Skizofrenia

juxhoxhjaj

Primus registratum
Skizofrenia

Kam pare nje dokumentar ku tregoheshine hollesira rreth kesaj gjeje qe disa e quajne semundje te skizofrenise dhe keta njerez ne fillim ishin normal dhe kishin nje jete si cdo njeri tjeter, une u shokova se nje dite edhe une mbase... , ndaj kerkova me shume per kete ngjarje te shemtuar te jetes njerezore dhe do doja ta diskutonime ketu, eshte je nje semundje e cuditshme ku pacientet shikojne figura jo-reale dhe konsiracione te ndryshme kundra tyre, cfare mendimi ose info keni per kete?
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Skizofrenia

Esht perballja me e frikshme qe njeriu mund te ndeshi ne jet.

Me c'di un ne skizofreni, edhe mund t'lindesh(njeri nga prindrit e vuan dhe kalon tek femija.) edhe mund t'behet gjat jetes e siper.

Esht e frikshme apo e pabesueshme te mendosh qe k'ta njerez komunikojn(sipas tyre) me qenie njerzore e jo-njerzore te padukshem per syrin ton...edhe me e cuditshmja esht se ata jan m'suar me k'te gje.

M'duket se e kam pa edhe un at'emision qe thu ti, njerez qe flasin me demona...njerez qe shume "zera" i thrisnin ne koke te vriste me non e bab, me t'veret nje semundje shum e keqe.

Me c'kuptova kjo semundje vinte nga demtimi i nje pjese te trurit.
k'te ose mund ta kishe n'mungese qe n'lindje ose u demtonte gjat jetes, bohh streseve, me shum e vuanin paranonjaket dhe histeriket.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Skizofrenia

Ndryshe nga perceptimi i pergjithshem qe keta njerez nuk mendojne nuk eshte e vertete , mendojne por mendojne ndryshe ose kane tjeter proces te menduari .
 

policia

Forumium maestatis
Re: Skizofrenia

do ju them nje histori qe me ka ndodhur ne autobuz, mua personalisht.
isha me nje shoqen time, ajo ishte e veshur me uniformen e policise, ndersa une isha civile. pas nja 7-8min qe ishim ne autobuz, nje burre (alamet burri dukej nga pamja e jashtme, me kollare) filloi ti therriste kesaj shoqes time, mos rri me kete (e kishte fjalen per mua) se do te te vrase, e njoh mire une kete, ajo te ka pergatitur nje kurth etj etj... kush i mban mend te gjitha, gjithe autobuzi shtangu dhe filluan te me shikonin mua me cudi, sepse ai e thoshte ne nje menyre aq serioze dhe aq bindese saqe te gjithe njerezit po dyshonin tek mua dhe jo tek ai...
ishte nje situate shume e sikletshme, ti thoshe qe ne nuk njihemi fare, kujt tia thoshe ai "ishte i bindur" qe me njihte, te ngrije zerin dhe ti bertisje ai mund te behej agresiv...
nga mesi i ketij debati nderhyri nje cun qe ishte aty afer nesh dhe po i thoshte qe mbylle gojen mos fol kot (mesa duket ky e kuptoi qe ishte skizofren), kur ai iu kthye edhe atij, edhe ti je bashkepunetor i kesaj prandaj po e mbron, nuk foli me ai i shkreti. kur me vjen ai faturini dhe me thote mos u merzit se kete pune ka ky, vetem duke share rri neper autobuze...
ja keshtu, keshtu me ndodhi ...
 

nizzaboy

Primus registratum
Re: Skizofrenia

Me falni te gjithe
Polices i besoj ( se kam nje shoqe karabinieri vetem te verteten me tregon perhere )
Sikozofrenia nuk ja uroj askujt eshte ne semundja qe 30 % sherohen 30 % ngelin sic jane dhe 40 % perkeqsohen dita dites, nuk ka ilac per kete lloj semundje vetem Zoti te ka ne dore , kush ka familjare qe vuajne nga kjo gje duhet tju rrine sa me prane,ajo shfaqet nga shume faktor
si papunsia apo stresi
jeta bashkeshortore e shume lloj faktoresh te tjere
eshte tamam si thote policia qe ashtu bejne por ata nuk jane te keqinj dhe ne sduhet te tallemi me to por ti kuptojme e ndihmojme , zakonisht keta flasin me gjera qe vetem ata shikojn dhe juduket sikur edhe televizori ju flet e i drejton ose sikur ka komplotet shteti ndaj tyre , mos i raft kujt, ndaj kur te shikoni raste te tilla ose keni deshire per te bere dicka shkruhuni vullnetare ne shoqata te ndryshme qe ndihmone keta njerez, nje shetitje ne park ose nje buzqeshje do ishte shume per keta njerez, skizofrenia eshte nje lloj faze ku vete personi nuk jeton me ne realitet dhe ka haluciancione , shume marrin rehipnol ( droga e perdhunimit) por nje qetesues i forte e shume nje lloj tjeter ilaci per me shume lexoni tek http://www.schizophrenia.com/

