SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Ardian Kryeziu

Primus registratum
SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

E hapa kete teme sepse me intereson te di rreth kesaj figure kombtare(kryesore) , kerkoj nga forumsat qe tere ate qe dine per historine e Skenderbeut te na njoftojne per te, kur lexoj per te shpesh me duket se shume gjera qe thuhen per te e qe per mendimin jane jologjike, me nje ushtri kaq te vogel te trishtoj nje perandoi te shtrire ne 3-4 kontinente , vec Skenderbeu e bene kete?
 

dark lord

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Une mendoj qe ti Kosowar ke bere nje pyetje absurde,te pakuptimte.Ketu nuk behet fjale per nje perralle qe ta ka tregu gjyshi apo per nje skenar imagjinar filmi.A ke lexuar ndonjehere ndonje tekst historie qe pershkruan epoken e Gjergj Kastriotit,Skenderbeut?Mos po i meshohet imagjinates,si poetet,kur flitet per ngjarjet e asaj kohe?Historia nuk eshte shkence e sakte,sensu stricto,po gjuha dhe metoda shkencore e shtjellimit te fakteve reale,konkrete,te verteta eshte e zbatuar gjithmone.Me duket se ti nuk e ke idene se cdo te thote "metode shkencore","gjuhe shkencore","shpirt kritik","sy i ftohte vezhgues","objektivizem".

Po ta lexosh dhe pervetesosh realitetin e asaj kohe,ne menyre te drejte,do ta kuptosh qe Skenderbeu ishte nje strateg dhe takticien i shkelqyer,gjenial.Triumfonte gjithmone mbi pashallaret ushtare medioker sepse njihte dobesite e tyre dhe te hordhive barbare turke qe ata komandonin(kishte nje pervoje te gjate si gjeneral ne ushtrite e Sulltanit).

Ndersa kur behej fjale te perballohej me vete Sulltanin me 200-250 mije ushtare,natyrisht qe s'do i jepte beteje ne fushe te hapur,sic vepronte me njesite e vogla prej 30-40-50 mije trupash qe here pas here i dergoheshin kunder nga Porta e Larte per ta nenshtruar.Ne raste te tilla ai do ndiqte taktiken guerilase te demoralizimit te armikut,te skirmish(perleshjeve te vogla),te tokes se djegur,te sulmit ndaj karvaneve me furnizime per turqit dhe praparojes,te terrorit psikologjik,etj.

Po te kesh pak njohuri solide ne histori dhe po te kesh sens historie,vazhdimesise se saj,nuk habitesh,o Kosowar! Gjenia ushtarake e Skenderbeut nuk eshte nje fakt i rralle gati i pabesueshem.Disa fakte(realitet i shkuar,jo perrallat e Lord of the Rings):Aleksandri(Leka) i Madh ne betejen e Gaugameles(afer Nineveh dhe Mosulit ne Irakun e sotem) kishte 60 mije maqedonas dhe greke kunder 300 mije persianeve te Darius-it dhe fitoi.Gaius Julius Caesar ne Gali(Franca e sotme,pak a shume) kishte max. 10 legjione(50 mije ushtare) kunder disa qindra mijera galeve dhe fitonte.Ne betejen e Avaricum me 50 mije legjionare romake fitoi kunder rreth 300 mije galeve.Hanibali ne Luften e Dyte Punike,ne fushaten e Italise,megjithese shume here(10-15-20) me i vogel se armiku dilte gjithmone triumfues mbi ushtrite romake,etj.Po ashtu mund te permendja shume e shume raste zotesie te rralle ne artin e luftes te shfaqur nga komandante te ndryshem kudo ne historine e botes.

Te vesh ne dyshim bemat e Skenderbeut eshte si te vesh ne dyshim bemat e Aleksandrit(Lekes) se Madh,Cezarit,Napoleonit,Frederikut(te Dyte) te Madh te Prusise,etj.

Po nuk u thellove,o Kosowar,nuk kupton.Dhe po nuk kuptove do vazhdosh te besh pyetje te tilla qesharake.

Thellohu,sepse sipas Oscar Wilde:The supreme vice is shallowness.Everything that is deeply understood,is right!

nese do te dish detaje me te hollesishme mund te gjesh,po te kerkosh nese je me te vertete i interesuar,biografi te skendebeut,pershkrime te kohes se tij,pasi te rrish t'i shkruash ne kompjuter eshte nje humbje kohe,pervecse pa kuptim nese mund t'i gjesh,ta zeme,ne biblioteke!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Eshte fakt se Skenderbeu eshte figure fare e papermendur ne rangjet e Historise boterore. Me sa kuptoj une figura e Skenderbeut u kthye ne hero kombetar gjate periudhes se rilindjes shqiptare. Skenderbeu i sherbeu rilindasve te zgjonin ndienjat e nacionalizmit dhe atdhedashurise ne nje kohe qe shqiptaret kishin vite qe kishin rene ne nje gjume te thelle nen perandorine osmane (tashme te kalbezyer)

Persa i perket bemave te Skenderbeut, asgje nuk eshte e sigurte nga pikepamja historike. Ne nje kohe qe ne Shqiperi ne nuk biem dakort per dicka qe ka ndodhur 40-50 vjet me pare, si mund te besojme perrallat e Naim Frasherit e ti marrim keto per te verteta.

Sidoqofte, cdo komb ka nevoje per heronj qofshin keta dhe simbolike. Ne kete aspekt Skenderbeu e kryen detyren si askush tjeter!
 

balforum

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Postuar nga prodigy:
Persa i perket bemave te Skenderbeut, asgje nuk eshte e sigurte nga pikepamja historike. Ne nje kohe qe ne Shqiperi ne nuk biem dakort per dicka qe ka ndodhur 40-50 vjet me pare, si mund te besojme perrallat e Naim Frasherit e ti marrim keto per te verteta.
___________

Nga vjen ti vella,... nga Anglia!? Klikoi faqet me poshte

http://35.1911encyclopedia.org/S/SC/SCANDERBEG.htm
http://www.bartleby.com/65/sc/Scanderb.html
http://bjoerna.dk/Holberg/Scanderbeg.htm
http://bjoerna.dk/albansk-historie/Seal-of-Scanderbeg.htm
http://reference.allrefer.com/encyclopedia/S/Scanderb.html
 

xhoni

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Xhoni, jo ofendime ketu te lutem.
 

Ardian Kryeziu

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Fillimishte sikur e kisha parandjenjen se do te keqkuptohesha , edhe une e cmoj historine e tij , edhe po te mos ishte e vertete , une teme e shtrova ne forme pyetje , me qellim qe te informohesha , KERKOJ FALJE., nese dikujte i eshte dukur shume provokative , por une mendoj se duhet zhvilluar edhe mendimi kritik , asgje nuk eshte tabu, mos u beni edhe ju sikur simpatizantet e Rugoves , per te cilin jane ne gjendje te digjen.
Duhet ta informoj Xhonin se nuk e kam pasaporte jugosllave,dhe e kisha lute per mos ofendime totalisht te pabaza dhe femijerore.
 

