SKENDERBEU ka qene Mbret

albscutar

Primus registratum
SKENDERBEU ka qene Mbret

Te dhena qe habisin me jeten te parit te shqiptareve 5 shekuj me pare.Nje studiues i arkivave te Vatikanitka publikuar disa jave me paremandatin e Mbreterise SHQIPTARE , duke bere publike keshtu per here te pare nje dokument i cili tregon se heroi kombetar i shqiptareve SKENDERBEU eshte shpallur mbret.
Mandati eshte shkruar ne pergamen , ku jane varur dy vula origjinale shteterore.
Njera eshte vula shteterore e SKENDERBEUT
dhe tjetra e noterit Johanes Borcius de Grillis.
Ky eshte nje akt diplomatik, mandat ,ne te cilen emerohet Martin Muzaka ambasador i SKENDERBEUT.
Eshte nje leter origjinale ne pergamen, me vule shteterore, qe ruhet ne arkivat sekrete te Vatikanit ne fondin:Miscellanease,volumi XXXIX,dokumenti 2398,nga viti 1458.
Megjithate jane nje sere botimesh te koheve te fundit ne SHqip sic eshte Paolo petta-s
"Mbreter te EPIRIT" dhe princer te Maqedonise, qe hedh drite pjeserisht mbi kete fenomen.
 

sonora

Primus registratum
Re: SKENDERBEU ka qene Mbret

Sigurisht qe ka qene mbret,Madje ne nje periudhe te veshtire,jo vetem per trojet arbrore,por per mbare Europen kur i kanosej Perandoria
Otomane.Dhe ia ka dale me sukses,ndaj mbeti legjendar,per ne ,dhe per historine e Evropes.
 

goni_gon

Primus registratum
Re: SKENDERBEU ka qene Mbret

SKENDERBEU KA QENE MBRET I SHQIPERISE SE ATHERSHME...DHE NDERSA KA QENE MRETERI KA QENE EDHE SHTET , DHE NDERSA KA QENE ATHERE PSE TE MOS JETE DHE SOT ...


VITE SHEKUJ KANE IKUR DHE NA KANE LENE
GJITHMON KJO SHQIPTARIA NGUSHT KA QENE


POR HERE DO KUR DO , HERET APO VONE DO SHKOJNE GJERAT NE VEND SIÇ KANE QENE..
 

Mirditor

Primus registratum
Re: SKENDERBEU ka qene Mbret

Përurimi në Dibër të Madhe në Maqedoni i
shtatores së Skënderbeut nuk është vetëm një simbol përkujtimor i veçantë por dhe një substancë evokuese, inkandeshente e kujtesës kombëtare.

Disiplina e skënderbeologjisë ka fituar qytetarinë e vet, me një pafundësi studimesh dhe hulumtimesh për epokën e përndritur kastriotase.

Një kontribut sintetik dhe analizues të posaçëm ka sjellë dhe historiani shqiptar i rangut evropian Kristo Frashëri me botimin e kryeveprës së tij "Skënderbeu". Hulumtimet vazhdojnë dhe nxjerrin të papritura të reja.

Para ca kohe miku im Qemal Minxhosi, ambasador i Shqipërisë në Danimarkë, më njoftoi në telefon një lajm gati të pabesueshëm: është gjetur një vulë origjinale e Skënderbeut. Në fillim pas gëzimit të beftë pata një ndjesi skeptike. Por nisa menjëherë korespondencën jo vetëm me Qemal Minxhozin, por dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të futur në një hulli zyrtare afirmimin e këtij zbulimi të veçantë, si dhe prurjen vulës origjinale të Skënderbeut në Tiranë. Lidhja qe me zbuluesin e kësaj vule, kuratorin e Muzeut Historik të Danimarkës, Dr. Peate Pentz. Ky kurator arriti ta zbulonte vulën pas një hulumtimi të gjatë, por dhe ndoshta krejt rastësisht.

Vula kishte një kohë shumë të gjatë që ndodhej e depozituar në Arkivin e Muzeut Kombëtar të Danimarkës në një klasifikim paraprak si një objekt i paidentifikuar, por me origjinë nga trojet e Perandorisë Osmane. Historiku i gjetjes së saj është tepër interesant. Muzeu i Danimarkës e bleu vulën në vitin 1839, në një ankand pas vdekjes së dy koleksionistëve, peshkopit Frieder Munter (1761 – 1930) dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm (1753 – 1835). Njëri nga këta e kishte blerë vulën në një ankand në vitin 1824, gjoja si vulë ruse. Përpara se të sillej në Muze, vula i përkiste Dhomës së Artit Mbretëror. Në vulë dallohen shkronja greke, një nga fjalët eshte emri i atij që e ka pasur, Alexandros (Aleksandër).

