Sociologjia Urbane dhe Rurale dhe kuptimi i jetes

Hektor12

Locus omnem
Koncepti i jetës urbane dhe prirjet e saj.


Studimi i jetës urbane ka një rëndësi të vecantë jo vetëm për faktin se analizon përbërjen e shoqëris urbane të qyteteve të mëdha, por dhe parashikon mënyrën se si do të zhvillohen këto qytete. Asnjëher nuk ka pasur kaq shumë njerëz që të jetojnë në qytete. Asnjëher më parë nuk kanë qenë qytete kaq të mëdha sa sot, dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë një tendencë kaq e fort sa është tani drejt urbanizimit jo vetëm në Amerikë dhe Evropë, por dhe në Azi, Amerikën Latine, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Epoka urbane është tani jetësore në gjithë botën dhe mund të thuhet se nënkupton ndarjen e një tipi të shoqerisë, ndryshe nga çfarë ajo ishte më parë. Shoqëria urbane ndryshon nga shoqëria rurale, dhe njeriu urban është i ndryshëm nga llojet e personalitetit që shoqëruan komunitetet dhe kulturat e së shkuarës.


Në ditët e sotme, mosha moderne ndryshon kaq shpejt dhe papritur saqë njohuritë tona mbi këtë proçes sa vijnë e vjetërsohen në krahasim me tendecën e zhvillimit të ngjarjeve të reja. Për rrjedhojë në disa raste dështojmë të kuptojmë sistemin social në të cilin jetojmë. Nga ana tjetër, qyteti dhe shoqëria urbane shihet si një tërësi me probleme sociale si krimi, varfëria, tensionet sociale, dëmet e mjedisit, gabimet qeveritare për të menaxhuar komunitetet e reja. Kjo është e lidhur me zotësin e mendimit, sfidat e “problemit social” ose “krizat urbane” sic i quajnë disa, mund të drejtohen drejtë një niveli të mundëshëm të jetës shumë më të mirë se më parë. Për të gjitha këto arsye studimi i jetës urbane sot ka një vlerë të veçantë e të dobishme.
 

Hektor12

Locus omnem
Tendenca urbane

Përqëndrimi i popullsisë në vendbanimet urbane sot është më i madh se në kohët e mëparshme të historisë së botës. Në 1800, 22 milion njerëz jetonin në qytete me të paktën 20 mijë banorë. Por në 1950 kemi 500 milion banorë në qytete që përbënin 1/5 e popullsisë së botës. Në 1970, kemi 800 milion banorë ose ¼ e gjithë popullsisë së botës.

Në vitin 2000 p.sh 1 në 3 veta në të gjithë botën banonin në vende që kishin jo më pak se 20.000 njerëz. Kjo tendenc shpjegon se shumë vende dhe kombe kanë arritur nivele më të larta urbanizimi. Si një ndër shtetet me urbanizim më të rënduar është SHBA, pritet të jetë në udhëheqje të këtyre ndryshimeve dhe lëvizjeve që do të vazhdojnë.

Në fund të shekullit të 20 më shumë se ¾ e popullsisë amerikane banojnë në vende me të paktën 25.000 vetë. Rajonet botërore që janë sot më pak urbane si Afrika, Azia e Jugut do të kenë një rritje të shpejtë ndoshta më të madhe sesa zonat e urbanizuara të Amerikës së Veriut dhe Europës Perëndimore. Ende përqëndrimi i nivelit të popullsisë në fund të shekullit 20 mbeten më të larta në Amerikën e Veriut dhe në Europën Perndimore se sa ajo e Afrikës dhe Azisë. Përveç tendencës së përgjithëshme drejtë një urbanizimi më të madh, shoqëria moderne gjithashtu lidh egzistencën e rritjes së numrit të qyteteve të pa zakonshme me numër të madh popullsie. Në 1900 kanë qenë në botë vetëm 11 qytete me një milion banorë ose me shumë. Në 1960, 14 qytetet më të mëdha të botës ( të numëruara në kufijt e tyre politikë, nuk përfshijnë popullsinë e zonave të rrethinave) kanë më shumë se 3 milion banorë secila. Në vitin 1985 kemi 273 super qytete nga madhësia, pra me fjalë të tjera, të paktën 1 milion, kurse në 2000 kemi 50 qytete më të mëdha të botës, ku asnjë prej tyre me më pak se 2.3 milion banorë.
 