Perendia

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Skënderbeu të takon po aq ty sa edhe gjithë shqiptarëve të tjerë, qofshin nga Kosova apo vënd tjetër.

Te me falesh perendia, por fjalite e tjera te postimit i editova pasi ishin jashte teme. Asgje kundra teje /pf/images/graemlins/smile.gif
 

abs

nuk e di...
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Oh moj Perendi(a)ma n fund zbrite n toke me kjartsu pak kte popullsi... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

dekor... duhet te kishte dhe shqiperia nje hero historik kombetar.

Skenderbeu ka bere shume me teper per krishterimin se per Shqiperine, perkundrazi mendoj se per shkak te luftrave te tij u beme objektivi kryesor i turqise sunduese ne 500 vjetet qe vazhduan.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Fillimisht postuar nga dark lord:
[qb]
Ndersa kur behej fjale te perballohej me vete Sulltanin me 200-250 mije ushtare,natyrisht qe s'do i jepte beteje ne fushe te hapur,sic vepronte me njesite e vogla prej 30-40-50 mije trupash qe here pas here i dergoheshin kunder nga Porta e Larte per ta nenshtruar.Ne raste te tilla ai do ndiqte taktiken guerilase te demoralizimit te armikut,te skirmish(perleshjeve te vogla),te tokes se djegur,te sulmit ndaj karvaneve me furnizime per turqit dhe praparojes,te terrorit psikologjik,etj.[/qb]
Nganjehere me bejne per te qeshur ata qe hiqen si eksperta dhe nuk ja kane haberine historine. Sa per dijenine tuaj Porta e Larte (Bab-i Ali) u krijua si institucion qeveritar nga Veziri Koporulus nme 1654 rreth 200 vjet pas vdekjes se Skenderbeut.

Ju lutem kini kujdes me pasionet e teperta. Edhe une e dua Skenderbeun si hero kombetar, por ku lexoj me qindra faqe nga historia e perandorise Osmane dhe nuk e shikoj kurrkund emrin e Skenderbeut te ben te mendosh se sa rendesi ka pasur ai ne planin nderkombetar.
 

dark lord

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Fillimisht postuar nga ProdigyKing:
[qb]
Fillimisht postuar nga dark lord:
[qb]
Ndersa kur behej fjale te perballohej me vete Sulltanin me 200-250 mije ushtare,natyrisht qe s'do i jepte beteje ne fushe te hapur,sic vepronte me njesite e vogla prej 30-40-50 mije trupash qe here pas here i dergoheshin kunder nga Porta e Larte per ta nenshtruar.Ne raste te tilla ai do ndiqte taktiken guerilase te demoralizimit te armikut,te skirmish(perleshjeve te vogla),te tokes se djegur,te sulmit ndaj karvaneve me furnizime per turqit dhe praparojes,te terrorit psikologjik,etj.[/qb]
Nganjehere me bejne per te qeshur ata qe hiqen si eksperta dhe nuk ja kane haberine historine. Sa per dijenine tuaj Porta e Larte (Bab-i Ali) u krijua si institucion qeveritar nga Veziri Koporulus nme 1654 rreth 200 vjet pas vdekjes se Skenderbeut.

Ju lutem kini kujdes me pasionet e teperta. Edhe une e dua Skenderbeun si hero kombetar, por ku lexoj me qindra faqe nga historia e perandorise Osmane dhe nuk e shikoj kurrkund emrin e Skenderbeut te ben te mendosh se sa rendesi ka pasur ai ne planin nderkombetar. [/qb]
kur shkruajta Porta e Larte,nuk e kisha ne ate kuptim qe mendon ti,gjasme me nje minimum njohurish ne histori,gjasme ekspert(i ketij timit).une desha thjesht tìi jepja pak kolorit gjuhes,kaq! e di shume mire qe veziri(me origjine shqiptare) mehmet kopruly(qyprilli)(nga familja e qyprillinjve te beratit),ne kuadrin e reformave qe ndermorri pas luftes se turqise me venecien dhe austrine,krijoi edhe institucionin e Portes se Larte.

une ne vend te shkruaja "qeveria osmane",shkruajta porta e larte,sepse me pelqente si tingellonte fraza,me dukej me sugjestionuese.nuk po ndjek shume rigorozitetin historik ketu,ne kete faqe virtuale,sepse nuk jam duke dhene provim para komisionit te masterit.

Dark lord, kam vene re tek postimet e tua te mesiperme nje ton ules ndaj te tjereve dhe paksa arrogant. Me pelqejne ato qe ke shkruar, duket qe ke njohuri ne histori, por te lutem tregohu njeri intelektual dhe mos i ler vend pasionit te momentit te prishe bukurine e argumentit. Jep me shume mirekuptim ndaj te tjereve dhe jam e sigurte qe do e marresh me te njejten sasi. Gjithe te mirat!
 

xhoni

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Ore, po ju e paskeni kthy temen ne chit chat. Silluni mire se do e mbyll fare pastaj. Seriozisht, tema eshte interesante, pse duhet ta ktheni ne pasa ofendimi?
 

Guest
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

...LEGJENDE si SKENDERBEU te cilin e njeh e gjithe BOTA dhe armet dhe fotografite e tij mbahen ne te gjitha Muzete ku mbahen emrat e Heronjeve me te medhenj te Atdheut te tyre.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Ne vend qe te gjithe te hidheni dirket e te shani e ti mbyllni gojen njeri-tjetrit, thellohuni nje here ne jeten tuaj.

Pyetja e atij qe hapi temen eshte shume inteligjente, po neve si shqiptare jemi gati ti hidhemi ne gryke njeri tjetrit qe cynon te pyesi per mitet tane.

Dakort qe Skenderbeu per 25 vjet i beri rrezistence perandorise Osmane dhe i ktheu nderin Arberise. Mirepo sa domethenes eshte ky fakt per Shqiperine ne nje kohe qe kjo rrezistence minimale u pasua me 500 vjet erresire pushtimi.

Neve jemi mburrur se Skenderbeu ju be mburoje Perendimit dhe ishim neve vendimtare per ndalimin e avancimit te perandorise Osmane. Ne nje kohe qe ne cdo liber historie te hapesh do te shikosh qe ishin betejat per Vjenen ato qe ishin decizive.

Skenderbeu permendet ne libra e enciklopedi si Heroi i Shqiptareve dhe asgje me teper. Sic e thashe me siper Skenderbeu eshte me teper nje ikone e nacionalizmit shqiptar te ringjallur nga vellezerit Frasheri ne periudhen e Rilindjes Kombetare.