Mos harroni filimin te bazuar ne nje ngjarje te verte A Beautiful Mind ai ishte nje scizofren por fitoj NOBEL

The word "schizophrenia" comes from the Greek roots schizo (split) and phrene (mind)

* Schizophrenia refers to a "split personality" or multiple personalities. Actually, the term ‘schizophrenia’ refers to the split between the individual’s personality or perception of reality and objective reality. Fragmented thinking processes are characteristic of the disorder. Multiple personality disorder is a different and much less common disorder than schizophrenia.
* People with schizophrenia are violent criminals. This is not automatically the case, although the delusional thoughts of schizophrenia sometimes lead to violent behavior.
* Schizophrenia is a rare condition. Schizophrenia is not rare; estimates are that 1 in 100 people in the United States may have the disorder.

Signs and Symptoms of Schizophrenia

* Sleep problems
* Social isolation
* Hyperactivity or inactivity
* Inability to concentrate
* Hostility



* Paranoia
* Unusual emotional reactions
* Deterioration in personal hygiene
* Unusual sensitivity

Dmth te gjithe jemi pak skizofrene por sduhet te kalojme qarkun qe na mban.

Ok lexoni ketu
http://www.helpguide.org/mental/schizophrenia_symptom.htm

PS:LUTJUNI KRISHTIT SE AI SHERON GJITHCKA
 

Angel-A

Primus registratum
Re: Skizofrenia

Sa e frikshme qe duket skrizofrenia dhe objekivisht eshte, aq dhe eshte interesante....Keta jane njerez qe jetojne ne dy realitete qe i perceptojne ne te njejten menyre, pra te dy realitetet jane te pranuara si te tilla ne mendjen e tyre ne nje moment ose ne nje tjeter. Me pak fjale truri i ketyre njerezve duhet te perballoje peshen e dy jeteve, dhe déja nje eshte e lodhshme. Ndoshta eshte kjo arsyeja pse keto realitete shpesh fuzionojne. Besoj se truku qendron te dish te besh diferencen, pra te pranosh ekzistencen por te dish te vesh ndarjen midis njerit dhe tjetrit realitet. Te pakten keto kane qene refleksionet e mia pasi pash A Beautiful Mind, q e adhurova.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Skizofrenia

Jo te gjithe skizofrenet jane te dhunshem ose te besdisshem.
Une kam pasur te bej me nje rast te tille dhe me besoni eshte
"misioni me i pamundur".
Me duhej te perdorja te gjithe artin e fjales per t'ju pergjigjur pyetjeve te saje, te analizoja te gjitha versionet e mundeshme per situata shume te thjeshta, te isha ne cdo moment si nder gjemba nga frika e mendimeve dhe e reagimeve te saje....
"E semura" ne fjale kishte vetem probleme me vetveten, gjendje pesimizmi dhe fjale dhe veprime te pashpjegueshme.... asgje qe mund te demtonte njeri perrvec vetes se saje.
MOS I NDODHTE NJERIU NJE GJE E TILLE!
 

gangsterja

Primus registratum
Skizofrenia shkaktohet nda depresioni,dhe arsyet jane fiziko-psikologjike dhe e3konomike.Skizofrenia eshte nje semundje mendore,specifike,ne siptomat e saj,dhe nje nga keto siptomat dallohet lehte nga te gjithe njerezit jane halucinacionet.Skizofrenia eshte semundje mendore qe shoqerohet me siptoma qe e lene individin te demtuar nga ana shoqerore,fizike dhe emocionale.
 

