Sofra shkodrane (bejte e humor)

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

meqi tema ka mbet pak si pa frymzim /pf/images/graemlins/tipsy.gif

thashe te bi disa bejte te mijat me nji shoqe te ktuhit /pf/images/graemlins/laugh.gif
nga nji forum tjeter ku kuptohet kena pas edhe nicke te tjera

feat Keila & Palushi

fillon si seks i dobet Keila /pf/images/graemlins/laugh.gif



Shkova dje, dola n'pazar
shof nji djal sa nji gomar
Iher mu duk si ftyr e pame
me than t'drejten s'kishte t'shame
ishte i gjat e i holle
me faqe t'kuqe si me ken moll
muskuj boll e dhjam hic
vetlla t'trasha e buz si vic
thash ky engjell do te jet
s'do t'jen mashkull i vertet
N'biciklet aj per qejf t'vet
e un tuj e sodit tan lezet
dikur m'pa e u afru
-ca pa rrin tha tuj m'shikju?
-s'po t'shof ty, i thash me vrap
- mu hiq qafet mori zdap,
vedja n'qejf te paska hi
kujton se tan n'ty jan tuj u shkri
- E pse ja?, - tha djali i bots
e kamalecin i vuni rrots
e prej bicikletet vrep u ul
do t'ket than "hajt se rash n'tul".
- A s'po te dukem hic i mir
mos me ban si vajz e fshtir.
Me e dit tha se kush jam
o del me mu ose ban bam.
- Hejr i thash, e baft zoti
se sot po maka mir dhe moti
po m'difto iher kush je
a punon, po shkoll a ke?
-Ti tha keke budallic
ca m'duhet shkolla moj llastic.
Un jam Palushi prej katundit
gjithmon n'klas kam ken i fundit
kurr s'kam lexu as msu
3 her deri itesh jam dashuru.
E kam shpin un me tre kat
dashni baj, rrjesht 3 sahat
kam boll lop, dele e dhi
axha jem punon n'bashki
baba pjek c'do vjet raki
e nana c'do vjet ban ka nji fmi.
Jena t'kapun e me lek plot
po t'tham t'drejten se s'ja fus kot
mos m'shif kshtu ti n'biciklet
se benc kam edhe vet...

...............
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

si seks i dobet edhe kete rradhe vazhdon Keila /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ndejta, ndejta edhe e nigjova
e me vedi u mrekullova
thash, hej o zot si ka mundsi
ktij tip me i dhan tan at bukuri
e at kry krejt rrumullak
me ato buz te kuqe gjak
me ja lan mrena krejt bosh
vec per plehna, me e marr si kosh.
Meqe koh me tret kisha plot
thash po prezantohem edhe un sot
se ban vaki e i pelqej
hajt se ifije edhe po e rrej
Se gjysa e rrens asht e vertet
e ja fillova edhe un let e let
- Mar Palush, ti kjosh me jet
se paske ken ti dora vet
vec edhe un mangut s'te la
se me m'pa jam tan aja gja
me flok t'verdha si me ken lesh
per c'do nadje ha pershesh
qe m'fryn faqet mi ban me plas
e kam barkun si me ken drras
jam rrit un, djalo n'malsi
boll me qejf kam dal me dhi
neper shkamij kam't me jan zgjat
e kam shputen si lopat
i kam gishtat si kam pulet
t'gjat e t'holl e mi m'lojn tulet
qe kur veshi minifun
s'dijn robt me pa kerkun
se vec mu mi ngulin syt
e un hic nuk e caj kryt ....
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

pergjigjet Palushi



Tash ndejt Palushi e e ndigjoi
tan ket vashe me te verdhin lesh
edhe pse send nuk kuptoi
per hater t'saj nis e buzqesh

sa mbaroj ajo fjalimin
s'la sekondin me kalu
Keila n'daç me dite vazhdimin
n'ìbiçiklete me ardhe me mu

t'çoj te shpija ne te tretin kat
nji panorame q1 mos e pvet
rrime pak e shtrihena rat
une mbi ty ti mbi dyshek

Se une kot se kam Palush
tre sahatshin ta baj tri vjet
ta xej trupin si furre me prush
shpejt ferlikun me ma pjek

kishte mbete çika pa fjale
djersa lkuren ja kishte mblu
po ça e çoi tane kete djale
mu me ardhe me me propozu???


vajza e shkrete s'po u mushte ne fryme
kishte mbete veç tuj hap syt
as me lag buzet s'kishte pshtyme
i ishte tha te tane ne fyt
ishin rreshk buzet si te gomarit
ne pishe te diellit e te zharit
ma ne fund mbasi shtrengohet
i jep doren e prezantohet
i dashtun Palush... jam Keila
sot po ndrrojme njato emaila
edhe numrat e celularit
e te njihena ma persmarit
qe psh neser mbasdite
ata te mite dalin shetitje
e kena kohe dy tre sahat
me u njoft na pak nga pak
te shtrati i prindve fillimisht
do te diskutojme ma hollesisht
e di se ndoshta ti me fol priton
e kqyr shpejt per njat condom
po................... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