Pra ju lutem shume kur diskutoni sillni fakte se sa vlere kishte Skenderbeu si figure ne planin nderkombetar dhe jo thjesht sharje personale.

Edhe per ndryshim kerkoni dhe lexoni dicka pervec librave te Historise te fabrikuar nga Partia e Punes qe keni studiuar ne klasen e katert fillore.

P.S. Personalisht e cmoj figuren e Skenderbeut si simbol kombetar dhe stemen e armeve te tij e kam tatuazh
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Tek nje teme me pare,diskutohej dhe vihej ne dyshim numri dhe vepra e deshmoreve qe rane gjate luftes nacionalçlirimtare,tani nje absurd akoma edhe me qesharak vihet ne dyshim edhe vepra e Skenderbeut,abuzohet me te.
Para se te hapesh nje teme mendoj se te pakten duhet te kesh pak njohuri mbi kete teme te cilen ti e hap.

Prodygy-king thote se paska lexuar historine e Perandorise Osmane dhe nuk paska gjetur asgje te veçante per Senderbeun,aq me teper dikush thote se Skenderbeu luftoi dhe i sherbeu me shume Kristianizmit se Shqiperise,nje tjeter shton se Skenderbeu ishte nje "fantazi" e Naim Frasherit,per te zgjuar ndjenjat kombetare.Ju lutem shume ,"Pashi Zotin" mos u beni kaq qesharake...

Mbi figuren e Skenderbeut jane shkruajtur mbi 180 libra,shume nga keta nga studiues te huaj.

Volteri ka thene :Nese prijesit e Bizansit do te kishin pasur aftesi te nje lideri si Skenderbeu ,Bizansi nuk do te kishte rene.
Pierre Ronsard i ka kushtuar nje sone Skenderbeut,dhe shume e shume studime dhe nderime te tjera jane bere rreth figures se pavdekshme te ketij luftetetari dhe strategu te madh te kohes se vete.Sulltan Mehmeti 2,kur degjoi per vdekjen e kundersgtarit te tij me dinjitoz tha :

"Tani mjere Krishterime ,se i humbi dhe shpata dhe mburoja",

njekohesisht kjo fraze tregon dhe rolin e rendesishem te ketij heroi qe luajti ne luften e pergjithshme te popujve te Ballkanit dhe me gjere,kunder pushtuesit me te fuqishem te asaj periudhe qe ishin Osmanllinjte.
Nuk ka enciklopedi qe te mos e perfshije edhe emrin e tij.Ata qe jane ne Angli mund ta gjejne tek enciklopedia Ana-Britanica,ne menyre qe te binden qe figura dhe fama e tij i ka kapercyer kufijte e Shqiperise...
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Per ata qe u vjen çudi se si arriti te fitonte Skenderbeu kunder ushtrive te mirorganizuara te Sulltanit,te lexojne me poshte :

Fitoret e Para (1444-1447)
Menjëherë pas mbylljes së kuvendit, kujdesin kryesor Skënderbeu ia kushtoi organizimit të ushtrisë dhe marrjes së masave të tjera mbrojtëse. Organizimi i ushtrisë ishte një punë që kërkonte një mund të madh. Ushtria duhej të krijohej brënda një kohe sa më të shkurtër. Në të njëjtën kohë duheshin meremetuar dhe forcuar kështjellat. Skënderbeu dhe shoket e tij e kishin të qartë se sulltani do t'i drejtohej sa më pare Shqiperise kryengritëse dhe se nga rezultati i ndeshjes me turqit varej gjithë fati i mëtejshëm i popullit shqiptar.

Gjatë pranverës së vitit 1444, Skënderbeu, sikurse na njoftojne biografët e tij të parë, doli personalisht fshat më fshat dhe bëri regjistrimin e ushtarëve, u shpjegoi fshatarëve rëndesinë e mobilizimit, meremetoi dhe focoi kalatë në të cilat vuri roje të forta, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat e vendit ku vendosi informatorë për të lajmëruar sa më parë afrimin e armikut. Në fund të majit, ushtria shqiptare prej rreth 10 mijë vetash, në pjesën më të madhe rekrutuar nga zotërimet e Kastriotëve, qe gati për të hyrë në luftë.

Rasti për t'u ndeshur me turqit erdhi shumë shpejt. Në qershor të vitit 1444, një ushtri turke prej rreth 25 mijë vetësh, e komanduar nga Ali Pasha, hyri në Shqipëri nga lugina e Drinit të Zi në drejtim të Dibrës. Skënderbeu, i lajmëruar për afrimin e turqve, u doli përpara me ushtrinë e re shqiptare. Të dy ushtritë u rreshtuan ballë për ballë në fushën e Dibrës, Më 29 qershor, sipas planit të Skënderbeut, ushtria shqiptare e ndarë në tri pjesë, manovroi me mjeshtëri dhe tërhoq sikur të ishte e thyer deri sa e futi ushtrinë turke në fushën ngushtë të Torviollit të rrethuat me male e pyje. Kur Ali Pasha kujtoi se i kishte zënë shqiptaret, në kurth, u gjend papritmas i rrethuar nga forcat shqiptare që ishin fshehur në pyje, të cilët i sulmuan turqit nga të gjitha anët derisa i shpartalluan plotësisht. Turqit lanë në fushën e betejës 7 mijë të vrarë dhe në duart e shqiptarëve gati 500 robër. Shqipëtarët patën afërsisht 3800 të vrarë e të plagosur.

Me gjithë humbjet e mëdha, fitorja Torviollit, u prti me entuziazëm të madh si në Shqipëri ashtu dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Besimi i popullsisë shqiptare te Skënderbeu dhe te ushtria e re u përforcua. Jehona e saj i bëri fuqitë evropiane, që po përgatisnin ato muaj një kryqëzatë të re kundër turqve ta drejtonin vemendjen e tyre edhe nga Shqipëria.

Hungarezët, të cilët ishin tërhequr nga Ballkani filluan përgatitjet për një fushatë ushtarake të re kundër turqve. I trembur nga këto përgatitje, sulltan Murati i II i kërkoi paqë Hungarisë, Vladislavi, mbreti i Hungarisë dhe i Polonisë e pranoi paqën dhe kjo u nënshkrua në Seged, më 12 korrik 1444. Në bazë të saj, Murati i II hiqte dorë nga sulmet kundër Hungarisë dhe ndër të tjera i kthente Gjergj Brankoviçit, që u bë vasal i tij, Serbinë, Këtij i njihte edhe zotërimet që ky mbante në Shqipëri (Drishtin, krahinat në krahun e djathtë të Bunës, etj.). Pas nënshkrimit të paqës, Murati i II abdikoi nga froni turk në favor të birit të tij, Mehmetit të II.