Pas marrjes vula u regjistrua në Protokollin e Muzeut të Danimarkës, si vulë që i përkiste Perandorisë Osmane, por me një shkrim grek. Shkrimi përmend Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë, vende që qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Dijetari Pentz thotë se vula ka formë ovale, ka në qendër një shqiponjë dykrenare me krahë të ngritur lart. Në pjesën e trupit të shqiponjës ka një sipërfaqe më të vogël ovale, ku është brendashkruar figura e një kryqi. Mbi shqiponjë është një kurorë mbretërore, kurse nën shqiponjë është firgura e një kafshe ndoshta e një dhelpre, ose e një qeni. Rreth e qark sipërfaqes së vulës në greqishten mesjetare është ky mbishkrim "ALEKSANDRI, MBRETI I SHQIPËRISË, SERBISË DHE BULLGARISË". Vula përveç sipërfaqes stampuese ka dhe një sipërfaqe afërsisht konike prej bronzi, një derdhje perfekte.

Dijetari Penz u mor me studimin e saj. Mbishkrimi e quan Skënderbeun Aleksandër në kujtim të Aleksandrit të Madh, gjë që shpjegon dhe formen Skenderbeg. Vula e quan princin shqiptar Autokrator (Perandor) dhe Bazileus (Mbret). Kurora mbi shqiponjën është mbretërore.

Fjala Rom që është mbishkrim mund t’i referohet shumë gjërave. Bizantiët e quanin veten Romaioi që do të thotë "romakë". Mundet që kjo t’i referohet një zone gjeografike të caktuar, që turqit e quanin Rum dhe venedikasit Romania. Përsa i përket kafshës, që vrapon nën shqiponjën dykrenare sipas studiuest Pentz duhet të jetë një simbol i Sllovenisë ose Kroacisë Veilindore, gjë që për mendimin tim nuk qëndron dhe nuk ka asnjë kuptim. Zbuluesi i vulës thotë që kjo kafshë mund të jetë një dhelpër. Për mendimin tim kjo kafshë i afrohet më tepër qenit molos, që është përdorur në disa stema heraldike të Epirit. Studiuesit danez Pentz me të drejtë mendon se kjo vulë e Skënderbeut ka një të përbashkët me shqiponjën dykrenare që ka një nga vulat më të njohura të heroit shqiptar.

Dijetari Pentz është i sigurtë se kjo vulë nuk është e fallcifikluar por origjinale. Vula prej bronzi me një pjastër me shenjën heraldike dhe mbishkrimin, sipas tij, duhet të jetë derdhur në një fonderi të specializuar, ndoshta në një nga qytetet e gadishullit italik.

Dy vulat e mëparshme të njohura nga Skënderbeu kanë interes të veçantë shkencor. Njëra nga ato është gjetur për herë të parë nga studiuesi Dhimitër Pilika në 1961 në materialet e dijetarit sllovak Pavel Shafari (1795 – 1861).

Kjo vulë është përdorur nga Skenderbeu në 1466. Vula ka shiponjën dykrenare me yllin e Davidit sipër si dhe titullin e heroit Dominus Albaniae. Kjo ka qenë vulë më e njohur e kancelarisë skënderbejane. Shqiponja dylrenare i ka krahët të ulur poshtë dhe nuk ka kurorë mbretërore. Skëndebeu quhet Zot i Shqipërisë. Kjo vulë si arketip përsëritet edhe tek stema e Kastriotëve, por me një ndryshim që përveç yllit me gjashtë cepa janë dhe dy kurora heraldike mbretërore. Kjo stemë duhet të jetë më e vonë se sa vula.

Dhimitër Pilika ka zbuluar dhe një vulë tjetër të ashtuquajtur sekrete, që përbëhet nga një gema gur antik i një unaze. Ajo ka një skemë mitologjike, vajzën nudo Leda me një kapele të tipit kausia dhe pranë saj Zeusin e shndërruar në mjellmë.

