Skulptorit Helidon Xhixha i jepet Çmimi për Karrierë në Novara
Në ditën e përurimit të edicionit të nëntë të “Çmimit kombëtar për artin e qytetit Novara”, skulptorit shqiptar, Helidon Xhixha, iu akordua nga Bashkia e Novarës Çmimi për Karrierë. Po ky çmim, edhe për piktorin italian, Enrico Colombotto Rosso.
Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua në Salone Arengo del Broletto, ditën e shtunë, më 10 tetor 2009, në orën 19:00, ku morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Novarës, të institucioneve rajonale, galeristë, kritikë arti, gazetarë, artistë e dashamirës të artit e kulturës dhe qytetarë të qytetit e zonave përreth.
Dhënia e çmimeve dy artistëve në ditën e përurimit të edicionit të nëntë të Ekspozitës Kombëtare për Pikturë e Skulpturë, Novara, tek e cila deri tani kanë marrë pjesë mbi 10000 artistë, ishte një vlerësim i dyfishtë për artistët, mbasi ky konsiderohet si një nga vitrinat më të rëndësishme të ofertës kulturore novarese dhe përbën një moment për të “takuar” qytetin e Novarës dhe pasurinë e tij artistike dhe kulturore. Aktiviteti organizohet nga “Art Action”, në bashkëpunim me Bashkinë Novara dhe nën //////////patronazhin e Ministrisë së Monumenteve e Aktiviteteve Kulturore, rajonit Piemonte, provincës Novara dhe FIAF /////////(Federazione Italiana e Shoqatave Fotografike) dhe e Shoqatës Fotografike të Novarës.
Në ditën e përurimit ishte parashikuar ky takim me artin, ku dy mjeshtër të mëdhenj të panoramës bashkëkohore të artit, piktorit Enrico Colombotto Rosso dhe skulptorit Helidon Xhixha, bashkia u dedikoi Çmimin për Karrierë.
Ky çmim aq sa i çmuar, është edhe i rrallë për një artist shqiptar. I arritur e merituar denjësisht falë studimit, punës kërkuese artistike dhe nivelit të lakmueshëm bashkëkohor të arritur, por në rastin konkret edhe shenjë e trashëgimisë së ndjenjës qytetare dhe aftësisë për integrim në një ambient të ri, në një tokë të huaj.
Novara është qyteti i adoptuar nga Helidon Xhixha, shumë larg nga natyra dhe atmosfera e vendlindjes, Durrësi, por shumë afër aspiratave të tij, së ardhmes krijuese, dëshmi e gjallë për këtë janë sheshet e qytetit që prej vitesh kanë pranuar e mbajnë me dashuri veprat e skulptorit me origjinë shqiptare. Vlerësim, vëmendje dhe sensibilitet në rritje e autoriteteve lokale. Domethënës fakti që prej vitesh, bashkia e qytetit të Novarës i ka dedikuar një hapësirë të veçantë ekspozimit të skulpturave të Xhixhës në një nga parqet më të frekuentuar nga qytetarët. Por jo vetëm kaq, në disa sheshe të qytetit janë në ekspozim të përhershëm vepra të skulptorit, si ajo në sheshin “El Alamein”, apo basorelievet para sheshit të Bashkisë e të Kuesturës Novara, e të tjera skulptura ndodhen në shumë zona të tjera të territorit italian. Vlen të përmendet “Kali Kas”, para Stabilimentit Ferrari (afër autodromit të garave të F.1) në Marranello, i cili dominon sheshin me 6 metrat e gjysmë të tij, apo skulpturat monumentale në qytetin Stresa, në Palazzola e në LungoMare.
Helidon Xhixha, vitet e fundit, është vënë përballë artistëve të huaj në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare (e fundit, ajo e MIART dhe ARTVERONA) ku ka dominuar me stilin e tij origjinal, e duke fituar çdoherë vëmendjen e kritikës, të mediave e të galeristëve.
Pjesëmarrja në ekspozita nuk është e vetmja rrugë afirmimi për këtë skulptor. Projekte të rëndësishme ka “në kantier” e ndër më kryesoret është vendosja e skulpturës monumentale dedikuar viktimave të 11 shtatorit në Nju Jorkut, në qytetin ku ndodhi kjo tragjedi. Projekti parashikon ekspozime në qytete të Italisë dhe në Europë e deri tani ka kaluar disa etapa, si ajo e ekspozimeve në qytetin e Firences, ku mori pjesë edhe vetë ambasadori shqiptar në Romë/////// ////////SHTZ, Llesh Kola, në Berlin (korrik, 2008) ku nderoi me pjesëmarrjen e saj diplomatja Inid Milo, si përfaqësuese e ambasadës shqiptare në Berlin. Ekspozime të tjera të skulpturës janë bërë në Milano, Como, Stresa dhe këtë vit skulptura do të vazhdojë itinerare të tjera në Itali. Ndërkohë Helidoni po përgatit ekspozimin e veprave të tij të serisë “Energjia nëpërmjet ngjyrës”, për ditën e përurimit të stinës së nëntë simfonike 2009/2008 dhe projektit “From Columbus to Columbus”, që do të zhvillohet në sallën “Verdi” të Konservatorit të Milanos, më 14 tetor 2009.
Të gjitha këto janë dëshmi e aktivitetit të larmishëm të jetës artistike të Helidon Xhixhës e njëkohësisht të arritjeve të tij.
Komenti ynë është i lirshëm dhe ndoshta i ndikuar nga një atdhetarizëm i justifikueshëm. Për këtë fjala e kritikut të huaj është më objektive dhe akoma më me vlerë. Për këtë citojmë komentin që kritiku i artit, Enrico Badellino, në recensionin e tij në katalogun zyrtar të artistit SKIRA (i cili do të dalë së shpejti nga shtypi) shkruan: “Edhe pse çeliku ka fortësinë e tij të jashtëzakonshme si material, veprat e Xhixhës nuk tregojnë ndërhyrjen e ndonjë objekti apo mjeti mekanik, që ta ketë forcuar atë për të marrë një formë të caktuar. Është sikur artisti të plazmonte lëndën me forcën e mendjes, e pajisur kjo me forcën për të palosur në shumë forma, që në të njëjtën kohë të befasojnë me karakteristikën e tyre. Skulpturat e tij, në fakt, duket se janë pjesë e një organike të rastësishme, një dukuri kjo që shfaqet shpesh si veti e formave natyrale, si joshja sugjestive dhe enigmatike e një guri të braktisur që përkëdhelet nga valët apo fërkimi i rërës së shtyre nga era – aq dhe si një normë arkitektonike, e cila bashkëjeton me energjinë krijuese, me intuitën e flaktë të artistit, më tepër se e mbështetur te një qëllim projektues”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24184. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24184