Por paqja e Segedit e nënshkruar për 10 vjet nuk vazhdoi as 6 javë. Me shtytjen e papës, i cili i premtoi ndihma të konsiderueshme Vladislavit, ky e shkeli marëveshjen dhe përgatiti një ushtri prej 14 mijë hungarezësh, polakësh e rumunësh ndërsa një pjesë e flotës papale do të dilte në grykat e Dardaneleve për t'i bllokuar rrugën ushtrise turke që të kalonte nga Azia Vogël në Ballkan.

Ndërkohë Vladislavi u vu në lidhje edhe me Skënderbeun dhe i kërkoi këtij të fillonte sulmet kundër turqve prapa krahëve në kohën kur trupat hungare-polake do të sulmonin nga veriu. Përgatitjet e hungarezëve ngjallën shpresa të mëdha si në Ballkan ashtu edhe në Shqipëri. Në vjeshtë, kur forcat e Vladisiavit krapërxyen Danubin dhe arritën pa gjetur ndonjë kundërshtim të madh deri në Bullgari pranë qytetit Varna, ku vendosën kampin e tyre, në Shqipëri forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Arianiti, hynë thellë në Maqedoni.

Por fushata hungareze këtë radhë qe fatkeqe. Murati i II, i cili u kthye persëri në fron, grumbulloi me të shpejtë në Azinë e Vogël, një ushtri te madhe turke dhe me ndihmën e anijeve gjenoveze kaloi Bosforin dhe u duk befas para kampit të Varnës. Në betejën e ashpër që u zhvillua këtu me 10 nëndor 1444 ushtritë e Vladislavit u thyen shumë keq, duke mbetur edhe ai vetë i vrarë. Huniadi mezi mundi të shpëtonte me mbeturinat e ushtrisë hungareze. Shpresat e popujve ballkanikë që ishin lidhur me ekspeditën madhe të Varnës, pësuan një tronditje të madhe. Disfata hungaro-polake i la dorë të lirë sulltanit t'i drejtonte ushtritë e veta për të shtypur kryengritjet në Ballkan. Fuqitë shqiptare u detyruan të tërhiqeshiri nga Maqedonia, dhe të përgatiteshin për t'u mbrojtur nga ekspeditat e turqve.

Turqit iu drejtuan Shqipërisë më 1445. Por edhe këte radhë ata nuk mundën të depërtonin në thellesi të vendit. Më 10 tetor 1445 kalorës akinxhij, të ardhur nga Ohri u ndeshën me forcat shqiptare në fushën e Mokrës (fusha e Domozdovës) dhe u thyen keqas. Po këtë fat pësoi në vitin tjetër, më 1446, ushtria turke, e nisur nga Shkupi, e cila u thye në fushën e Otonetës, në Dibrën e Sipërme.

Fitoret që korrën në tri vjetët e para kundër turqve, ushtarakisht më të fortë, shkaktuan shqetësimin jo vetëm të turqeve, por edhe të një fuqie tjetër, të Republikës se Venedikut.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Lufta kundër Venedikasve dhe Turqve (1448)
Fitoret që korrën kundër turqve në tri vjetët e para, forcuan pozitat politike të bujarëve shqiptarë, pjestarë të "Lidhjes së Lezhës dhe në mënyrë të veçantë ato të Skënderbeut. Ata ishin bërë tashmë të pavarur në zotërimet e tyre feudale. Zhvillimi i mëtejshëm i këtyre zotërimeve e bënte të nevojshme përfshirjen brënda kufijve të tyre edhe të qyteteve që përfaqësonin lulen e ekonomisë së vendit. Por qytetet kryesore shqiptare ndodheshin gjithnjë në duart e Venedikut. Për këto arsye, republika, e cila më 1444 e kishte lejuar mbledhjen e kuvendit të shqiptarëve në zotërimin saj të Lezhës, dhe më 1445 i kishte dhënë Skenderheut dhe vëllait të tij Stanishit. qytetarinë e nderit tani filloi t'i trembej rritjes së fuqisë së bujareve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë forcimit të autoritetit të Skenderbeut, principata e të cilit ishte zgjeruar deri afër kufijve të zotërimeve të saj në bregdet. Si rezultat i kësaj, më 1447, republika kaloi në politikën armiqësore kundrejt Skënderbeut, duke përdorur mjetet veta të zakonëshme, politikën e përçarjes së krerëve feudalë që bënin pjesë në "Lidhjen Shqiptare", Politika provokuese e republikës e shpejtoi shpërthimin e konfliktit të armatosur me shqiptarët.

Shkak për këtë u bë qyteti i Danjës. Më 1445, Lekë Zaharia, zoti i Danjës dhe antari i Lidhjes Shqiptare, u vra nga rivali i tij Nikollë Dukagjini. Përveç ndërlikimeve të tjera, vrasja e Lekë Zaharisë, i cili nuk kishte fëmijë, nxori në shesh çështjen e trashëgimit të qytetit të rëndësishëm të Danjës. Venediku u përgatit menjëherë të vinte dorë mbi këtë qendër dhe kështjellën e vendosur në hyrjen e luginës së Drinit, e cila zotëronte rrugën për në Shkodër dhe sillte të ardhura të mëdha nga dogana që paguhej në kalimin vaut të Danjës (sot Vau i Dejës). Për të evituar kalimin e Danjës në duartë e republikës, Skënderbeu dërgoi nga ana e vet pranë Borës, nënës së Lekë Zaharisë, një nga bashkëpuntorët tij, kontin Uran, për të bindur atë që ta vinte qytetin nën mbrojtjen e "Lidhjes shqiptare". Por konti venedikas i Shkodrës dërgoi me të shpejtë ushtri dhe pushtoi qytetin.

Skënderbeu thirri atëherë në vjeshtë 1447 mbledhjen e "Lidhjes shqiptare" dhe u kërkoi antarëve të saj që t'i shpallej luftë republikës në rast se ajo nuk do t'ia kthente qytetin Lidhjes. Këtu u dukën frytet e politikës përçarëse të republikës, e cila për ta diskredituar Skenderbeun, kishte hapur lajme se ky, me qëllim që ta merrte për vehte Danjën, kishte nxitur vrasjen e Lekë Zaharise dhe përpiqej tani t'i armiqësonte bujarët shqiptarë me venedikasit. Skënderbeu u detyrua atëherë të bënte publikisht betimin se nuk kishte fare gisht në vrasjen e aleatit të vet, Lekë Zaharisë. Në mbledhjen e kuvendit, shumica e antarëve e pranoi propozimin e Skënderbeut. Vetëm dy antarë, Pjetër Spani dhe Gjergj Dushmani, e kundërshtuan këtë vendim dhe larguan nga Lidhja.

