Skicofren - Paranormal

Diavolessa

Valoris scriptorum
Skicofren - Paranormal

Kur flet me persona te tille nuk di si mund te ju drejtohesh. Ke frike mos gjithcka qe thua, e esagjerojne apo e marrin per ters.

C'mund te behet per keta dhe si manifestohet kjo semundje o ky problem?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Ne fakt kjo tema hyn ne kategorin e Psiqiatrise (ose ndryshe ne psikologjine klinike) dhe jo te Psikologjise qe ne po trajtojme ketu por sa per informacion:

Skizofrenia:sikunder gjithe semundjet e tjera mendore kane nje varietet simptomash, sjellin humbjen e kontaktit me realitetin, sjellje te tepruara, pamundesi organizimi mendimesh dhe te foluri, shprehshmeri me shkalle te larte emocionale, si edhe terheqje nga jeta aktive shoqerore.

Vrojtuesve Skizofrenia mund t'u duket si cmenduri ose gjendje e keqe shendetesore.Kjo semundje mendore ka nje efekt te madh ne dobesimin e jetes se personit qe vuan prej saj.

Nje person me skizofreni e ka te veshtire te dalloje realen nga irrealj, te verteten nga e rrema, logjiken nga e paarsyeshmja.

Skizofrenia rrenon personin duke i hequr deshiren per te punuar dhe zakonisht ajo kerkon shtrimin e personit neper Klinika te Specializuara pasi personi paraqet nje rrezik edhe per vetveten.

Nese personi diagnostikohet te pakten nje here ne jetn e pare me te eshte i pamundur sherimi i saj dhe praktikisht nuk ka kura standarte per sherimin e saj dhe qe t'i ndihmoje njerezit qe te jetojne nje jete normale me pas.

Njerezit me skizofreni mund te kene fiksime (paranoja) si psh.qe eshte Mbreti i Anglise apo qe aljenet kontrollojne mendimet e tyre e ku di cfare se psh.mendimet e tyre mund te transmetohen ne media dhe bota mund te degjoje per to.

Ta mund te kene edhe halucinacione si psh, "degjojne" "shikojne" gjera qe te tjeret "s'mund" t'i shohin, ata edhe mund te "flasin" me keta persona (nje shembull John Nash nobelist pare te filmi)

Njerezit me skizofreni mund te kene sjellje te cuditshme si psh, te flasin me vete, te qeshin kot madje edhe te masturbohen ne publik.

Shkaqet:variojne ne shume, disa shkencetare mendojne se eshte e trashegueshme dhe se varte nga faktore biologjike ose disa te tjere mendojne se vjen si mosbalancim i faktoreve kimike ne tru, ose si parregullsi e sistemit shkatuar gjate sistemit prenatal.Gjithashtu edhe nje jete e stresuar mund te sjelle zhvillimin e skizofrenise.

Trajtimi:Nuk ka asnje kure qe ta sheroje skizofrenine perfundimisht, ai mbetet nje rast klinik.

Programet e trajtimit ofrojne ndihme per familjaret se si ata ta kuptojne semundjen, se si te monitorojne te semurin, sjelljet me ta.

keto sjellje konsistojne ne thjeshtezimin e situates, krijimin e besueshmerise tek i semuri.

.........vazhdon.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Kur flet me persona te tille nuk di si mund te ju drejtohesh. Ke frike mos gjithcka qe thua, e esagjerojne apo e marrin per ters.
[ 26. Nëntor 2002, 16:32: Mesazhi u ndryshua nga Kordelja ]

Ne rradhe te pare nuk ke te drejte te prekesh temen pa me thene asgje te pakten ne pm. Tema ishte Schizoide- paranioco e ashtu le te kthehet. Ne se do ta bash te teren ne shqip (Te them qe skizofrenia eshte prap fjale italiane vetem e vendosur nje germe k ne vend te germes C.)

Duke ju bazuar temes te tera c'ke thene jane te gabuara , sepse ashtu eshte nje njeri qe :
Nga lindja me zhvillimin e tij i mungon ngrohtesia shpirterore. Ju largohet cdo shoqerie . I pelqen te rri vetem. E s'eshte dem per askend pervec se mbyllet ne vetvete.
Nuk gjindet mire me te tjere.