Hektor12

Locus omnem
Koncepti urban

Pjesa e banorve të një kombi e përqëndruar dhe prania e qëndrave shumë të mëdha të popullsisë brenda një vendi të japin kuptimin themelor të Konceptit Urban. Duke ju referuar Causins dhe Nagpaul në regjistrimin e popullsisë në SHBA në vitin 1970 u përcaktuan katër kategori kryesore për klasifikimin e popullsisë urbane.

Këto janë:
  1. Vendi urban
  2. Rajonet e urbanizuara
  3. Rajonet statistikore metropolitane standarte
  4. Rajonet e konsoliduara standarte
Ky klasifikim është bërë duke u bazuar tek koncepti i “qytetit” që është i populluar në një teritor të caktuar dhe administrohet juridikisht nga qeveria vendore. Një vend urban është përcaktuar të jetë me 2500 banorë ose më shumë dhe i bashkur si një qytet, lagje, rrethinë urbane, edhe zonë e bashkuar urbane, përfshin një territor me një popullsi rreth 2500 banorë. Një rajon i urbanizuar përmban të paktën një qytet jo më shumë se 50.000 banorë duke përfshirë dhe zonat rreth tij. Zonat statistikore metropolitane standarte u zhvilluan me qëllim që jo vetëm të marrë karakteristikë demografike por dhe social ekonomike si një qytet qëndror. Në 1973 në SHBA kishte 265 zona statistikore metropolitane standarte. Rajonet e konsoliduara standarte dy qytete të mëdha sic janë Nju Jorkudhe Cikago, rajonet standarte kryeqytetase, kanë marrdhënie të ngushta, atëher formojnë rajonet e konsoliduara (R.K.S). qy qëndra të mëdha banimi shihen si rajone të konsoliduara standarte: Nju Jork, Nju Xhersi etj.


Koncepti “urban” tregon kryesisht madhësin dhe densitetin e një popullsie.

Hope Tisdale e ka përcaktuar atë thjesht si një përqëndrim të popullsisë dhe si shumëfishim i pikave të përqëndimit dhe rritjes në numër të përqëndrimit individual. Urbanizimi është një proçes që lidhet me pjesën e njerzëve që banojnë të përqëndruar në më shumë se 20 000 banorë dhe e dyta në shtimin e qyteteve me një popullsi të madhe.
 

Hektor12

Locus omnem
Mënyra urbane e jetesës

Në të njëjtën kohë që sociologët veçuan madhësin dhe dendësin demografike, të cilat tregojnë mënyrën urbane të egzistencës njerëzore, shumë studiues të tjerë kanë insistuar që një shoqëri urbane do të thotë tip unik i organizimit të komunikimit dhe një formë speciale e antarsisë individuale në të. Megjithëatë studiuesit kanë vështirësi në përcaktimin e saktë të karakteristikave cilësore që tipizojnë shoqërinë urbane. Ata ende tipizojnë diferencat sistematike për urbanizimin duke përfshirë ekonominë, strukturën sociale, dhe mënyrën e përgjithëshme të jetesës midis njerëzve që banojnë në qytete. Urbanizimi sigurisht karakterizon jo vetëm modelet e vendbanimeve por gjithashtu konfiguracionin social-kulturor të kombeve moderne më të zhvilluara në ditët e sotme. Këto vende kanë 3 element më kryesor si:
  1. Një shkallë të vecantë të zhvillimit ekonomik
  2. Tendenca të qarta drejt organizimit racional
  3. Një lidhje e mirë e “pamjaftueshmërisë urbane dhe lëvizjes individuale”
Kombet e zhvilluara kanë kaluar fazën, industriale dhe janë në fazën pasindustriale. Gjendja pasindustriale paraqet një progres nga tipi industrial dhe një zgjerim i mëtejshëm i urbanizimit industrial. P.sh. një ekonomi e industrializuar prodhon energji nga lëndë djegëse

( qymyr, gaz natyror dhe naftë), një vend pas pasindustrial prodhon energji nga burimet diellore. Një vend industrial është i organizuar në eficenc totale më pak, se një vend pasindustrial në planifikim dhe kordinim. Përfundimisht shoqëria pasindustriale impenjohet me individët dhe si prodhues dhe konsumues më shumë sesa një shoqëri industriale, gjithashtu në shoqërinë pasindustriale vihet re një zgjerim i madh i sektorit të shërbimit.
 

