Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Lulzim_Basha-300x202.jpg
<p class="wp-caption-text">Ministri i Punëve të Jashtme Z.Lulzim Basha me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Z. Samuel bogar </p>


Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel bogar, gjatë një takimi sot me homologun shqiptar, Lulzim Basha, garantoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për përmbylljen pa vonesë të procesit të heqjes së vizave Shengen për qytetarët shqiptarë. Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, Ministri Basha ndodhet sot në Slloveni ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili ka si temë kryesore politikat e krizës ekonomike. Gjatë takimit me homologun slloven, Ministri Basha mori sigurinë e plotë për vazhdimësinë e politikës së qeverisë sllovene, në veçanti në drejtim të shqyrtimit sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë përgëzoi Ministrin Basha për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri si dhe për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij takimi, Ministri Basha u informua nga homologu i tij për vendimin e qeverisë sllovene për hapjen në muajt në vijim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Tiranë. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin dypalësh politik dhe ekonomik si dhe për zhvillimet në rajonin tonë.
Investime sllovene në Ballkanin perëndimor
Sllovenia do të duhej ta shqyrtonte mundësinë për investime në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Steëart Jones në forumin strategjik që po zhvillohet në qytetin slloven, Bled. Gjatë një interviste për agjencinë sllovene të lajmeve, STA, Jones tha se ‘ekonomia sllovene, edhe pse e goditur nga kriza globale, megjithatë ka strukturë për ekonomi të mirë dhe duhet të orientohet në shqyrtimin e mundësisë për investime në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor’. Duke theksuar se Ballkani Perëndimor i nevojitet një zhvillim i shpejtë ekonomik, Jones tha se infrastruktura e komunikacionit dhe ajo energjetike e këtij rajoni lejon më shumë mundësi për investime, të cilat do të nënkuptonin hapje të vendeve të reja të punës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22000
 
Top