gangsterja

Primus registratum
Siptomat e kesaj semundjeje shfaqen ne fund te adoleshences,tek meshkujt vihen me re sesa tek femrat.Zakonisht taumat ne femijeri apo ndodhi shume stresuese per individin,ku kombinohen me predispozime te tjera(skizofrenia paraqitet ne ato familje qe kane lidhje me kete semundje)e bejne te mundur shfaqjen e semundjes.Njerzit qe vuajne nga skizofrenia nuk jane violent,por perderisa ata e kane te mjegullt perceptionin e realitetit,mund te demtojne njerez te aferm duke mos qene te vetedijshem.Pacientet qe diagnozohen me skizofreni jetojne10-12 vjet me pak sesa te tjeret per shkak te semundjeve te tjera fizike sikurse per shkak te icidenteve te vetvrasjes.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Skizofrenia"
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshher kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e qujmë "Çmenduri"Psikiatri zvicëran,Eugen Bleueler,ka qenë ai që ka përdorur nocioni "Skizofreni",për herë të parë,fjal kjo e cila vjenë nga greqishtja dhe që do të thotë "Shpirtë i Ndarë"Psikiatrit e klasifikojnë Skizofrenin si psikozë.Me këtë ata nënkuptojn një person,i cili mund ti dallojë mendimet,idetë,përceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti,përceptimi i ndarë,idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.
-Simptomat Karakteristike të Skizofrenisë janë:
1-Delizione.
2-Halicinacione.
3-Fjalim/Mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4-Sjellje katatone ose çrregullsi e theksuar në sjellje.
5-Simptomat negative-humbje e funksioneve normale,si psh:munges inciative,munges dëshire,varfërim(ose bllokim i plto)fjalimi etj.
_Kohëzgjatja-
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjat 6.muajve të fundit.Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshij të paktën njlë mua që nga shfaqja e simptomave nga grupi-A-(faza aktive e simptomave)dhe mund të përfshijë periudha të simptomave,si fazen aktive të keqësimit ose fazen e shfaqjes të simptomave pozitive(d.m.th.-përmirësim në funksione të ndryshme)Këto simptoma mubd të jenë të njejta me sëmundjet e tjra mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mun të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik..Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës së skizofrenisëdisa prej simptomave Pozitive dhe Negative.
-Simptomat Pozive përfshijnë:
1-Mendime të Çrregulluara.
2-Halucinime,si dëgjime të zërave apo tingujve të ndryshëm
3-Deluzionet.
4-Iluzionet.
-Simptomat Negative përfshijnë:
1-Kur ndihen të pa iteresuar dhe emocionalisht të zbrazët.
2-Pamundësi për tu përqendruar.
3-Dëshira për të qëndruar larg njerëzve.
4-Nevojë për tu ndier i mbrojtur.etj..
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Skizofrenia eshte nje nga semundjet mendore me te keqkuptuara dhe me te "romantizuara" (ndoshta ky shkaku i postimit te pare te kesaj teme).

Pikesepari, Skizofrenia eshte semundje mendore qe shoqerohet me simptoma qe e lene individin te demtuar nga ana personale, shoqerore dhe fizike. Karakterizohet nga prishje te perceptimit te realitetit, menyre mendimi te dis-organizuar, deluzione dhe hallucinacione. Nuk demton vetem anen cognitive por edhe anen e sjelljes personale dhe emocionale te njeriut sepse simptomat e lene ate 'gjysmak" ne funksionimin me njerezit pereth.
Ka shume kombinime te simptomave dhe per kete arsye ka debat per diagnozen ekzakte te skizofrenise.

Diagnozen mund ta beje psikiatri ose psikologu klinik. Deri sot nuk mund te zbulohet me teste biologjike (psh. me analiza gjaku), megjithese shume kerkime shkencore sugjerojne qe skizofrenia mund te kete rrenje gjenetike dhe neurobiologjike te cilat kur kombinohen me ambientin pereth shkaktojne shfaqjen e simptomave. Nje nga menyrat e pakesimit te simptomave psikotike jane ilacet te cilat bllokojne receptoret e dopamines, por keto ilace kane pasoja te tjera negative dhe nuk tolerohen mire nga shume paciente. Gjithashtu, kane zbuluar ndryshime ne strukturen e trurit ne shume paciente me skizofreni ne krahasim me popullsine normale, por kritiket sugjerojne qe differencat midis njerezve mund te jene shaktare per shume nga keto diferenca.