Hektor12

Locus omnem
Objekti i Sociologjisë Urbane

Sociologjia urbane studion strukturën, marrëdhëniet dhe mënyrën e jetës të
grupeve sociale në tërësinë e tyre, po kështu edhe qytetin në tërësi. Sociologjia urbane është një nga dispilinat e veçanta të sociologjisë, e cila nga aspekte të ndryshme, studion qytetin si një organizim dhe organizëm i jetës në tërë dimensionet e saj, si dhe të punës, në këtë kontekst edhe të të grupeve të ndryshme sociale të ndërlidhura me te. Qyteti është një strukturë komplekse materiale dhe humane. Sociologjia e qytetit apo sociolgjia urbane studion qytetin si tip i vendbanimit dhe ndikimin e tij në shoqëri në tërësi.

Që filozofi antik Aristoteli kishte vërejtur këtë ndikim, duke theksuar se ekziston një varshmëri ndërmjet marrëdhënieve shoqërore dhe madhësisë së vendbanimit, qytetit (polisit). Aristoteli trajtonte qytetin-shteti (grek). Qyteti përfshin shtetin dhe shoqërinë. Shteti nuk është njëkuptimësh me qytetin. Qyteti shoqëri e shumanshme. Zemra e lumturisë është zbatimi vyrtytit - në qytet. Demokracia e qytetit është karkaterizuar nga prania e skllavërisë, qytetaria ishte një privilegj jo një e drejtë. Njëherësh, sociologjia urbane studion esencën shoqërore të ndërtimit dhe rregullimin e qyteteve. Pra, qyteti duhet parë sipas sociologëve në marrëdhënie specifike shoqërore, se vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet struktura dhe jeta në te. Krahas sociologjisë së qytetit (urbane) është zhvilluar edhe Sociologjia e fshatit(rurale), e cila po kështu studion marrëdhëniet specifike shoqërore, strukturën dhe jetën në fshat.

Së pari, duhet kuptuar se çfarë do të thotë vendbanimi?Njeriu i përket domosdoshëm një vendbanimi. Vendbanimi është një strukturë shumëfunksionale shoqërore –hapësinore, i cili krijohet për arsye të lidhjeve te përhershme të individëve dhe grupeve për një territor të caktuar dhe njëherësh ata krijojnë marrëdhënie në një bashkësi shoqërore lokale. Vendbanimet janë një nga proçeset më të rëndësishme të zhvillimit të qytetërimit njerëzor. Ndryshe vendbanimet përcaktohen edhe si projekte shoqërore në hapësirë. Vendbanimet nënkuptojnë edhe një organzim të madh të njerëzve, të punës dhe të prodhimit, të banimit, komunikacionit dhe të vetë komunikimit dhe të marrëdhënieve ndërmjet banorëve të një hapësire të tillë. Çdo lloj organizimi shoqëror i njerëzve është shumë i ndikuar edhe nga hapësira, nga tipi i vendbanimit. Vendbanime janë zhvilluar kryesisht në vende ku ka pasur mundësi më të mira për jetë: pranë lumenjve, në udhëkryqe, ku ka pasur më shumë kushte për tregti dhe po kështu ku janë vendosur objekte të rëndësishme shoqërore, politike dhe kultrore. Ndërvarshmëria ndërmjet fshatit dhe qyteti është e madhe dhe mbijetesa e njërës pa tjetrën është e paimagjinueshme.
  • Qyteti është një vend i populluar me dendësi shumë më të madhe se sa fshati. Në qytet banorët e saj nuk kanë burim kreysor për jetesë bujqësinë, blegtorinë dhe pemtarinë. Është shumë e zhvilluar ndarja shoqërore dhe teknike e punës. Në qytete janë të koncentruara institucionet kryesore shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Kjo ndikon që qytetet të jenë qendra të vendosjes, të kenë forcë të madhe. Marrëdhëniet sekundare të banorëve të qytetit janë të kushtëzuara nga madhësia e tyre. Madje në qytetet moderne njeriu konsiderohet i tëhuajsuar, pa njohje dhe marrëdhënie madje edhe me më të afërmit që mund t'i ketë në një hyrje banese. Funksionet e qytetit përmblidhen në këta faktorë: banim, arsim, kulturë; shëndetësi, siguri, komunikime, administratë, prodhim, furnizim, solidaritet. Mëndimtarët e parë më të shquar që u morën me zhvillimin e sociologjisë së qytetit ishin: Platoni, Aristoteli, Iben Hallduni, sociologët utopistë etj.
Tezat themelore të zhvillimit të qytetit u orientuan në zhvillimin teorik të faktorëve:
-ekologjikë,
-historikë,
-institucinalë,
-socio-gjeografikë,
-shoqëror-morfologjikë etj.

