Re: Socialistet veten 23,5%?!
nuk ia vlen as ta komentosh
pak si i forcuar ky perfundim do te thoja <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb]
Studimi i mësipërm mbase pa dashje shërben edhe si një pasqyrë e përqindjes që zënë zgjedhësit socialistë në mes të votuesve shqiptarë. Sipas tij del se ai që quhet elektorati i Partisë Socialiste vështirë se e kalon shifrën 23,5 përqind.
Ku mbështetet ky pohim? (dhe kjo eshte ceshtja)
Dihet ( <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> DIHET?????????!!!!!!!!!!!! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ) se, krahasuar me të djathtën, e majta shquhet për disiplinën partiake të fortë, për të mos thënë të hekurt. Aq më fort mund të thuhet kjo për të majtën shqiptare, e cila ka rrënjë të thella komuniste, ka traditën e një komunizmi me një disiplinë ushtarake. Në radhët e të majtës shqiptare për shumë dhjetëvjeçarë kjo disiplinë është përkthyer kështu: partia mbi të gjitha, natyrisht edhe mbi Atdheun. Kjo ka qenë një parullë zyrtare në kohë të diktaturës. Sipas kësaj tradite fjala e partisë është ligj, problemet e pakënaqësitë që mund të kesh mund t&#8217;ia thuash partisë po kurrësesi të tjerëve, kurrë e në asnjë rast ato nuk qiten në pazar.
Të edukuar me këtë frymë militantët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste nuk mund të pranojnë me folë keq te dikush tjetër për partinë e tyre. Aq më pak në një anketë që do të bëhet publike ose që do të interpretohet në Europë e në Amerikë: si ta shesim partinë te bota? Bëjnë ç&#8217;bëjnë, këta militantët i kapërdijnë hatërmbetjet me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj, sipas mendësisë &#8220;mbase kanë gabime, po janë djemtë tanë&#8221;.
Nisur prej këtij realiteti del se 76,5 e shqiptarëve që pohojnë se qeveritarët socialistë janë hajdutë nuk janë zgjedhës socialistë. Socialistë, përkundrazi, janë pjesa tjetër: ata që pohojnë se qeveritarët nuk kanë vjedhur, ata që mundohen me e fshehë vjedhjen, me mendësinë se këto punë i di partia. E këta, sipas studimit të Qendrës Kundërkorrupsion, janë vetëm 23.5 përqind e shqiptarëve!
Mehmet ELEZI
Tiranë, 18.09.2003 [/qb]
nuk ia vlen as ta komentosh