Zakonisht, njerezit qe vuajne nga skizofrenia nuk jane violent, por perderisa ata e kane te mjegullt perceptionin e realitetit, mund te demtojne njerez te aferm duke mos qene te vetedijshem.
Pacientet qe diagnozohen me skizofreni jetojne 10-12 vjete me pak sesa te tjeret per shkak te semundjeve te tjera fizike sikurse edhe per shak te incidentit te larte te vetevrasjeve.

Pacientet demonstrojne (pervec simptomave te psikozes (psychosis)) edhe veshtiresi ne te folur, mungese motivacioni per te kryer veprime te ndyshme, mos-aftesi ndjeshmerie per te shprehur emocione te ndyshme, demtim kujtese etc..

Zakonisht, simptomat fillojne ne fund te adoleshences dhe meshkujt i tregojne simptomat (gjithashtu kane simptoma me te theksuara) sesa femrat. Zakonisht, trauma ne femijeri apo ndodhi shume stresuese per individin, kur kombinohen me predispozime te tjera (psh. skizofrenia paraqitet me shpesh ne familje qe kane histori me kete semundje) e bejne te mundur shfaqjen e semundjes.

Skizofrenia trajtohet me nje kombinim ilacesh antipsikotike. Ngaqe simptomat jane te shumta, eshte e veshtire qe te trajtohen te gjitha me ilace dhe shume nga to kane simtpma te tjera negative si psh. Shtim ne peshe, humbja e deshires seksuale, demtim te sistemit nervor (ne disa paciente), hiperglicemi etc.

Jane permendur me perpara shume njerez te famshem qe kane demonstruar simtoma te skizofrenise (dhe nuk jane diagnozuar te gjithe me semundjen).
Parashikohet qe perqindja e manifestimit te skizofrenise eshte 1 % e popullates (reth 7 deri ne 16 njerez per 100,000 veta popullsi). Eshte e vertete qe shume njerez te famshem, si artiste, poete etc, kane vuajtur nga simptomat dhe ndoshta ne shkalle serioze, megjithate nuk do te thote qe kjo semundje eshte "lidhur" me te qenit "gjeni". Skizofrenia nuk te ben njeri te "jashtezakonshem", Eshte semundje dhe ka te gjitha anet negative te nje semundjeje dhe per kete shkak nuk eshte e sakte te parashtrohet pyetja: Sa skizofren jeni. Sondazhe te tilla nuk kane kuptim dhe do hiqen.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Skicofrenia është semundje shumë komplekse, ku edhe simptomat janë tepër komplekse. Sa i përket diagnozës psikiatrike të skicofrenisë ka shumë mosmarrëveshje. Këtu do të prezentohen disa teori të ndryshme për diagnozën, shkaqet dhe tretmanet duke u bazuar në manualet e diagnostifikimit sipas DSM I...V ose ICD 10 (F20-F29).
Skicofrenia është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë 'çmenduri'.
Psikiatri zvicerian Eugen Bleueler ka perdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “ shpirt i ndarë”.Psikiatërt e klasifikojnë skicofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomeve, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund të ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.
Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptome si çrregullim psikiatrik. Për t’i trajtuar këto simptome ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatë çdokush nuk i beson këto mendime të këtyre episodave psikologjike. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike përshkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skicofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çka do të thojnë këto përvoja për atë individ.
Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës.
Diagnostifikimi sipas DSM IV
Një përson skicofren duhet të ketë të paktën këto simptome sipas manualit të diagnistifikimt, që përdorët nëpër qëndra psikiatrike.

A: Simptomat karakteristike
Dy (ose më tepër) nga simptomat e më poshtme, prezente në një pjesë kohe rreth një mujore (ose edhe me pak) jane të mjaftueshme për te percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone, ose çrregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungesë dëshire, varferim (ose bllokim i plotë) fjalimi, etj.
B: Çrregullimi në jetën soociale/profesionale:
Çrregullim, i tillë që rënja në prodhimtari të jetë e dukshme nga ç'ka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më teper fusha të funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetën… etj, gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjës së sëmundjes ose simptomeve skicofrenik
C: Kohëzgjatja:
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të pakten një muaj që nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund të përfshijë periudha të simptomeve si fazen aktive te keqësimit ose fazën e shfaqjës se simptomeve pozitive (dmth. permirësim në funksione te ndryshme).Këto simptome mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siq janë çrregullimi bipolar dhe çrregullim skicoafektive apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatërt dallojnë gjatë diagnozës se skicofrenisë disa sipmtomeve pozitive dhe negative.
Simptomet pozitive përfshijnë:
• Mendime të çrregulluara
• Halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
• Deluzionet
• Iluzionet
Simptomet negative përfshijnë:
• kur ndjehen të pa interesuar dhe pa emocionalisht të zbrazët
• pamundësi për t’u koncentruar
• dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
• nevojë për te u ndjerë të mbrojtur
Simptomet pozitve
Mendime të çrregulluara
Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar.
Halucinimet
{mosimage} Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) që nuk shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore (zëra).
Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i d&eu
ml;gjojnë. Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Pra, shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap të tjerë degjojnë zëra që diskutojne me njëri-tjetrin. Tek pacientet skicofren në shumë raste këto zëra shkaktojnë frike - por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe efekt qetësues.