Studimi i dukurive të jetës në qytet, është i lidhur me tërësinë e jetës që merr qyteti, dhe çdo studim duhet të lidhet me organizimin, funksionimin dhe dinamikën koleketive. Anri Le Fever, ka insistuar se sociologjia e qytetit duhet të shikohet në totalitet;

  1. Qyteti është tërësia,
  2. Kjo tërësi ndahet në disa entitete funksionale, morfologjike dhe demografike.
  3. Qyteti projektohet në hapsirën e shoqëris, ai përfshin edhe faktorët ekonomikë,socialë, kulturorë, etikë, vlerat etj.
 

Hektor12

Locus omnem
Qasja socio-hapsinore

Është shumë e rëndësishme për sociologjinë urbane raporti ndërmjet shoqërisë dhe hapësirës, në të cilin mbështetet qasaj socio-hapsinore. Parimet themelore të saj janë:
-Hapësira e qyteti kryesisht përbëhet nga rrethina e ndërtuar;
-Hapësira e qytetit është pjesë e një tërësie në të cilin veprojnë vendimet ekonomike dhe politike, në një shkallë metropolitane, nacionale dhe ndërkombëtare;
-Hapësirat e qytetit është e ndërlidhur me simbole të shumta kulturore-simbole dhe objekte materiale, në një ambient artificial;
-Grupet e ndryshme sociale në qyetet kanë më pak apo më shumë ndikim në pamjen dhe strukturën e hapësirës së qytetit;
-Hapësira dhe shoqëria janë të lidhura; hapësira mund të ndikojë në sjellje, por njëherësh bazuar në dëshirat dhe veprimet specifike të individëve dhe grupeve, krijohen forma te veçanta të hapësirës (parqe, sheshe, lagje etj.)
 

Hektor12

Locus omnem
Sociologjia e vendbanimit

Sociologjia e vendbanimit është disiplinë shkencore sociologjike që studion shoqërinë dhe vendbanimin; është në të vërtetë fjala për një hapësirë dhe një mjedis social si pjesë e tërësisë globale shoqërore dhe të një sistemi të caktuar shoqëror, në të cilin veprojnë në një mënyrë komplekse dhe të ndërlidhura proçeset dhe marrëdhëniet sociale. Lënda e sociologjisë së vendbanimit është studimi i vendbanimeve njerëzore si tërësi dhe zhvillimi i tyre, përkatësisht studimi i elementeve socialë, dukurive dhe fenomeneve sociale, proceseve dhe marrëdhënieve që zhvillohen në një hapësirë më të ngushtë apo më të gjerë; të shoqërisë në tërës.
 

Hektor12

Locus omnem
Ndarja e sociologjisë së vendbanimit

Ndahet në dy fusha kryesore:
1. Sociologjia rurale
2. Sociologjia urbane
Mund të gjenden pikëpamje sipas të cilave këto disiplina janë plotësisht të ndara. Janë zhvilluar edhe disiplina tjera që studiojnë aspekte të veçanta të shoqërisë në vendbanime si sociologjia e bashkësisë, e komunës etj. Në kohët të fundit, një përkushtim është edhe për studimin e ndërthurjes mes qytetit dhe fshatit, përkatësisht studimi i rurales në qytet dhe i urbanes në fshat.
 

Hektor12

Locus omnem
Raporti i Sociologjisë urbane me shkencat tjera.

Sociologjia e vendbanimit është shumë e lidhur me shkencat tjera që lidhen me jetën komplekse të njeriut dhe të grupit në një hapësirë të caktuar. Po kështu dhe disiplinat tjera marrin rezultetet e sociologjisë së vendbanimit se ato ndihmojnë për të arritur deri te rezultetet më të qëndrueshme.