Paranoico = imagjinues: E nuk do te thote qe imgjagjinon gjerat e ben vrasje etj etj ose dem tjetrit, por kur i thua dicka e kupton ndryshe. Ka tendence te zmadhoj cdo gje ne kuptim te kundert.

Ps: Per ty qe je moderon psicologjine nuk thuhet : Ne kategorine e psiqiatrise : Por psikiatrise.

Psssssss: Mos edito kur s'je e sigurt.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

well paperina t'i ke te drejten tende (edhe une kam bezdi kur nderyjne ne ate qe them/mendoj si do qe te jete ajo)por kordelia nuk i ka gabim ato qe thote. une do ta sqaroja pak me shume kete teme (sigurisht do perpiqaem sepse une nuk jam psikeatre akoma).
 

I love new york

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Ne rradhe te pare skizofrenia vjen nga greqishtja dhe do te thote "mendje e ndare" kjo nuk ka lidhje me Split personality disorders. (te me falni per konceptet anglisht por une keshtu i kam mesuar). Qe nje person te kualifikohet qe ka skizofreni ai duhet te paraqese te pakten 2 nga keto simptoma:
halucinacione, delusione, te folur te pakuptimte, sjellje komplet te paorganizuar, thought disorders dhe humbje te aftesise per te ndjere emocionalisht ne varesi te situaates.
Ka kater categori pergjithsuese te skizofrenise:
*E padifferencuar (combinim i simptomave)
*Katatonike (karakterizohet nga paaftesi te sitemit te levizjeve)
* E paorganizuar (te folur kodra mbas bregut, mungese mardheniesh sociale, sjellje te cuditshme)
*Paranoje (deluzione dhe halucinacione te fuqishme).
Ndersa per te specifikuar dhe korrigjuar pak shembullin e KOrdeles ndarja e delusioneve eshte si me poshte.
Delusione Persekutime (pacienti mendon se eshte ne shenjester te CIA ose ndiqet sistematikisht)
Delusione Madheshtie (pacienti mendin se ehste Mbreti i Anglise actually Mbreteresha per te marre shembullin e KOrdeles, ose beson qe eshte Krishti)
Deluzione Reference (beson qe lajmet ne TV jane duke folur per te, njerezit ne rruge flasin keq, mbrapa kraheve per te etj).
Kaq po e le per sot. eshte teme shume interesante dhe ka shume per te shkruar.
Faleminderit per durimin :thumbsup:
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Nje mikja ime qe ka mbaruar Phd ne Psikologji, me tregonte se pacientet me interesante ishin skicofrenet. Kurioze jam te njoh te tille!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Fillimisht postuar nga Sweet Lolita:
[qb]well paperina t'i ke te drejten tende (edhe une kam bezdi kur nderyjne ne ate qe them/mendoj si do qe te jete ajo)por kordelia nuk i ka gabim ato qe thote. une do ta sqaroja pak me shume kete teme (sigurisht do perpiqaem sepse une nuk jam psikeatre akoma).[/qb]
Ke te drejte c'ka thene nuk jane te gabuara por tema ishte ndryshe:

Schizoide: dhe paranoico:

Disturbo Schizoide di Personalità [301.20]

A. Una modalità pervasiva di distacco dalle relazioni sociali ed una gamma ristretta di espressioni emotive, in contesti interpersonali, che iniziano nella prima età adulta e sono presenti in una varietà di contesti, come indicato da quattro (o più) dei seguenti elementi:

1) non desidera né prova piacere nelle relazioni strette, incluso il far parte di una famiglia
2) quasi sempre sceglie attività solitarie
3) dimostra poco o nessun interesse per le esperienze sessuali con un'altra persona
4) prova piacere in poche o nessuna attività
5) non ha amici stretti o confidenti, eccetto i parenti di primo grado.
6) sembra indifferente alle lodi o alle critiche degli altri
7) mostra freddezza emotiva, distacco o affettività appiattita.

B. Non si manifesta esclusivamente durante il decorso della Schizofrenia, di un Disturbo dell'Umore con Manifestazioni Psicotiche, di un altro Disturbo Psicotico, o di un Disturbo Pervasivo dello Sviluppo, e non è dovuto agli effetti fisiologici diretti di una condizione medica generale.