Cave (kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.

Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta. Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.
Deluzionet


Halucinimet në shumicën e rasteve janë të shoqeruara me simptoma të tjera, dhe veçanerisht deluzionet. Njerëzit qe përjetojnë halucinacione ndjejnë nevojën t’i shpjegojnë këto zera. Këto shpjegime shpesh përfshijne ide deluzive. Këto janë ide të gabuara, të pabazuara në realitet. Shpesh deluzionet është e vështire të percaktohen si të tilla. Ato mund të jenë edhe fakte të verteta apo realitet. Në të shumtën e rasteve psikologet binden mbi të qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të ideve të tilla nga pacientët skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike. Pacientë deluzivë e kanë të pamundur të perceptojnë (kuptojnë) atë çka të tjerët mendojnë lidhur me idenë e tyre, dhe janë të pazotë të ndalojnë mendimet mbi keto deluzione, si edhe të vazhdojnë te flasin mbi to papushim. Deluzionet më të shpeshta janë ato që dikush tjetër po u imponon keto mendime ne kokë, njerezit rreth e qark janë te aftë të lexojnë keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumë deluzione kane përmbajtje vetemadhështie ose paranoide.
Simptomet negative
Simptomet e tjera si tërheqja nga shoqëria, humbja e interesimit, moskoncentrimi përshkruhen si simptome negative sepse janë më pak të qarta. Mund të jetë shumë vështirë që të përcaktohet se a janë këto pjesë e skizofrenisë apo vetëm personi është duke reaguar në simptome të tjera të cilat për atë janë shqetësuese dhe frikësuese. Për shembull varet nga përvoja mirëpo dikush mund të jetë i palëvizshëm dhe shumë i qetë me orë të tëra përderisa dikush tjetër lëviz vazhdimisht. Këto simptome mund të jenë rezultat i sjelljeve të njerëzve të tjerë ndaj tyre. Shpesh ndodh që njerëzit që kanë probleme me shëndet mental diskriminohen apo injorohen, që mund të shkaktojë ndenja të izolimit, depresionit apo t’i lë pashpresa.
Shqetesime ne ndjenja afektive dhe emocionale:
Këtu përfshihet ngurtësimi në shfaqjen e përgjigjeve emocionale. Keta paciente janë të paafte të shfaqin shënja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as të lumtur, as të trishtuar, dhe duken krejtësisht indiferente ndaj ambjentit rrethues të tyre. Fytyrat e këtyre pacienteve jane apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zërave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zërit që njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata janë totalisht te pakujdesshem per vetën dhe për të tjerët (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj).

Një tjeter lloj i mungesës emocionale quhet “anhedonia”. Anhedoni do të thotë pamundësi për të përjetuar kënaqesi, mungesë te ndjenjave pozitive personale. Këta pacientë humbasin interesin në marredheniet sociale dhe aktivitetet të tjera krijuese.

Apatia:
Shumë persona që vuajnë nga skicofrenia janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skicofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se dicka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk eshte vetëm një simptomë, por edhe një startegji e perdorur nga pacientët per t'ju bërë balle simptomeve. Izolimi te shumë pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe një humbje e dëshires. Keta persona lënë menjane punën dhe qellimet personale, dhe janë te paaftë të funksionojnë në menyrë të pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit të të folurit. Keta pacientë thjesht nuk kanë për çfare të flasin, apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë ndodh që keta pacientë te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mendimin e nisur, gjë qe quhet “bllokim mendimi”.