Republika nuk e ktheu Danjën. Në dhjetor shqiptarët filluan veprimet ushtarake kundër forcave venedikase. Skenderbeu dhe shumica antarëve të Lidhjes, midis të cilëve Gjergj Arianiti, e Nikollë Dukagjini, filluan sulmet kundër Durrësit, Danjës dhe qyteteve të tjera, por këto, të mbrojtura nga kështjellat e tyre, nuk i morën dot. Skënderbeu vendosi atëhere të rrethonte Danjën dhe ta mbante të bllokuar për një kohë të gjatë.

Lufta kundër Venedikut e bëri Skënderbeun të afrohej me despotin e Serbisë, Gjergi Brankoviçin, i cili synonte gjithashtu t'i merrte republikës qytetet e bregdetit malazez. Ata shpresonin ta detyronin republikën t'i dorëzonte qytetet, pasi në këtë kohë ajo ishte e zënë me luftë në Lombardi kundër dukës së Milanos. Aleati i dukës, Alfons i V, mbreti i Napolit që ishte njëkohësisht rival i Venedikut, kishte filluar nga ana e tij të interesohej qysh më parë për një afrim me Skënderbeun dhe Gjergj Brankoviçin, duke i inkurajuar këta kundër republikës. Qysh në fund të vitit 1447 Alforsi dhe Skënderbeu shkëmbyen midis tyre ambasadorë, duke hedhur kështu bazat e aleancës që u lidh më vonë midis tyre.

Rrethimi i Danjës vazhdoi gjatë gjithë dimërit. Republika, e zënë në një luftë në dy fronte, i propozoi Skënderbeut të bënin paqë duke e mbajtur për vehte qytetin, por ky nuk e pranoi. Për të shpëtuar nga presioni i shqiptarëve Venediku i u drejtua atëhere turqve dhe i nxiti që të rifillonin një ekspeditë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shpalli më 4 mars 1448, se i siguronte një pension prej 100 dukatash në muaj atij që do të vriste Skënderbeun.

Skënderbeu me sa duket ra në dijeni të këtyre planeve, sepse, në pranverë dërgoi një pjesë të ushtrisë shqiptare, rreth 4 mijë vetë, nën komandën e kont Uranit, të mbronin kufijtë lindorë nga ndonjë ekspeditë turke, kurse me pjesën tjetër të ushtrisë e shtërngoi presionin mbi Dannjën dhe Durrësin. Për t'u lehtësuar nga presioni, venedikasit i kërkuan përsëri Skënderbeut të hynin në bisedime për paqë dhe i zgjatën këto bisedime deri sa të vinin ushtritë turke.

Me të vërtetë, në qershor 1448 një ushtri e madhe turke me në krye vetë sulltan Muratin e II i u afruan kufijve të Shqipërisë dhe rrethoi kështjellën Sfetigradit. Skënderbeu, i lajmëruar me kohë për afrimin e saj, pa hequr dorë nga rrethimi i Danjës, nis me 10 mijë vetë në drejtim të Shkodrës. Hyrja trupave shqiptare në zotërimet venedikase të Shkodrës u bë shenjë për një kryengritje të gjerë të fshatarëve bujkrobër të pronarëve venedikas. Turma fshatarësh u vunë zjarrin shtëpive të pronarëve dhe vrapuan për t'u bashkuar me ushtrinë e Skënderbeut. Më 24 korrik 1448 forcat shqiptare u ndeshën me ushtrinë venedikase prej 15 mijë vetësh, të komanduar nga Daniel Juriçi , dhe në betejën që u zhvillua atë ditë në brigjet e Drinit, Skënderbeu kori një fitore të shkëlqyer.

Por ai nuk pati mundësi të shfrytëzonte fitoren e Drinit për arësye të rrezikut turk që e kërcënonte nga lindja. Pasi la nipin e vet Hamza Kastriotin, të vazhdonte bllokimin e Danjës, me pjesën kryesore të ushtrisë u nis në drejtim të Sfetigradit të rrethuar nga turqit.

Garnizoni i Sfetigradit, i përbërë nga forcat shqiptare dhe reparte bullgare, nën komandën e Pjetër Perlatit, u qëndroi heroikisht sulmeve turke që drejtoheshin nga Murati i II, synimi i të cilit ishte të merrte sa më parë kështjellën dhe të vazhdonte ekspeditën kundër Krujës për t'i dhënë fund një herë e mirë rezistencës shqiptare.

Me ardhjen e Skënderbeut, ushtritë shqiptare filluan t'i sulmonin nga jashtë turqit dhe t'i vinin shpesh herë në një gjëndje të vështirë. Sulltani u përpoq t'i tërhiqte forcat e Skënderbeut në një betejë vendimtare jashtë kalasë, por nuk i arriti dot qëllimit. Skënderbeu, nga e vet, u hapte turqve herë pas here beteja të vogla me të cilat i shqetësonte dhe u shkaktonte dëme të vazhdueshme. Rezistenca e Sfetigradit vazhdoi për një kohë, deri sa më në fund turqit arritën ta zbulonin dhe ta prishnin kanalin që furnizonte kalanë me ujë, duke e keqësuar në mënyrë të dëshpërueshme gjendjen e të rrethuarve. Garnizoni u detyrua atëherë të hynte në bisedime me turqit dhe të pranonte ofertën e sulltanit për të dalë të lirë nga kalaja me gjithë armë.

Rënia e kalasë ishte një humbje për sistemin e fortifikatave mbrojtëse të shqiptarëve. Por rezistenca e saj gjatë dhe lajmet mbi përgatitjet e reja të Huniadit e detyruan Muratin e II të ndërpriste marshimin drejt Krujës dhe t'i tërhiqte ushtritë nga Shqipëria duke i përqëndruar ato në Sofie, në pritje të drejtimit që do të merrte marshimi i hungarezëve.

Rënia Sfetigradit i tregoi Skënderbeut dëmin që pati nga lufta në dy fronte. Ai kishte ndërmënd që të merrte gjithashtu pjesë në lüftën e madhe që po përgatisnin hungarezët. Këto e bënë Skënderbeun të hiqte dorë nga rrethimi i Danjës dhe të pranonte paqën e propozuar nga senati i Venedikut. Paqja u nënshkrua më 4 tetor 1448, në kampin ushtarak të Skënderbeut, pranë Lezhës. "Lidhjen shqiptare" këtu e përfaqësonin Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini të shoqëruar nga peshkopi Andrea i Lezhës dhe Gjergj Pelini, i cili kryente funksionet e kancelarit të Skënderbeut për marrëdhëniet me jashtë. Republika përfaqësohej nga proveditori i përgjithshëm i Venedikut në Shqipëri, Pal Loredani dhe konti i Shkodrës. Sipas traktatit të paqës Danja i mbetej Venedikut, kurse republika i siguronte Skënderbeut një pension prej 1.400 dukatash në vit, i premtonte, në rast nevoje, si atij ashtu dhe bujarëve të tjerë shqiptarë strehim në Venedik, u akordonte privilegje në portin Durrësit, duke i
përjashtuar nga taksa e kripës dhe hiqte dorë nga çdo shpërblim për dëmet që kishte pësuar. Me qëllim që të përballonte shpenzimet për të marrë pjesë në ekspeditën e re të Huniadit Skënderbeu u kërkoi venedikasve dhe mori prej tyre para kohe pensionin vjetor.