Nota Se i criteri risultano soddisfatti prima dell'esordio della Schizofrenia, aggiungere "Premorboso", per es., "Disturbo Schizoide di Personalità (Premorboso)".

 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Skizofrenia :

Il disturbo psicotico viene definito come un grave disordine mentale caratterizzato da profonda incapacità nell’affrontare la realtà, evidenziato tipicamente da deliri, allucinazioni, eloquio disorganizzato (da cui si può desumere la disorganizzazione del pensiero, “disturbo formale del pensiero”), e/o da comportamento catatonico e/o disorganizzato. In questa definizione è molto importante soffermarsi sulla “profonda incapacità nell’affrontare la realtà” il che, in altre parole, indica la perdita di contatto con la realtà. La psicosi può cambiare definitivamente la vita dei pazienti e dei membri delle loro famiglie. Le terapie in uso a volte non consentono al paziente di tornare a vivere come faceva prima della malattia.
I disturbi con caratteristiche psicotiche comprendono schizofrenia, il disturbo schizofreniforme, il disturbo schizoaffettivo e i disturbi dell’umore con manifestazioni psicotiche. Alcuni disturbi psicotici possono altresì, in situazioni di scompenso, presentare caratteristiche psicotiche.


Mendoj se kjo eshte rrejdhe e asaj, por vjen pas pyetja ishte tjeter.

Ps: Kerkoj ndjese Kordeles ne se eshte ndjere e ofenduar. Bere kurrsesi me qellim /pf/images/graemlins/frown.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Fillimisht postuar nga Amira:
[qb]Nje mikja ime qe ka mbaruar Phd ne Psikologji, me tregonte se pacientet me interesante ishin skicofrenet. Kurioze jam te njoh te tille![/qb]
Eshte shume e vertete qe jane raste shume interesante. Une ne fakt kam pare ne klasen e psikoilogjise disa video te rregjistruara me pacinete skizofrenike dhe ishte amazing se si i konceptonin pergjigjet qe jepnin. Njeri ishte i bindur qe ishte Krishti, madje i kishte bere vetes edhe vija kamzhiku nga te vete-gjuajturit dhe thoshte se qellimi qe ai jetonte ishte te shpetonte njerezimin. Ata qe pashe une nuk ishin agresive madje disa ishin koshiente qe ishin ne spital dhe qe trajtoheshin per ne semundje. Sic eshte thene edhe me lart skizofrenia eshte e pasherueshme por me medikamente mund te ulesh shpeshtine e episodeve dhe pacienti mund te funksionoje normalisht.
Neser do t'ju them ca te tjera gjera per kete semundje te trurit.
 

Albanian_Hottie

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Teme shume interesante me te vertete.
Sugjeroj te shikoni filmin "American Psyco" se me te verte prek ca pika te saj.
 

abs

nuk e di...
Re: Skicofren - Paranormal

help.gif


njera ktu ku jetoj me tha: `m fal po du me ta than nje gja`... t kam vu re se flet me vehte biles me za t madh, qesh me vehte, ke qene te doktori se m duket se je skizofrene :eek:

niher e pyeta vehten, ajjjjj m duket se m paska rreshtit nje dras nga çatia e kokes /pf/images/graemlins/laugh.gif

masanej i thash, zonje eshte celulari te cilin e kam ne gjep dhe kufjen n vesh...jojo tha, me ka thene edhe ajo shoqja jote se kur je para pc qesh/qane...si eshte puna jote?

m duket se ka te drejte

help.gif
plz
help.gif
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Paperina e ke bezdi ta perkthesh ate informacionin nga italishtja ne shqip? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

B

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Kur flet me persona te tille nuk di si mund te ju drejtohesh. Ke frike mos gjithcka qe thua, e esagjerojne apo e marrin per ters.
Paperina nuk ka asnje lloj veshtiresia qe te komunikosh dhe te ju drejtohesh te tjereve.
Mjafton qe brenda qenies tende njerezore sundon llogjika dhe menyra e arsyetimit.
Me bukur do te ishte qe njeriu te mos jete shume i mbingarkuar me mbetje te se kaluares qe te jete me bindes dhe me komunikues /pf/images/graemlins/smile.gif

Per Kordelen
Ne fakt kjo tema hyn ne kategorin e Psiqiatrise (ose ndryshe ne psikologjine klinike) dhe jo te Psikologjise qe ne po trajtojme ketu por sa per informacion:

Skizofrenia:sikunder gjithe semundjet e tjera mendore kane nje varietet simptomash, sjellin humbjen e kontaktit me realitetin, sjellje te tepruara, pamundesi organizimi mendimesh dhe te foluri, shprehshmeri me shkalle te larte emocionale, si edhe terheqje nga jeta aktive shoqerore.