Simboli më heraldik i Skënderbeut, më i njohuri dhe më emblematiku, është përkrenarja me kokë dhie. Për kokën e dhisë është folur shumë nga studiuesit, por nuk është saktësuar se ç’përfaqëson koka e dhisë.

Përsa i përket shqiponjës dykrenare ajo është parë si ndikim i stemave bizantine. Shqiponja dykrenare është një simbol universal. Tek vula e Danimarkës në gjoksin e shqiponjës është dhe kryqi i krishterë. Por në përgjithësi heraldika e Skënderbeut nuk ka simbole të krishtera. Në një studim timin të mëparshëm kam thënë se e tërë heraldika skënderbejane lidhet me origjinën që sipas vetë Skënderbeut rrjedh nga Epiri, madje në një letër të tij Skënderbeu i quan shqiptarët pasardhës të Pirros së Madh të Epirit. Kjo është arsyeja pse në vulën sekrete Skënderbeu preferon figurën e Ledës dhe të Zeusit në formë mjellme, kurse koka e dhisë është konkretisht dhia Amaltea, e cila sipas mitologjisë ushqeu me qumështin e saj Zeusin fëmijë. Në shekullin I para Krishtit pranë qytetit të Butrintit Pompon Atiku, dijetar dhe mik i ngushtë i Ciceronit, ndërtoi vilën e tij të famshme të quajtur Amaltea.

Nga letërkëmbini i Atikut me Ciceronin mësojmë se vila Amaltea qe plot skulptura dhe vepra arti, si dhe përmendore me epigrame poetike, madje dhe një bibliotekë me mbishkrime të lashta. Kështu vërtetohet se pranë Butrintit qe krijuar një nga qendrat më të mëdha kultike dhe mitologjike për dhinë Amaltea. Dhia Amaltea lidhet me Zeusin dhe metamorfoza e Zeusit mjellmë është gjithashtu një motiv i trevës së Epirit. Skënderbeu si një humanist i madh i Rilindjes Evropiane e lidh origjinën e shqiptarëve jo vetëm me ilirët e Epirit, por dhe me simbolet më të spikatura të kultit të qerthullit zeusian në Epir.

Shumë materiale dhe dokumenta arkeologjike të zbuluara në Shqipërinë e Jugut flasin për kultin e Zeusit dhe të dhisë Amaltea. Skënderbeu qe i vetëdijshëm për lashtësinë e shqiptarëve dhe për mitologjitë e tyre pagane, me të cilat krenohet. Megjithëse Atlet i Krishtit, siç u quajt nga papët e Romës, Skenderbeu nuk përdori as në flamurin e tij as në stemat dhe vulat, motivin e Kryqit, përveç se në rafigurimin e vulës së Danimarkës.

Miniaturat e vulave kanë të bëjnë me një art të veçantë pamor. Kjo gjë na çon në hullinë e përdorimit të shëmbëlltyrave të artit edhe në rrafshe të tjera.

Dhimitër Frëngu, mik dhe arkëtari i Skënderbeut, si dhe autori i një biografie të famshme për heroin, na jep në librin e tij një dëshmi të çuditshme. Ai thotë se "albanët kanë origjinë nga Franca, miqësia e princit të Durrësit me mbiemrin Topia vinte prej Karlit të Madh, një statujë prej guri të mrekullueshëm dhe e gdhendur me shumë mjeshtëri dhe art prej Karlit të Madh qe vendosur në sheshin qëndror të qytetit të Krujës". Barleti thotë se qyteti i Krujës u themelua nga familja princërore Topia. Skulptura e Karlit të Madh duhet të jetë skalitur nga ndonjë artist francez, por ndoshta dhe vendas. Ky simbol evokon në substancë kohën kur Karli I Anzhu krijoi Regnum Albaniae, pra Mbretërinë Shqiptare, me kryeqytet Durrësin në 1272. Ka mundësi që anzhuinët ta kenë sjellë në Krujë statujën e Karlit të Madh. Kjo statujë mund të ketë qëndruar në sheshin kryesor të Krujës për afro dy shekuj. Përderisa Dhimitër Frëngu e ka parë me sytë e tij këtë statujë padyshim edhe Skënderbeu e ka parë, madje Skënderbeu do të ketë qenë protektor i statujës ose autori kryesor për ta rivendosur në shesh këtë statujë, që turqit mund ta kenë hequr para vitit 1443.