Në kohën kur po nënshkruhej paqja shqiptare-venedikase, Huniadi, sipas marrëveshjes që kishte përfunduar me Skënderbeun, kishte filluar marshimin drejt jugut, këtë radhë duke kaluar jo më nëpër viset lindore të gadishullit, si në dy rastet e para, por nëpër Kosovë. Skënderbeu, qëllimi i të cilit ishte, të bashkohej me forcat Hungareze, nuk u nis dot me kohë per shkak të zgjatjes së bisedimeve me venedikasit dhe të pengesës që gjeti rrugës nga despoti i Sërbisë, Gjergj Brankoviçi, i cili nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me sulltanin dhe mbajti një qëndrim armiqësor kundrejt hungarezëve dhe shqiptarëve. Ky vuri në dijeni sulltanin për lëvizjet e Huniadit dhe e ndaloi Skënderbeun të kalonte me ushtritë shqiptare nëpër tokat veta. Kështu forcat shqiptare ishin akoma në rrugë kur më 18 tetor 1448, në fushën e Kosovës, afër Prishtinës, ushtria hungareze pësoi një disfatë të rëndë dhe u detyrua të tërhiqej e shpartalluar nëpër Sërbi, drejt Danubit dhe pjesërisht nëpër Shqipëri, drejt bregdetit. Në tërheqje e sipër Huniadi u zu rob nga Brankoviçi. Si përgjigje për qëndrimin e pabesë të Brankoviçit, forcat shqiptare sulmuan dhe shkretuan një pjesë të tokave të tij.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Rrethimi i Parë i Krujës (1450)
Disfatat që kishin pësuar turqit në Shqipëri dhe pjesëmarrja e Skënderbeut në fushatën Huniadit e egërsuan aq tepër sulltanin sa që ky, posa gjeti rastin e volitshëm, në pranverën e vitit 1450, vendosi t'i jepte grushtin e fundit rezistencës shqiptare. Pasi "mblodhi, - thotë kronisti bizantin Laonik Halkokondili, - të gjitha ushtritë e Azisë dhe të Evropës" prej rreth 100 mijë vetash. Murati i II, duke pasur me vehte edhe birin a tij, sulltanin e ardhshëm, Mehmetin e II, u nis së bashku me to, në ditët e para të majit 1450, në drejtim të Shqipërisë. Ushtria turke këtë radhë mori me vehte edhe metal për të shkrirë topa të mëdhej për atë kohë. Duke kaluar përmes Maqedonisë, ushtria turke doli në Ohër dhe që këtej, gjatë luginës së Shkumbinit, iu drejtua Krujës që ishte synimi i saj kryesor.

Skënderbeu, i lajmëruar me kohë për ketë ekspeditë të madhe, mori një tok masash të shpejta. Sikurse na dëshmojnë burime të ndryshme, lajmi i nisjes së një ushtrie të madhe dhe të egërsuar turke, kishte shkaktuar në Shqipëri një shqetësim të madh shpresat për të përballuar furinë e saj me forcat e pakta shqiptare ishin shumë të pakta. Skënderbeu nga njëra anë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë shqiptare, nga ana tjetër duke kaluar nga një vend në tjetrin ngjalli me fjalimet e veta në popull besimin ndaj fitores së armëve shqiptare. Epërsia e madhe e turqve si në numër ashtu edhe në armatime, e bënë Skënderbeun të ndiqte këtë radhë jo taktikën që kishte ndjekur më parë duke u rënë ushtrive armike në fushë të hapur, por i la ato të depërtonin thellë dhe të arrinin deri në muret e Krujës. Gjatë marshimit të turqve nëpër luginën e Shkumbinit, çeta të armatosura shqiptarësh, të organizuara nga vetë Skënderbeu, duke shfrytëzuar terrenin e vështirë malor, e shkaktuan nga pusitë e tyre dëme të mëdha armiqve. Turqit, si duket, e kishin shumë të vështirë t'i ndiqnin këto çeta fshatarësh të cilat fshiheshin më lehtës malet e larta të luginës së Shkumbinit. Analisti turk Dursun-Bej, ka shkruar: "Vetem xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve... mund t'u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara".

Turqit arritën më 14 maj 1450 nën muret e Krujës dhe filluan rrethimin e kështjellës. Masa kryesore e ushtrisë vendosi kampin në fushën e Tiranës ku filloi

operacionet plaçkitëse në viset rreth e rrotull. Për t'u shpëtuar ndjekjeve turke masa të tëra fshatarësh u larguan nga fushat dhe e strehuan në viset e brëndëshme malore.

Brenda në Krujë Skënderbeu kishte lënë vetëm një garnizon prej 1500 burrash nën komandën e kont Uranit, një nga komandantët e tij më të shquar. Vetë me pjesën tjetër të ushtrisë prej afërsisht 8 mijë vetësh, qëndroi jashtë mureve të Krujës, duke patur si bazë për veprimet e tij ushtarake, malin e Tumenishtit, në veri të qytetit (sot mali i Skënderbeut).

Në fillim, Murati i II, provoi të merrte kështjellën pa luftë. Ai i propozoi kont Uranit një shumë të madhe dukatash ari, por ky i refuzoi me përbuzje. Atëhere turqit filluan bombardimin e kështjellës me shpresë se mbrojtësit shqiptarë do të dorëzöheshin nga topat e rëndë që përdoreshin për të parën herë në Shqipëri. Në një akt raguzan të atyre muajve thuhet ndër të tjera: "Pasi i nguli shatorret përkundrejt qytetit në fjalë, sulltani dha urdhër që nga metali të cilin e kishte sjellë me vehte, të derdheshin dy topa, më i madhi i të cilëve, ashtu si na e tregojnë të dhënat e vërteta, e hidhte gurin prej katërqind librash (afërsisht dyqind kilogramesh)". Turqit arritën me topat e tyre të shkatërronin më në fund edhe portën e kështjellës.

