Re: Sofra shkodrane (bejte e humor)
Bejtexhinjte a thu marunen
q1 s`po bahen ma te gjalle,
qe tri jave gadi kalunen
s`ma ka shkru askush nji fjale.
Rozaline moj shoqe e dashtun
une besa pata besu,
se tuj kene shoqe me ty
kane me me shkru ndoj gja dhe mu.
Me ca shof paskan zbarku
ne disa tema te tjera,
une mas tyne s`muj me shku
por po rri e i pres te dera.
Deren cile keni me gjete
jabanxhije pak po dukem,
pasha besen ju baj be
une prej deret nuk ju zhgulem.
Bash jam knaqe kur ju kam gjete
se mu duk si me kene n`shkoder,
njeni qit e tjetri prit
gjeta shoke e shoqe,vlla e moter.
Pra ma shume une nuk po zgjatem
se po m`duket pak pa lidhje,
vec po ju tham se ktu mu m`gjeni
n`bahce o n`oborr nen ndonji hije.
Naten e mire pra tane ma bafshi
shndet e pare sa ma shume,
andrra sa ma t`bukra pafshi
gjithe te mirat pra nga une.