Marin Barleti gjithashtu na jep një të dhënë tjetër të çuditshme. Në librin e tij për Skënderbeun Barleti shënon se "Nikolla i biri i Pal Dukagjinit për nga lavdia luftarake i ka kaluar shumë nderet e të jatit dhe të të parëve të vet. Një përmendore e këtij trimi të pathyeshëm me atë të djathtën e tij si të themi të pavdekshme, ndodhet akoma dhe sot në Peneropolis, qytet i Thrakës të cilin sot vendasit e quajnë Prizren, mbi këtë përmendore janë varur mbeturinat e një mburoje armike, të cilën, në një betejë, që është ende e freskët në kujtesën e njerëzve, Nikolla e çau aq keq me goditjen e shpatës së vet, saqë dhe dorën e armikut luftëtar e bëri të pavleshme për luftë".

Dy dijetarë shqiptarë, Barleti dhe Frëngu, dëshmojnë kështu për ekzistencën e dy skulpturave kushtuar personaliteteve historike, Karlit të Madh të Francës si dhe Nikollë Dukagjinit, një luftëtari të shquar. Familja Dukagjini ka dhe një dëshmi tjetër për ekzistencën e një vepre arti në shekullin XV. Është fjala për një kryq argjendi me figura biblike, ku është shënuar dhe mbishkrimi i artistit.

Një e dhënë tjetër interesante për ikonografinë e Skënderbeut erdhi këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Është fjala për një litografi të fundit të shekullit XIX, që e paraqet Skënderbeun në profil djathtas, mbi flokë ka një kurorë dafine, në dorën e djathtë mban dorezën e një shpate tehu i së cilës ngrihet sipër. Deri më sot kjo litografi është unikale, por vetëkuptohet që dikur ka qenë e shumëfishuar. Në kërkimet e mia shumëvjeçare kam konstatuar se në një fotografi të poetit Leonardo De Martino, ku ai paraqitej i ulur në një tryezë, prapa krahëve në mur kishte të kornizuar të njëjtën litografi të Skënderbeut. Nuk dihet autori i kësaj litografie. Dijetarët, që janë marrë me ikonografinë e Skënderbeut, si Vinçens Malaj, Dhorka Dhamo dhe Kristo Frashëri, nuk e kanë përfshirë litografinë në studimet e tyre. Edhe hulumtuesi i arteve figurative, historiani i artit, Ferid Hudhri të cilit ia tregova këtë litografi, nuk dinte asgjë për autorin. Për herë të parë ekzistencën e saj unë e kam njoftuar në një shkrim të botuar në vitin 1980 në gazetën "Bashkimi". Dhe atëherë thoshja që nuk e di autorin dhe mendoja se ndoshta qe një litografi e bërë në Itali, mbështetur tek fakti se e posedonte Leonardo De Martino. Tani që kam në dorë litografinë origjinale, vë re se ajo ka mbishkrimin shqip SKËNDER – BEU – KASTRIOTI, MBRET’ I SHQIPËNISË. Gjithashtu në cepin e djathtë të litografisë në fund ka dhe një mbishkrim në greqisht që do të thotë "Gjergj Kastrioti, Princi i Krujës." Ky detaj i fundit më tregon se litografia duhet të jetë shtypur në Greqi, kurse mbishkrimi shqip e jep qartë që litografia eshtë bërë nga shqiptarët dhe porositja për riprodhim e saj është bërë po nga shqiptarët. Atëherë kush është autori? Dihet që portretet e Gjergj Kastriot Skënderbeut janë të shumta në botë dhe përbëjnë një pinakotekë të famshme. Shumë piktorë të mëdhenj evropianë janë marrë me fugurën e tij. Në të vërtetë në fund të shekullit XIX disa piktorë shqiptarë gjithashtu kanë pikturuar Skënderbeun si motiv frymëzimi. Kjo është një traditë e vjetër. Dihet që banorët e fshatit Piqeras në Himarë në shtegtimin e tyre në shekullin XVIII, dërguan në Napoli një figurë të pikturuar të Skënderbeut, ka gjasa akoma më të lashtë se ky shekull.