Nga jashtë Skënderbeu e godiste ushtrinë turke parreshtur, sulmonte karvanet që e furnizonin nga Maqedonia dhe shpesh herë i detyronte të luftonin më tepër për t'u mbrojtur nga sulmet e papritura të shqiptarëve se sa të vazhdonin sulmet kundër kështjellës. "Ditë për ditë - shkruan Barleti - Skënderbeu u binte shatorreve dhe nuk i linte asnjë çast të pushonin, i sulmonte parreshtur, sulej mbi to dhe u binte. Dhe sikurse një përrua që duke zbritur nga malet prej shirave të mëdha dhe vërshuese rrëmben çdo gjë me vehte, përmbys dhe shkatërron, ashtu edhe Skënderbeu, duke u sulur gjithmonë fshehurazi, ku nga një anë dhe ku nga një tjetër, mbi shatoret turke e armike, u shkaktonte kërdi, dëme dhe humbje të pamasë".

Lufta nën muret e Krujes vazhdoi gjatë gjithë verës. Turqit patën me mijra ushtarë të vrarë. Shpesh herë ata u ndodhën ngushtë edhe për ushqime, për arësye të sulmeve të vazhdueshme e të pa pritura që shqiptarët u bënin karvaneve të tyre. Sulltani iu drejtua venedikasve të Durrësit dhe Shkodrës, të cilët e furnizuan ushtrinë turke me ushqime me anën e karvaneve të tyre duke nxjerrë nga kjo tregëti përfitime të mëdha. Skënderbeu në fillim protestoi te republika por kur këta nuk hoqën dorë, atëherë filloi t'i sulmonte edhe karvanet e venedikasve. Në një raport raguzan thuhet në lidhje me këtë: "Shkruajnë nga Shqipëria se Turku ka ngulur shatoret nën Krujë, se Skënderbeu po mbrohet burrërisht dhe sikur konti i Shkodrës të mos i shpinte miell e bukë të freskët turkut, ky do t'i kishte hequr shatoret". Konfiskimi i karvaneve, vrasja e disa tregetarëve venedikas nga forcat shqiptare dhe rreziku se mos rifillonin luftimet me Skënderbeun, e shtynë senatin e republikës. Të ndalonte furnizimin e mëtejshëm të turqve me ushqime.

Deri në vjeshtë, turqit, të cilët vazhdonin ta mbanin të rrethuar Krujën, bënë edhe sulme të tjera por mbrojtësit qëndruan heroikisht deri në fund. Me afrimin e dimrit dhe pasi dështuan orvajtjet e sulltanit për ta bindur Skënderbeun të bënte paqë me të kundrejt pagesës së një tributi, Murati u detyrua të ngrinte shatoret dhe më 26 tetor 1450, të largohej për në Adrianopojë. Kështu me gjithë rrethimin e gjatë që vazhdoi gati katërmuaj e gjysmë dhe me gjithë përdorimin e mjeteve më moderne të kohës, sulltan Murati i II, pësoi një disfatë të plotë nën muret e Krujës, disfatë me të cilen ai mbylli një jetë plot fitore të korrura në betejat që zhvilloi gjatë mbretërimit të tij gati 30, vjeçar. Disa muaj më vonë, Murati i II vdiq në Adrianopojë.

Nën muret e Krujës shqiptarët korrën një fitore të shkëlqyer. Vetë Skënderbeu, në letrën që i ka dërguar 11 vjet më vonë princit të Tarantos, ka shkruar për këtë fitore: "...Kundër gjithë asaj fuqie, e mbrojta dhe e mbajta gjersa turqit u larguan me dëme dhe me turp, dhe me pak njerëz shtiva në dorë rishtazi atë që armiqtë e shumtë e kishin fituar për një kohë të gjatë". Fitorja pati një jehonë zë madhe në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Në Shqipëri u rrit autoriteti i Skënderbeut, i cili u njoh nga masat popullore si udhëheqësi i vetëm dhe mbrojtësi i lirisë së tyre. Në vendet e tjera, populli shqiptar fitoi respektin e përgjithshëm kurse Skënderbeu u njoh nga opinioni publik evropian si një nga kapitenët më të shkëlqyer të kohës. Shprehje e kësaj konsiderate qe ardhja e delegacioneve të shumta për të përgëzuar Skënderbeun për fitoren e madhe.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Formimi i Shtetit Shqiptar (1450-1453)
Lufta kundër pushtuesëve turq dhe fitoret e korrura që sollën çlirimin e vendit, krijuan kushtet e favorëshme për formimin e shtetit shqiptar të pavarur.

Lidhja shqiptare e Lezhës, e themeluar më 1444, që shërbeu për forcimin dhe zgjerimin e frontit të luftës kundër pushtuesve turq, ishte vetëm një aleancë politike dhe ushtarake midis zotërve feudale shqiptarë. Bujarët, të cilët morën përsipër të ndihmonin luftën me ushtri dhe me të holla, i ruajtën për vehte në zotërim e tyre të drejtat feudale si edhe të drejtën të largoheshin nga lidhja pa pësuar asnjë ndëshkim apo sanksion. Skënderbeu qe kryetar i Lidhjes vetëm përsa i përkiste luftës së përbashkët kundër turqve osmanllij dhe nuk mund të ndërhynte në administrimin e zotërimeve të tjera. Ai qe zot feudal vetëm në zotërimin e vet dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes shqiptare.

Por Lidhja e Lezhës, e cila i dha Skënderbeut në vitet e para një mbështetje të rëndësishme për luftën me sukses kundër shkelësve turq, nuk ishte më në gjëndje t'u përgjigjej detyrave të reja. Partikularizmi i bujarëve dhe e drejta e imunitetit që ata ruanin me xhelozi, e bë një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës, e cila kërkonte mobilizimin e të gjitha forcave njerëzore dhe burimeve materiale të vendit, gjë që mund të bëhej vetëm me përqëndrimin e pushtetit politik. Pavarësia e veprimeve që ata gëzonin dhe e drejta që ruanin për t'u larguar nga Lidhja shqiptare, sidomos në momentet më kritike, ishte një rrezik i përhershëm për Skënderbeun që kishte përgjegjësinë kryesore të luftës, aq më tepër kur qëndrimin e lëkundshëm të bujarëve e shfrytëzonin, bile e nxitnin fuqitë armike, turqit dhe venedikasit.

