dëshirojnë të kenë detajet e shpenzimit të energjisë, mund të gjejmë të gjitha llojet dhe mënyrat për të kursyer energjinë dhe për t’i ulur faturat e saj”, shkruan në një blog, Ed Lu, inxhinier në Google.

“Nëse gjysma e familjeve të Amerikës, e ulin kërkesën e energjisë me 10%, do të ishte njësoj sikur të hiqen 8 milionë vetura nga rruga”, vazhdon ai. “Mund ta ndërtojmë këtë produkt me vetë forcat tona”, deklaroi për New York Times, Kirsten Olsen Cahill, menaxher i programit në Google.org. “E tëra varet nga një ekosistem i veglave, krijuesve të pajisjeve dhe politikave, të cilat do t’u lejojnë konsumatorëve të kenë më shumë hollësi për shpenzimin e energjisë elektrike dhe të marrin vendime të mençura lidhur me energjinë”, shtoi Cahill.

Si shembull, produkti mund të sinjalizojë se një larëse enësh është më mirë të lëshohet në mëngjes se sa në mbrëmje. Produkti po ashtu mund t’ju tregojë se mund të kurseni para duke zbatuar aplikimin në kohë të ndryshme.

Disa kompani për vegla, si PG&E, nga Kalifornia dhe Pepco tashmë kanë shpërndarë pajisje të mençura që shfaqin të dhëna mbi përdorimin. Sipas blogut të Lu, rreth 40 milionë pajisje të mençura janë tani në përdorim. Zëdhënësi i PG&E, Paul Monero, thotë se pajisja mund të bëjë kufizime dhe ka të ndërtuar një softuer për të ulur shpenzimet. Ndërkohë Google do ta lançojë Power Meter gjatë muajve të ardhshëm.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=164. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=164