Në 1883 në kishën katolike të Prizrenit pikturon një afresk të famshëm të Skënderbeut Gjergj Panariti. Edhe bashkëkohësit e tij Th. Gjini dhe A. Ballamaçi bënë portrete origjinalë dhe të veçantë të Skënderbeut duke e apostoluar si kalorës të krishtërimit. Skënderbeun e ka pikturuar në fillimet e shekullit XX edhe miku i Fan Nolit, ikonografi at Naum Cerre. Spiro Xega në 1913 pikturoi tablonë "Triumfi i Skënderbeut në fushën e Domosdovës". Por portreti i litografisë për të cilën po flasim, dallohet nga të gjitha këto punë për një shkathtësi artistike, vepër e një artisti të kultivuar, nuk është një punë autodidakti. Kështu kjo litografi ka përmasat e një vepre të shkëlqyer arti për Skënderbeun. Kopja unikale e kësaj litografie vjen nga Shkodra. Ka shumë mundësi që të jetë litografia, që ka mbajtur në kabinetin e tij Leonardo De Martino. Për mungesë të fakteve nuk mund të themi dot se kush është autori i vërtetë i saj. Në besojmë se është një autor shqiptar, por nuk mund ta argumentojmë përfundimisht. Por gjithsesi vepra e shquar është ajo që përbën substancën e këtij zbulimi, kurse për emrin e autorit janë të domosdoshme hulumtime të tjera të mëtejshme. Gjithashtu në Arkivin e Muzeun Historik Kombëtar, ndodhet një portret me ngjyra vaji i Skënderbeut, që gjithashtu është i fundit të shekullit XIX. Ky portret imiton të ashtuquajturin portret, që ndodhet në galerinë"Ufici" të Firences në Itali dhe i dedikohet Xhentile Belinit. Nuk e dimë as se kush e ka pikturuar këtë portret. Shqiptarët e kolonisë së Bukureshtit e kanë pasur atë si një ikonë kombëtare dhe tani për fat të mirë ruhet si një relike e shtrenjtë në Muzeun Historik Kombëtar. Amen!

Jozef Radjard Kipling (1865-1936) Shkrimtar dhe poet
anglez. Lindur në Bombei, ai u arsimua në Angli, u kthye në Indi për të punuar si gazetar.

Kur Kiplingu u kthye në Londër në vitin 1889, ai tashmë ishte i famshëm për vargjet e tij satirike dhe për historitë, të tilla si ato në Rrëfenjat e sinqerta nga kodrat (1888). Popullariteti i tij u konfirmua me Baladat e dhomës barakëdhe vargje të tjera (1892), një vëllim që përfshin poezi të tilla të mirënjohura si Rruga për në Mandalei, Nëqoftëse, Gunga Diu.

Nga 1892 deri më 1896 ai jetoi me gruan e tij amerikane në Nju England, ku shkroi Librat e Xhunglës (1894, 1895). Kim (1901) është romani i tij më i mire dhe i fundit, që shkroi për mjedisin hindian.

Ndër shumë vepra të tjera po përmendim Paku i kodrës së Pakut (1906) për fëmijë dhe koleksioni historik Debite dhe kredite (1926) dhe Kufijtë dhe pertëritjet (1932).

Ai fitoi çminin Nobel më 1907.

J. R. KIPLING



Pa një gjest,

pa një psherëtimë

po qe se,. . .



Po qe se sheh të shembur tërë mundin e jetës tënde

Dhe pa asnjë fjalë nis prapë nga e para

Ose me një kartë humbe fitimin e qindra lojrave

Pa një gjest pa një psherëtimë...



Po qe se di të dashurosh pa u bërë robi i dashurisë

Po qe se je i fortë duke vazhduar së qënë i ëmbël

Dhe ndonëse e sheh se të urrejnë të mos urresh ti vetë

Pa pushuar ndërkohë të luftosh e të mbrohesh,



Po qe se je në gjëndje të dëgjosh që fjalët që thua

Të shtrembërohen nga të liqtë për të nxitur mendjelehtët

Dhe të dëgjosh gojët e këqija të thurin gënjeshtra për ty

Pa nxjerr ti vetë asnjë gënjeshtër nga goja



Po qe se di të jesh i denjë pa humbur thjeshtësinë

Po qe se je modest duke këshilluar të fuqishmit

Po qe se di t’i duash miqtë si vëllezër

Pa u bërë asnjëri gjithçka për ty



Po qe se di të soditësh, të vëzhgosh e të njohësh gjërat

Pa u kthyer në skeptik as pesimist

Të ëndërrosh por pa lënë ëndrrat të bëhen padroni yt

Të mendosh por pa kaluar përtej cakut të mendimtarit



Po qe se has triumfin pas disfatës

Dhe i pret këto dy gënjeshtra me po të njëjtin qëndrim

Po qe se mund të ruash guximin dhe mendjen

Kur gjithë të tjerët do ta humbnin



Atëherë të fuqishmit, perënditë, fati dhe ngadhnjimi

Do tëjenë përgjithmonë skllevërit e tu të nënshtruar

Dhe ajo që vlen më shumë se të fuqishmit dhe lavdia

Ti do të jesh njeri, biri im.