Vrojtuesve Skizofrenia mund t'u duket si cmenduri ose gjendje e keqe shendetesore.Kjo semundje mendore ka nje efekt te madh ne dobesimin e jetes se personit qe vuan prej saj.

Nje person me skizofreni e ka te veshtire te dalloje realen nga irrealj, te verteten nga e rrema, logjiken nga e paarsyeshmja.

Skizofrenia rrenon personin duke i hequr deshiren per te punuar dhe zakonisht ajo kerkon shtrimin e personit neper Klinika te Specializuara pasi personi paraqet nje rrezik edhe per vetveten.

Nese personi diagnostikohet te pakten nje here ne jetn e pare me te eshte i pamundur sherimi i saj dhe praktikisht nuk ka kura standarte per sherimin e saj dhe qe t'i ndihmoje njerezit qe te jetojne nje jete normale me pas.

Njerezit me skizofreni mund te kene fiksime (paranoja) si psh.qe eshte Mbreti i Anglise apo qe aljenet kontrollojne mendimet e tyre e ku di cfare se psh.mendimet e tyre mund te transmetohen ne media dhe bota mund te degjoje per to.

Ta mund te kene edhe halucinacione si psh, "degjojne" "shikojne" gjera qe te tjeret "s'mund" t'i shohin, ata edhe mund te "flasin" me keta persona (nje shembull John Nash nobelist pare te filmi)

Njerezit me skizofreni mund te kene sjellje te cuditshme si psh, te flasin me vete, te qeshin kot madje edhe te masturbohen ne publik.

Shkaqet:variojne ne shume, disa shkencetare mendojne se eshte e trashegueshme dhe se varte nga faktore biologjike ose disa te tjere mendojne se vjen si mosbalancim i faktoreve kimike ne tru, ose si parregullsi e sistemit shkatuar gjate sistemit prenatal.Gjithashtu edhe nje jete e stresuar mund te sjelle zhvillimin e skizofrenise.

Trajtimi:Nuk ka asnje kure qe ta sheroje skizofrenine perfundimisht, ai mbetet nje rast klinik.

Programet e trajtimit ofrojne ndihme per familjaret se si ata ta kuptojne semundjen, se si te monitorojne te semurin, sjelljet me ta.

keto sjellje konsistojne ne thjeshtezimin e situates, krijimin e besueshmerise tek i semuri.
Si mendon ti Kordele:
Nje pjese e popullsise ketu ku jetoj une jane Skizofrene?
Ose popullsia e Evropes Perendimore dhe disa vendeve lindore mund ta kene kete semundje ne shumicen e popullates se tyre?
Jane disa simptoma qe i lexova me vemendje dhe me duket se keto lloj simptomash jane shtruar kembekryq ne kete vend ku jetoj une.
Pershembull:
Skizofrenia:sikunder gjithe semundjet e tjera mendore kane nje varietet simptomash, sjellin humbjen e kontaktit me realitetin, sjellje te tepruara, pamundesi organizimi mendimesh dhe te foluri, shprehshmeri me shkalle te larte emocionale, si edhe terheqje nga jeta aktive shoqerore.
Disa nga keto simptoma qe paraqite ti Kordele ketu jane vecori dalluese te banoreve qe jetojne ne kete vend.
Ndoshta, ndoshta krijimi i ketyre simptomave eshte fuqia e huaj punetore qe i ka mbledhur vendasit ne kete gjendje hermetike me shtrese plastike qe nuk e di cfare emri mund ti vija, por qe eshte negative sepse te largon nga realiteti i vertete.
Gjithashtu nje faktor tjeter eshte edhe ambienti,koha,thjeshtimi i shume gjerave si dhe humbja e kurajos per te kerkuar te verteten.
Njerezit me skizofreni mund te kene sjellje te cuditshme si psh, te flasin me vete, te qeshin kot madje edhe te masturbohen ne publik.
Nuk e di per keto lloj simptomash te jene simptoma te pervecme te Skizofrenise, sepse edhe nje njeri qe ka probleme te pergjithshme mund te reagoje ne keto lloj menyrash.
Pra njerezit mund te vuajne per copen e bukes dhe te jene te tille dhe ne te njejten kohe njerezit mund ti kene te gjitha dhe te kene te njejtat simptoma.
Pak e veshtire per tu ndare
Do te thoja qe koj semundje eshte problematike por jo e rrezikshme.