Çorganizimi
{mosimage} Disa simptoma nuk jane as pozitive, as negative. Një shembull i tyre eshte çrregullimi i të menduarit, ndryshe i quajtur “çorganizim”. Çrregullimi i te menduarit perfshin fjalim te paorganizuar, jo të rrjedhshëm. Te disa pacientë ka një tendencë për të folur pa kuptim, si psh te japesh pergjigje të pakuptimta, të shprehesh ide qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, dhe te perdoresh fjalet ne m
enyre te çuditshme (si psh. Neologismen). Ndryshe kjo mund të quhet edhe “çrregullimi i mendimi” sepse paaftesia për të komunikuar reflekton një çrregullim në rruget e të menduarit që drejtojnë te folurën. Disa shembuj se si mund të shfaqet çrregullimi: kalimi i abrupt nga një temë në një tjetër, ripërseritja papushim e te njejtës frazë ose fjalë, etj.


Sjellja e Çuditshme

Pacientët skizofrenikë mund të shfaqin forma të ndryshme të pazakonta te sjelljeve fizike, apo motorike.

Katatonia eshte nje shembull i këtyre sjelljeve. Pacientët me katatoni shpesh qëndrojnë te ngrirë, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne çdo pozicion qe dikush i ve për orë të tera. Katatonia mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem për çka ju thuhet dhe për çka ndodh rreth tyre por refuzojne të pergjigjen ose të levizin. Një tjetër shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkesë emocionale te papershtashme me situatën. Si për shembull të qeshesh me zë të lartë gjatë një varrimi.
Çka e shkakton skicofreninë?
Përshkak të besimeve të ndryshme për skicofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ideja të ndryshme.
Kimia Trupore
Teoria me influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenise është “hipoteza e dopmanies” që fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kemikal, i cili përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skicofrenise kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.
Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmiter që ndikon në shfaqjen e skicofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe më shumë gjasa çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonen kortikale te trurit mund të jetë nje nga shkaqet më kryesore, të cilat
sjellin deri të paraqitja e simptomeve skicofrenike.
Trashëgimia
Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për ’gjenin skicofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njejtë, sikurse edhe faktorët psikologjik.