-Keila

nigjo o djale apo palush?
keke gac e m'lume n'prush
i ke marr punt me urush
ma kadal mar rrapatush
se dynjan je tuj i rrejt
te shpija jote kurr s'kam ndejt
se ma per tan at erotike
s'ke than t'drejten n'asnji pike
qe u takume asht e vertet
me t'harru s'ishte e let
po tan aj djal e bukuri
s'mi mori mend't sa me m'cu n'shpi
ato pun dojn shum marifet
thuhen gjanat me lezet
si perfundim tesh po vazhdoj
t'tham historin se si maroj
po jo aty ku e ke lan ti
po ku e kam lan un, pa m'rrit ne shpi
........
fryhet palushi porsi gjel
qe n'maje t'plehit hyp e knon
jam puntor thot, e jo demel
nji si mu s'ke si e refuzon
se ne pac nder mend me m'refuzu
bash ke hi ne gjak me mu
e mi thuj babs e ne pac vlla
n'mujshin me mu mas me u pa
se s'kam me lan gja pa i ba
me spat kres kam me i ca
qe nji si ti ka nxjerr ndynja,
prit thash se ket pun e diskutojm
der njaq lerg punt s'po i cojm
mir pra tha hyp n'biciklet
ti diskutojm ne nji vend ma t'qet
e un s'pata si me ja ba
e n'samar menderen vuna
e u nisa krejt pa za
te shpija e tij andej ka Buna
Njaty mandej ndodhi hataja
qe mu qejfi hic s'ma pati
po prej mejet pshtoj dynjaja
e ne gjak nuk u fut fshati..... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

-Palushi


po me vjen keq pak mori çike
e verteta mos me dal ne drite
po masi historine ke nis me shkru
s'ke si e len pa e kallxu
q1 te pshtova pa u mbyt ne Velipoje
tuj te ba frymemarrje goje m'goje
nejse s'po ja u tregoj vazhdimin
nigjonje ma mire prej Keiles tregimin........




-Keila


palush me buzet vesh ne vesh
tan te zezat po na i nxjerr n'shesh
don me tregu per frymarrje artificjale
e ban mu duk si gja banale
po pre kry t'mics e ma mir mos kjoft
nj fjal keila ne ju mashtroft
edhe njaja ca palushi thot
ka ndodh nji dit tuj ba pak not...

kisha shku un me do shoqe
n'velipoj per bukuri
n'strajc pak djath e buk kallamoqe
me u knaq tan me shoqni
dielli shndrite si kurr ma par
n'te po u nxete edhe nji gomar
afer tij tuj shit shalqij ishte nji fshatar
thame tan kjo dit ka me na shku mbar
e njashtu mbar si na filloj
per fat t'keq nuk perfundoj
n'fakt s'ka faj fati ne ket mes
e ka palushi [ndaluar] asht ndez
n'dashnin qe aj ka per mu
kje tuj me myt, e m'tha t'kam pshtu
e qe t'ju a diftoj un tesh persmarit
se ca ndodhi ne at dit pikante
kur e kujtoj m'mlojn djerst prej hallit
ndini mir se asht interesante
e si fillova tuj ju diftu
un njat di me shoqe t'mija
shkova per plazh e me notu
edhe gja nuk ditne shpija
kisha vesh un nji mini
e do taka per lezet
rana krejt nder to me hini
e ma von mu desht me i tret
sapo mrritme na te bregu
shof palushin afer diku
e un fill minin e heku
shof palushin tuj u mlu
hajt palush thash mir e ke
se vet mrapa po me vehesh
n'brek njitu ti po me ke
e me m'prek krej kot po mprehesh
e ka dielli iher u solla
u shtriva fill sa gjat e gjan
palushit krejt lakmi ja cova
tuj m'pa rrite njaty n'ran
dikur mu t'xetit me kapi
se dhe dielli ban punen e vet
shkoj te deti hap mas hapit
thash po lahem tan lezet
un tuj pa krej punen teme
per palushin kisha harru
per mas me ju than noj gja te rreme
po la palushin me e vazhdu ....

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra shkodrane

-Palushi


ne mos kjoft njashtu ka me ken rren
po masi mu rradha me ka met
ma mire po e tham versionin tem
t'vertetin ta gjejne lexusi vet

nejse kish ardhe Keila me shoqe
me e mira ish nder to
kjo me shami ato me boçe
n'sy s'besova çka po shoh

hej zot, thashe, a asht kjo çika??
q1 takova ate dite te tregu
e sa e kqyra as dy dekika
fill per bluzet me terhjeku

vet vazhdimin e imagjinoni
mu vu mbrapa bash si fmija
o ka dera o ka ballkoni
nuk ke çare pa m'fut te shpija

aty s'pata ça me i thane
kam çu durt e jam dorzu
mire q1 s'ishin babe e nane
se me kishin pushkatu

po tash te kthehena n'Velipoje
siç ju thashe edhe ma pare
mu desht me i dhane fryme goje m'goje
se naleti kje tuj e marre