Amira neqoftese je vertete kurioze lidhemi ne pm dhe te gjej une sa te duash. /pf/images/graemlins/smile.gif
Nje mikja ime qe ka mbaruar Phd ne Psikologji, me tregonte se pacientet me interesante ishin skicofrenet. Kurioze jam te njoh te tille!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Leonard, te gjitha ato qe une kam shkruar me siper jane perkthyer nga Encarta Encyclopedia Deluxe 2002, nese ty ato qe kane percaktuar shkencetaret te duken te ekzagjeruara, sigurisht nuk eshte faji im.
Une di nje gje qe statistikat flasin per shkalle ne rritje te shqetesimeve psiqike qe shkaktohen nga shume faktore kohore.

Pershendetje,
Kordelja
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Fillimisht postuar nga Amira:
[qb]Paperina e ke bezdi ta perkthesh ate informacionin nga italishtja ne shqip? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Te teren po icik me vone se po ha buk /pf/images/graemlins/wink.gif
 

B

Primus registratum
Re: Skicofren - Paranormal

Jo jo Kordele nuk duket se eshte eksagjeruar, por ato simptoma nuk pyesin se nga je
help.gif

Gjithshka ke shkruar i pershtatet tipareve te atyre qe thashe me lart.
Thjesht mu duk nje cik e pabesueshme.
Leonardi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Skicofren - Paranormal

Amira me duket se ishe online dhe po flisnim kur hapa temen /pf/images/graemlins/wink.gif

Megjithate me qe schizoide = skizofrenik /pf/images/graemlins/wink.gif Pls shtoni edhe pjesen tjeter te marre nga tema .

Dmth Paranoico! Perkthejeni vete /pf/images/graemlins/smile.gif

Duke ju permbajur temes : Perkthimi i pare:

Shqetesimet Skicofrenike te personalitetit.


A) Nje menyre pervasive e ndarjes nga relacionet shoqerore dhe nje seri e ngushte
shprehjesh emocionale,
ne maredheniet inter personale, qe fillojne ne fillimet e moshes se pjekurise
dhe jane presente ne nje varitet kontekstesh , sic tregohet nga kater
( ose me shume ) elementet ne vazhdim:

A) Nuk deshiron dhe as provon kenaqesi ne lidhjet e ngushta ,
duke perfshire pjesmarrjen ne familje.

B) Gati gjithmone zgjedh aktivitete vetjake.

C) Tregon pak ose aspak interes per eksperiencat seksuale me personat e tjere.

D) Ndjen kenaqesi ne pak ose aspak aktivitete.

E) Nuk ka miq te ngushte dhe konfident , pervec kushrinjve te pare.

F) Duket indiferent ndaj kritikave dhe komplimenteve qe te tjeret i bejne.

G) Tregon ftohtesi emocionale , qendron ne distance ose dashuri te fikur.


B) Nuk shfaqet esklusivisht gjate zhvillimit te Skizofrenise,
gjate nje shqetesimi te humorit me manifestime psikike, te nje shqetesimi tjeter psikik ,
ose te nje shqetsimi persuasiv te zhvillimit, dhe nuk varet nga efektet direkte fisiologjike
ose te nje gjendje mjekesore te pergjithshme.


B. Keto shqetesime nuk dalin ne dukje vetem gjate zhvillimit te pare te saj, apo te nje tronditje te humorit dhe nuk pasoje e efekteve te fiziologjike te gjendjes se pergjithshme shendetsore.

PS : Nese kriteret resultojne te mjaftueshme para shfaqjes se Skizofrenise,

shtoni "premorboso" psh ... shqetesime skizofrenike te personalitetit.
 
Top