Raporti i Sociologjisë urbane me Sociologjinë e përgjithshme

Problemet e kulturës , politikës, ekonomisë, roli i hapësirë dhe i aktorëve social janë elementë të lidhur me jetën urbane. Këto janë objekt studimi jo vetëm i sociologjisë urbane por edhe i shkencave të tjera shoqërore:
Demografët- masin numrin dhe rritjen e banorve në vendet e populluara.
Gjeografët – shpjegojnë hapsirat e qëndrave të lokalizimit të popullsisë.
Historianët – shikojnë evolimin e qyteteve
Ekonomistët- e shohin qytetin si një burim shpërndarje të të mirave materiale, dhe shërbimeve.
Psikologët- shikojnë fenomenet e komunikimit, formimit, udhëheqjes, lidhjet emocionale ndërmjet njerzëve në qytet.

Sociologët hedhin dritë mbi problemet socioale, profesionale e kulturore. Ato janë të lidhura në tërësi dhe në vecanti me qytetin. Studimi i jetës urbane është sociologjik d.m.th trajtimi i qytetit dhe i shoqërisë urbane si një sistem shoqëror i lidhur me densitetin e popullsisë e karakterizuar dhe e përcaktuar nga modelet kulturore.

Një lidhje vihet re edhe midis disiplinës universitare urbanistikës dhe sociologjisë urbane. Urbanistika e shikon qytetin si një hapësir që duhet rregulluar dhe ndryshuar. Ndoshta sociologut do ti duhet që të testojë aftësit e banorëve të pranishëm për ndryshimin e dekorit dhe zakoneve, gjeografit për të dhënë mendimin e tij mbi llojin e veprimtarië që mund të kryhet në vendin e ri. Sociologjia sjellë dije dhe teknika që ndikojnë në gjendjen e vendeve, urbanistika propozon një ose më shumë skema të shndërrimeve të mundshme që mund të sjellë në hapsirën egzistuese. Sociologu synon të sjellë njohuri, urnanisti sintetizon të dhënat e mbledhura duke mbajtur parasysh detyrimet njerëzore, gjeografike, teknike, politike, financiare dhe së fundi legjistative dhe sipas rregullores, imagjinon rregullimin e mundshëm. Sociologjia urbane ka vecori nga fushat e tjera të sociologjisë nga fakti se ajo nuk i ndan dukuritë shoqërore nga hapësirat ku ato zhvillohen, jo se fushat e tjera të sociologjisë nuk interesohen për hapësirat, por sociologjia urbane bën lidhjen e shoqërores me hapësinoren kushtin dhe boshtin e analizave të saj.

Sociologjia e vendbanimit shfrytëzon të gjitha të arriturat e sociologjisë së përgjithshme. Ajo shfrytëzon të gjitha metodat sociologjike.
Gjeografia- faktorët gjeografikë që ndikojnë në jetën shoqërore dhe të vendbanimit. Përcaktimi i konceptit mjedis është shumë i rëndësishëm.
Ekologjia- studimi i faktorëve ekologjikë. Dallojnë ekologjia njerëzore dhe natyrore.
Njerëzore - varshmëria ndërmjet institucioneve njerëzore dhe mjedisit. Në sociologjinë e vendbanimit veçmas studiohet ndikimi i hapësirës dhe natyrës me njeriun, si dhe ndikimi i njeriut në natyrë.
 

Hektor12

Locus omnem
Disiplina e afërta

Gjeografia urbane - studion strukturën, shtrirjen, shkaqet e paraqitjes dhe të zhvillimit te qyteteve në situatë gjeografike (klimatike, fizike etj) dhe të vendosjes topografike.
Ekonomia urbane- ekonomia e qytetit dhe ajo rajonale, taksat etj.
Ekologjia urbane- shoqëria dhe ambienti në qytet
 

Hektor12

Locus omnem
Zhvillimi dhe karakteristikat e sociologjisë së vendbanimit

Problemet sociologjike janë studiuar shumë herët, që në antikë dhe në këtë kontekst edhe problemet e njeriut në raport me vendbanimin. Ka shumë dokumenta dhe shkrime që bëjnë fjalë për këtë. Vetëm në shek,.XX-të, me zhvllimin e hovshëm industrial u krijua sociologjia e vendbabimeve si disiplinë e veçantë sociologjike. Por duhet pasur parasysh se aspekte shkencore të sociologjisë së vendbanimit u zhvilluan në kuadër të shkencave tjera si sociologjia e politikës, sociologjia e punës etj. që kanë trajtime të posaçme në fushat përkatëse.