NË MUNDESH



Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh - dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin -

por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh...

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...



Në mundsh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim

ngadhnjim e shpartallim - burim mashtrimesh.

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët kopukë të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë. . .



Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh, të humbësh e prapë të fillosh,

dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë...

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,

që veç një fjalë - "Qëndro!" - gjithnjë të thotë. . .



Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash,

a të ecësh për krah mbretit pa krenari që të verbon...

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton...

Në mundsh t’i mbushësh minutat aq të rënda

me vepra që peshojnë -

dije dhe mos kij asnjë dyshim:

se jotja do tëjetë Bota, me ç’ka brenda,

dhe BURRË do të jesh, o biri im!



Emri i shkrimtarit të shquar grek Kostas Varnalis (1884
Burgas Bullgari- 1976 Athinë) është i njohur në vendin tone permes disa përkthimeve të kryeveprës së tij "Apologjia e vërtetë e Sokratit", që është vënë edhe në skenë me shumë sukses, të "Ditarit të Penelopës", si dhe të mjaft poezive. Karakeristikë e krijimtarisë së Varnalisit në poezi e në prozë, është afirmimi i vlerave të mëdha humane e të lirisë njerëzore, gërshetimi i lirizmit me satirën e mprehtë, lufta kundër degradimit, dhunës dhe shtypjes, mashtrimit etj. Është një këngëtar i paepur i lirisë dhe dinjitetit njerëzor, drejtpeshim të cilin e ruajti edhe në jetën personale, duke qënë një figurë e pastër dhe e jashtëzakonshme.

Kjo duket edhe në replikën e tij me poetin e madh anglez, Kiplingun.

"NËSE-ja" E KIPLINGUT



(Parodi)



Nëse mund të hiqesh budalla, kur të tjerët

të bëjnë mendarin dhe të gjithë të quajnë fajtor,

nëse nuk beson asgjë dhe të tjerë s’të besojnë,

nëse fal gjithë të tuat e asgjë të të tjerëve;

dhe nëse të keqen që shkon të bësh, nuk e pezullon

dhe nëse gjithë gënjeshtrave që të thonë, me më shumë u përgjigjesh;

dhe nëse gëzohesh të urresh edhe sa nuk të urrejnë

dhe nëse gjithnjë të shumëditurin e të mirin bën;





Nëse ecën me bark e ëndërra nuk bën

dhe nëse mund të mendosh vetëm interesin,

të mundurin nëse braktis e gjithnjë i afrohesh

fitimtarit, por që të dy paturpësisht i tradhëton,

nëse çfarë shkruan e çfarë thua e rithonë dhe të tjerët

për të vërtetë - t’i ngrenë pusi fukarait pa mend;

nëse fjalë dhe vepra të tuat tym era e fortë

i shpërndan për dreq dhe t’i liron prapë të reja;





Nëse sa fitove mund t’i shumosh gjithnjë

dhe atdheun tënd ta lozësh kokë a pil,

dhe nëse mohon të paguash qindarkat që ke borxh

dhe vetëm të paguhesh e quan të saktë e të drejtë,

nëse zemra, nervat e mendja jote në mëkatë

u plakën dhe megjithatë i shtrydh të kthejnë interesin,

nëse rri gjithnjë mëdyshas dhe gjithnjë i përulur

dhe kur të tjerët bërtasin "përpara"! Ti bërtet "prapa"!

Nëse virtyti yt mohon t’u flasë turmave

dhe kur u afrohesh të fuqishmëve, mëdysh ep mesin;

dhe nëse as miq e as armiq asnjëherë nuk vë në hesap,

dhe bën sikur i do, por ndonjë s’ke dashur kurrë,

nëse nuk lë rast diku të mendosh keq

dhe vetëm nëse të keqen bën shpirti yt qetësohet,

e jotja do të jetë kjo Tokë me gjithë mirësitë që ka

dhe do të jesh Z o t i shquar po N j e r i nuk do të jesh.
 
Top