me dy shoqe vet e treta
n'galoshe, pantolla e siper fund
si byreku peta peta
njashti modet s'kam pa kund /pf/images/graemlins/laugh.gif

kishte edhe i pale gjypnere n'dor
ishte tuj ba m'duket nji xhup
njaq shume briti sa m'bani hor
Palush shpiiiiiirti ku ke hup /pf/images/graemlins/eek.gif

po si je tha artisti jem
mu hodh n'gryke dekik s'vonoj
me m'fal i thashe po nuk t'maj men
ajo hiç.... tuj puth m'coptoj /pf/images/graemlins/kiss.gif

n'bote nuk dita si me ja ba
Aaaaaa je Keila i thash te kam gjet.... /pf/images/graemlins/idea.gif
ec e t'hime bashke n'det me u la
se asht uji vale i xete

si delfini ne uje u plasa
pata dal gati n'breg t'dyt
thashe dikund afer asht mbrapa
kur per pak shoqja mu mbyt

dur e kambe i levizte kot
me demek se po ban not
si deveja tuj pi uje
sa i hini tmerra gjithkuj

vrap shkova hiç s'kam prit
e per flokesh ja kam ngjit
me 1000 halle e xora ne breg
aty mu duk vedi si mbret /pf/images/graemlins/pickellonja.gif

kur ça me pa kjo s'lvizte hiç
Aman Keila i thash mos vdiq
çfare amanit m'tha i gru, s'te vjen marre
po shpejt frymarrjen artificjale

deshti zoti e shume nuk zgjati
qiti tan ujin çka pati
njashtu tuj kollit m'tha o djale
sa te jem gjalle s'kam me ta fale
po pse s'me the ti more qyp
se ky keka uje me kryp
/pf/images/graemlins/mad.gif
/pf/images/graemlins/smash.gif
 

neta

Forumium praecox
Sofra Shkodrane

nji pershendetje prej mejet
per tan grupat qe na e paskan lan sofren bosh.

Tush ku t'ka ik frymzimi? :p



/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wub.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra Shkodrane

u plakme moj mistik

s'jam ma tuçi i para 50 vjetve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_naughty.gif

shkruj diçka ti edhe shihe mandej /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Sofra Shkodrane

tush more piklish, mos po te duket vedi njish :p

hahahahaha paske shkru tan kto rromane
me ken me e pa ndonje shpi botuse, kishe rru lek te madh, demethan lesht e currit :Dhahahaha
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sofra Shkodrane

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Zemrushi</div><div class="ubbcode-body">tush more piklish, mos po te duket vedi njish :p

hahahahaha paske shkru tan kto rromane
me ken me e pa ndonje shpi botuse, kishe rru lek te madh, demethan lesht e currit :Dhahahaha </div></div>



nuk e di pse lodhesh me postu pjese humorit, ti veç me shkru diçka i bake njerezit me qesh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

ps; ato qi shkruhen ne vargje e kane emnin vjersha (bejte) e jo rromane
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Sofra Shkodrane

Po normale more piklish
un ne bejta kam ken gjithmon njish
edhe shokt e tuj ikam sjell n'gisht


Nejse faleminders qe mtregove
se besa bash me pshtove

http://WwW.Shkodra.Ws/forum

Aty kena da bejtaxhi
nqs ta merr mendja mledhu me njat shoqni
te shofim sa je marakli.
 

neta

Forumium praecox
Re: Sofra Shkodrane

Kjo asht me kerkesen e tushit, se e ka marr malli per mu …

Tush e di se t'kam mungu
Po do t’mundohem me permirsu
Me t’pershnet ifije ma shpesh
Me t’dhan arsy me fluturu me presh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_dance.gif

Para do vjetsh ti ke pa than
Dicka me duce e me pak kam
E ke diku ka faqja tetembedhjet
Se mos t’kujtosh se kam harru vet
Po un i marr punt krejt let e let
Pa tu pergjigj kisha pas met
Ti e din se n’bejta ty te baj pet
Ti tham rreshtat krejt qet e qet
Tesh inat t’vjen per shum arsy
E un ktu po t’tham vec dy
Se pritezot tana me ti than
Beqar s’du ty me te lan
Se me ta xjerr namin e zi
S’ka ma femen qe te merr n’shpi
Sidomos me difektin qe ke ti
Qe asht arsyja numer nji :p
Arsyja e dyt pse m’ke inat
Asht se gjithmon ta kam lan that /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Tesh qe Obama ka fitu
Na bajm mir me u pajtu
Yes we can – aj ka than shpesh
Tesh a don paqe, a te baj pshesh? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif


ps. zemrush kot e ke qe thrret tushin, se nuk te vjen pa mu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wub.gif
 

kiren

Primus registratum
Re: Sofra Shkodrane

Edhe ti nga ajo zone je. Por ty duhet ti nxjerrin fjalet me tortura /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif perndryshe nuk flet ti
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Sofra Shkodrane

Kiren ka nevoj me shku per i kurs en menazhim nervash.


P.S un nuk jam shkodran moj cole po malsor, a ke harrua a?
 
Top