Koncepti vendbanim

Ka shumë përkufizime për vendbanimin. Kryesisht këto përkufizime merren me karaktersitika të veçanta të vendbanimeve. Banimi po kështu është një nocion që ndeshet dhe ka të bëjë me të banuari (mënyrën, stilin, cilësinë e banimit etj.
Dy janë tiparet e vendbanimit
1. Teorike- njerëzit që përbëjnë vendbabimin duhet të jetojnë në një territor të caktuar
2. Proceset shoqërore- pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë dhe zhvillohen, dhe ky zhvillim është i lidhur me vendbanimet e ndryshmeve dhe madhësia e fshatit, qytetit, tipi me çka merren njerëzit në te etj.
 

Hektor12

Locus omnem
Karakteristikat për të definuar dallimet ndërmjet fshatit dhe qytetit

Kriteri historik- mbështetet në përcaktimin nocionit qytet, kështjellë. Njerëzit që kanë banuar në këtë qytete-kështjella kane bërë jetë të ndryshme nga ata në fshatra. Kriteri i drejtësisë-juridike- një vendbanim mendohet se është qytet vetëm nëse për këtë ka një vendim juridik valid.
Kriteri statistiko-demografik paraqet numrin e banorëve si element qenësor të dallimit ndërmjet fshatit dhe qytetit.
Kriteri arkitektonik- mbështet në kriterin e ndërtimit të qytetit dhe të vendbanimeve në trërësi. Nëse ka arkitekturë urbanistike dhe shërbime komunale të organizuara-është qytet.
 

Hektor12

Locus omnem
Kriteret sociologjike për të definuar dallimin mes fshatit dhe qytetit

Ferdinand Tenis i ndanë shoqëritë në dy forma themelore:
  • Bashkësia, Fshati dhe familja
  • Shoqëria (qyteti dhe shoqëria aksionare)
Tiparet kryesore të bashkësisë janë solidariteti i natyrshëm, prona e përbashkët, vullneti i përbashkët, kolektivizimi, tradita, zakonet, besimi etj. Ndërsa tiparet e shoqërisë janë: solidariteti me marrëveshje, prona private, individualizmi, interesi personal dhe opinioni publik.
Verner Zorvart është marrë me kontekstin social të vendbanimit. Ai thekson se në qytet për shkak të shtrirjes së tij, njërzit nuk njihen mes tyre dhe kanë shumë rrallë raporte sociale. Por nga sociologët amerikanë kjo nuk është pranuar, pasi vlerësohet se vlerat tradiocionale të fshatit dhe qytetit janë të përafërta. Piter Sorkini, vlerëson disa dallime të fshatit dhe qyteti si: profesionet e banorëve, organizimi i hapsirës, madhësia e bashkësisë, dendësia e banorëve, homogjeniteti i banorëve dhe ndërveprimi social i tyre.

Lindja dhe zhvillimi i vendbanimeve

Në zhvillimin e vendbanimeve vlerësohet se kanë luajtur rol katër ngjarje;
1. Revulocioni agrokultural, që mundëson lënien e mënyrës së jetës në pjesë
shumë të vogla prone. Me këtë revulucion u mundësua të krijohen vendbanime të mëdha dhe janë të njohura që para 20 mijë vjetëve, ato në Egjipt dhe Mesopotami të jugut.
2. Revulucioni urban, është epoka e formimit të qyteteve në Anadoll para 7000 vjetëve.
3. Revulucioni industrial, që lidhet me tipin e qyteteve industriale. Paraqitja e
revulucionit industruial bëri të mundur koncentrimin e fuqisë punëtore në qytete. Kështu qyteti fillojë të marrë funksione edhe të vendbanimit edhe të prodhimit.
 

Hektor12

Locus omnem
Tipologjia e vendbanimeve

Ndarja themelorë është : fshati dhe qyteti. Në kohët e lashta, kishte pak veprimtari siç ishin; punimi i tokës, tregtia, profesionet ushtarake, kështu që vendbanimet kishin edhe funksione fare të reduktuara. Me ndarjen e punës dhe profesioneve, shtohen edhe funksionet e vendbanimeve. Varësisht, nëse banorët merren me bujqësi, atëherë është fjala për fshat. Për të dalluar vendbanimit luajnë rol edhe disa faktorë të tjerë siç janë; faktorët natyrorë, shkalla e zhvillimit kultural dhe të trashëgimisë si dhe karakteri etnografik. Faktorët dallues janë:
ØEkologjik- fashti është i shtrirë në një hapësirë natyrore, ndërsa qyteti në një hapësirë artificiale, dhe teknike.
 
Top