Përvojat familjare

Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaçëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo ende nuk është mundur të vërtetohet deri më tani. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi.
Ngjarje jetësore stresuese
Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ.
Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin (abuzimin) e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës. Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.
A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve?
Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza e skicofrenisë. Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju jepet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizodë skicofrenike. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme
, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm gjatë gjithë jetës.
A janë të rrezikshëm njerëzit me diagnozë të skicofrenisë?
{mosimage} Ka shumë dezinformata për skicofreninë nga mediat, më shumë se sa cilado sëmundje psikiatrike tjetër. Një mit i popullarizaur është që skocofrenia do të thotë ’personalitet dyfish’ dhe që dikush që e ka skicofreninë luhatet prej një personi të qetë në atë jashtë kontrollit. Shpesh nëpër gazeta apo televizion skicofrenët shfaqen si të rrezikshëm nëse nuk mbahen me barrna dhe të izoluar në institucione. Shumica e njerëzve me skicofreni nuk kryejnë krime të dhunshme, dhe krimet më të dhunshme nuk kryhen nga njerëzit me skicofreni. Nga hulumtimet mësojmë që njerëzit me probleme të drogës dhe alkoholit janë në gjendje dy herë më shumë të kryejnë krime të dhunshme se dikush me skicofreni. Evidenca e korrelacionit ndërmjet skicofrenisë dhe krimit serioz ështe aq e pasigurtë sa që parashikimet për dhunë konsiderohen pothuaj të pamundhsme. Njerëzit zakonisht frigohen shumë nga personat që dëgjojnë zëra. Është me rëndsi të mbani në mend se njerëzit që dëgjojnë zëra, ata vendosin se a të veprojnë sikurse çdokush tjetër, nëse dikush e pyet të bëjë diçka. Duket që zërat që njerëzit me skicofreni i dëgjojnë janë më shpesh për të bërë vetëvrasje në vend se ta vrasin dikend tjetër. Shumica marrin vendim të vetëdijshëm çdo ditë që të mbesin gjallë pa marrë parasysh zërat që i dëgjojnë.
Çfarë ndihme mund të ju ofrohet si ndihmë?
Nëse ju shkoni te mjeku i përgjithshëm (mjeku familjar, shtëpiak) ai mund të ju jap barna apo mund të ju ofroj tretmane ku mund të bisedoni me dikend. Ai mund të ju referoj te psikiatri dhe ekipi për shëndet mental në komunitet për vlersim të mëtutjeshëm, tretmane dhe kujdes nëse keni nevojë. Shumica e njerëzve me skicofreni jetojnë në shoqëri por nëse simptomet tuaja paraqiten përnjëherë, dhe janë serioze ju ndoshta duhet të shkoni në spital.
Medikamentet
Ilaçet anti-psikotike që njihen si barna qetësuese apo neuroleptik, zakonish jipen për t’i kontrolluar simptomet pozitive. Këto mund të kenë efekte të pakënaqura negative, posaqërisht nëse konsumohen në sasi të mëdha, dhe mund të kenë veprim dehës, kështu që mund të keni vështërsi t’i përballoni efektet e padëshiruara, apo të keni përfitim nga tretmanet ku mund të bisedoni me dikend. Përveq gjërave tjera, efektet e padëshiruara përfshijnë, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike (pamje të trubulltë, rrahje të shpejtë të zemrës, kapsllëkun dhe marramendje). Barnat anti-psikotike të përparshme si chlorpromazine (që quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janë të shoqëruara me efekte të padishiruara, afatgjatë dhe serioze, duke përfshirë dëmtim të përhershëm të sistemit nervor (të njohur si tardive dyskinesia). Udhëzimet e tanishme sygjerojnë që njerëzit duhet të përdorin barnat antipsikotike në sasitë sa më të vogla. Ata, nëse është e mundshme duhet të ja fillojnë me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si ‘risperidon’, ‘olanzapin’, ‘quetiapin’, ‘amisulpirid’ dhe ‘zotepin’. Këto medikamente janë zhvilluar për t’i redukuar efektet e pakënaquara neuromuskulare. Përveq që këto barna janë më të sigurta, mund t’i përmirsojnë simptomet negative. Barnat antipsikotike mund të jenë në formë të tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund të mirren çdo ditë, javë, dy javë apo muaj. Barnat nuk mund ta parandalojnë keqsimin në përgjithësi, por evidenca tregon që e zvoglon masën dhe seriozitetin. Mënyra më e mirë për t’i tejkaluar simptomet dhe për t’i zvogluar efektet e padëshiruara ëshë duke marrë sasi të vogla të barnave. Nëse jeni duke marrë këto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinë e tyre rregullisht me synim që ta mbani sasinë sa më të vogël. Individët reagojnë ndryshe në barna kështu që duhet të i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata që ju konvenon më së miri. Te shumë njerëz barnat bëjnë ndryshim në simptomet e tyre por disa pacientëve nuk ju ndihmojnë. Të tjerët nuk vazhdojnë të i marrin përshkak të efekteve të padëshiruara
nuk ju duhen fare.
Qëndrimi / Pranimi në spital
Nëse ju ndjeheni posaqërisht në gjendje të vështirë, ju ndoshta dëshironi të gjindeni diku ku ndjeheni të sigurt dhe pa stres. Kjo zakonisht do të thotë që të shkoni në spital. Në spital mund të jetë vështirë të jeni përreth njerëzve të tjerë të cilët janë në gjendje të vështirë dhe që nuk mund të jeni vetëm dhe pa përkrahje mund të jetë vështir ta përballoni. Megjithatë, përdorësit e shërbimeve dhe grupet e pacientve të bazuar në spital mund të jenë shumë përkrahës dhe të dobishëm. Para se të lëshoheni nga spitali nevojat tuaja duhen të vlerësohen kështu që të jeni në gjendje të jetoni pavëarsisht.
Shërbimet në kohë krizë
Në disa plëmi shërbimet në krizë janë zhvilluar si alternativë të spitalit. Disa nga këto ofrojnë strehim në kohë krize, të tjerët ofrojnë përkrahje njrëzve në shtëpitë e tyre. Shumica mundohen të ju ndihmojnë kështu që mos të ketë nevojë të shkoni në spital. Këto shërbime synojnë më shumë në drejtim të tretmanit me psikiatër dhe përkrahje joformale, në vend të barnave.
Çka mund të bëjë tjetër që ta përmirësojë jetën time?
Tretmanet biseduese
Terapitë biseduese, siç janë psikoterapia, konsultimi, terapi për sjellje njohëse (kognitive), mund të ju ndihmojë njerëzve që të jetojnë me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, të merren me pasoja, zhvillojnë strategji përballuese dhe të mësojnë se si të ndalojnë zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon të shqyrtoj domethëniet e simptomeve dhe se si të tejkalohen. Bëni kërkesën nga mjeku për terapi.
Vetë-ndihma
Grupet për vetë ndihmë ofrojnë mundësi me rëndësi për individët dhe familjet që t’i ndajnë përvojat dhe mënyrat përballuese, fushata për shërbime më të mira apo thjesht të përkrahin njëri -tjetrin.
Puna
Ju ndoshta duhet të i shmangeni situatave që i gjeni vështirë të i përballoni. Nëse jeni të punësuar, ju ndoshta mund të punoni me orar më të shkurtër apo të punoni me orar fleksibil që të i shmangeni situatave të vështira.
Terapitë alternative
Disa njerëzve me diagnozë të skicofrenisë shohin se terapitë plotësuese ju ndihmojnë me problemet e tyre. Këto mund të përfshijnë homeopathi dhe terapitë kreative të përqendruara në art dhe poezi. Ushtrimet “T’ai chi”, joga dhe teknika të tjera relaksuese mund të kenë përfitim, mirëpo është ide e mirë të bisedoni këto mundësi me terapistët e kualifikuar.
Ushqimi
Studimet e tanishme kanë shikuar për përparësi të mundshme nga ushqimi i përmirësuar për personat me diagnozë të skicofrenisë. Disa studime sugjerojnë përfitimet nga vajrate e peshqëve që mund të gjenden në sardina, dhe që mund të merren në formë të suplementeve.
Si mund të ju ndihmojnë rrethi, pra: familja, të afërmit dhe shoqëria?
Mund të jetë shumë vështirë kur dikush që është i afërt për ju, i përjeton simptomet e skicofrenisë. Ju mund të jeni të pasigurt se si të veproni. Të mësoni realitetin e skicofrenisë mund të ju ndihmojë. Kjo mund të përfshijë të mësoni për strategji të ndryshme përballuese,me të cilat mund ta inkurajoni partnerin, shokun/shoqen, të afërmin të provoj. Do të ju ndihmojë shumë nëse bisedoni me personin kur ata ndjehen mirë, se çka dëshirojnë ata prej juve kur janë duke përjetuar vështërsi. Është me rëndësi poashtu të ju tregoni atyre se çka mund të përballoni e çka nuk mundeni. Personi i cili përjeton simptomet e skicofrenisë dëshiron gjërat e njejta sikurse ne i dëshirojmë: të ndjehen që dikush kujdeset për ata, mos të ndjehen të vetmuar, dhe ta kenë dikënd që mund të bisedojnë ndjenjat dhe mundësitë e tyre. Është me rëndësi që mos ta fajsoni personin apo t’i thoni atyre të ’vijnë në vete’.
Si ta përballoni mbikëqyrjen
Është me rëndësi që të keni përkrahje me përballimin e ndjenjave tuaja, të cilat mund të jenë zemrimi, frika, faji apo pengimi. Ka një numër të madh të organizatave vullnetare që japin ndihmë për mbikëqyrësit, dhe shërbimet e socialit janë të obliguar t’i vlerësojnë nevojat tuaja për përkrahje praktike dhe emocionale, nëse personi që ju kujdeseni ka pasur apo do të ketë vlerësim nga kujdesi për komunitet.
Si ti përgjigjeni iluzioneve
Mund të jetë shumë vështirë të dini se si të veproni kur një shok/shoqe apo i afërm sheh diçka apo beson diçka që ju nuk mund ta shihni apo besoni. Në vend se ta vërtetoni apo ta mohoni përvojën e tyre, mund të ju ndihmojë atyre nëse ju thuani diçka njejtë si këtë, ’Une e pranoj që po dëgjon zëra apo sheh gjërat në atë mënyrë por nuk është e njejtë për mua’. Zakonisht më konstruktive është që të përqendroheni në atë se si personi ndjehet, kjo mund të jetë më lehtë për të ju të dy të komunikoni në mënyrë më konstruktive.
Pranimi i detyrueshëm në spital
Nëse ndjeheni se ka rrezik të madh për personin apo për dikend tjetër, ndoshta është e nevojshme të mendoni për pranim të detyrueshëm në spital, si mundësi e fundit.



____________

Referencat:

- Davison & Neale: Klinische Psychologie
- DSM IV
- ICD 10
- multikulti.org.uk
 
Top