Nevoja e zhvillimit të mëtejshëm të luftës së madhe, në të cilën u angazhuan shqiptarët, e bënë Skënderbeun të thyente partikularizmin e feudalëve. Pikëmbështetje për këtë u bë rritja e prestigjit dhe e autoritetit të tij që erdhi si pasojë e luftës së drejtë dhe e fitoreve ushtarake. Ushtria shqiptare që u formua për nevoja të mbrotjes, u lidh nga pikëpamja organizative direkt me komandantin e vet. Përveç Arianitëve dhe Dukagjinëve, zotërimet e të cilëve kishin qëndruar deri diku edhe më parë jashtë kontrollit të turqve, bujarët e tjerë i kishin dëbuar nga domenet e tyre spahijtë turq dhe i gëzonin këto domene vetëm në sajë të fitoreve që po korrte ushtria shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Të dobët dhe të përçarë, ata ishin të varur nga Skënderbeu, pasi pa përkrahjen e tij nuk mund t'i rezistonin dot furisë turke. Edhe feudalë të mëdhenj si Topiajt, Muzakët, Stres-Balshët, e kishin lidhur tashmë fatin e tyre me atë të Skënderbeut. Muzakët, për shembëll, të cilët e kishin shtënë në dorë Beratin pas fillimit të kryengritjes së përgjithëshme të Skënderbeut, kur forcat shqiptare më 1450 ishin të angazhuara në luftën e Krujës, e humbën përsëri qytetin e tyre të rëndësishëm dhe për të rifituar u duhej prap ndihma e Skenderbeut. Në interes të luftës dhe kur fati i saj ishte në lojë, Skënderbeu nuk i përfillte privilegjet e feudalëve partikulariste. Gjatë veprimeve ushtarake ky i shkeli kufijtë e dorreneve të tyre. Në keshtjellat e feudalëve aleatë vendosi garnizone ushtarake besnike, gjë që prekte të drejtat e tyre të imunitetit. Nevoja për të mbushur radhët e ushtrisë shqiptare që dëmtohej dhe pakësohej gjatë luftimeve me turqit, e shtynë Skënderbeun të mobilizonte ushtarë me inisiativën e vet, sidomos në zotërimet e feudalëve të dobët e fqinj. Kështu dalëngadalë dhe njëri pas tjetrit zotërimet e feudalëve të vegjël filluan të shkriheshin ose të "aneksoheshin", siç shkruan bujari shqiptar Gjon Muzaka, në principatën shqiptare të Skënderbeut.

Një etapë të rëndësishme në këtë drejtim shënoi fitorja e madhe që korri Skënderbeu nën muret e Krujës. Prestigji dhe autoriteti që ai siguroi nga kjo fitore si brënda ashtu dhe jashtë vendit e eklipsoi edhe më tepër autoritetin e bujarëve aleatë. Në fakt, edhe bujarët Topia, Muzakaj, Stres-Balshë, e humbën ca nga ca profilin e tyre si zotër feudalë të pavarur. Pasojë e këtij proçesi qe shkrirja e këtyre zotërimeve feudale së bashku me atë të Kastriotëve, në një njësi shtetërore me vehte duke formuar kështu shtetin shqiptar të pavarur, nën udhëheqjen e Skënderbeut. Në këtë shtet kufijtë e mëparshëm të shumë zotërimeve feudale tani në fakt nuk ekzistonin më.

Ky proçes, i cili tani vetëm sapo kishte filluar, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në vitet e mëvonëshme. Skënderbeu nuk i kurseu as bashkëpuntorët dhe të afërmit e vet. Bujari Gion Muzaka shkruan se Skënderbeu "pasi u bë kryekomandant i zotërijve të Shqipërisë... vendosi të shtinte në dorë gjithë vendin... Ai vuri në burg zotërijtë Gjon dhe Gojko Balsha... dhe ua mori shtetin e tyre që ishte midis Krujës dhe Lezhës, zotit Moisi Komnenit i mori shtetin që ishte në Dibër... Dhe pasi vdiq im atë, na mori neve Tomoricën dhe Myzeqenë e Vogël dhe po ashtu ua bëri edhe zotërijve të tjerë, por ata s'kishin se ç'të bënin sepse ai kishte në dorë ushtrinë dhe ata kishin gjithmonë turkun mbi krye".

Kjo politikë shkaktoi pakënaqësinë në radhët e feudalëve të mëdhej. Të pafuqishëm për ta penguar forcimin e autoritetit të Skënderbeut, disa prej tyre filluan të largoheshin nga Lidhja shqiptare, dhe kërkuan mbështetjen e Venedikut ose përkrahjen e Napolit, ose edhe kaluan në tradhëti të hapët, duke u bashkuar me turqit. Kështu, pas fitores së Krujës, Skënderbeut iu desh të përballonte edhe rrezikun e brendshëm që lindi nga largimet dhe tradhëtitë e aleatëve. Në përfundim të luftës kundër feudalëve separatistë, Lidhja shqiptare e Lezhës pothuajse e humbi krejt kuptimin e vet. Shteti shqiptar që erdhi duke u rritur e forcuar, mori përherë e më tepër karakterin e një shteti të përqëndruar.

Me gjithë shtrirjen e shtetit shqiptar në një teritor që përfshinte pak a shumë krahinat e Shqipërisë së mesme, Skënderbeu nuk mundi t'i shkrinte dot në shtetin e vet dy nga zotërimet më të mëdha të vendit, ato të Dukagjinëve dhe Arianitëve. Zotërit e këtyre zotërimeve e ruajtën të drejtën si sundimtarë më vehte edhe më vonë. Më 1448, gjatë nënshkrimit të paqës me Republikën e Venedikut, kundër së cilës luftuan edhe vëllezërit Pal e Lekë Dukagjini, këta nuk pranuan të merrnin pjesë së bashku me Skënderbeun në bisedimet me delegatët venedikas dhe nënshkruan me republikën një paqë të veçantë. Gjergj Arianiti gjithashtu vazhdoi ta konsideronte Skënderbeun si një aleat, pa iu nënshtruar vullnetit të tij.

Përpjekjet e Skënderbeut për të nënshtruar feudalët e mëdhej dhe për ta përqëndruar pushtetin në duart e tija, nuk drejtoheshin aspak kundër vetë rendit feudal. Skënderbeu ishte armik vetëm i feudalëve partikularistë shqiptarë sepse privilegjet e tyre dëmtonin çështjen kryesore në ishte lufta kundër turqëve. Në luftën kundër partikularizmit feudal, Skënderbeu u mbështet në shtresën e feudalëve të vegjël të dalluar në luftë, të cilët i përkrahu, duke u dhënë me duart e tij, feude në formë pronash. Skënderbeu krijoi kështu nga njëra anë kuadro ushtarake besnike në luftën kundër turqve, e nga ana tjetër një mbështetje të sigurtë në përpjekjet për t'ua pakësuar pushtetin bujarëve të vjetër feudalë.

Shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut, duke u rritur në një ambient luftash të vazhdueshme, pati në organizimin e vet, një karakter kryesisht ushtarak. Gjithë kujdesi i Skënderbeut dhe i bashkëpuntorëve të tij iu kushtua ushtrisë dhe ndërtimit të fortifikimeve. Administrata shtetërore me aparatet e saj të veçanta (financë, rekrutim, etj.), kryente funksione që i shërbenin drejt për së drejti luftës.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: SKENDERBEU - histori e mirefillte apo dekor ?

Politika e Jashtme
Lufta e shqiptarëve kundër turqve osmanllij tërhoqi me kohë vëmëndjen e shteteve të huaja që rrezikoheshin nga i njëjti armik. Ato filluan të shikonin te shqiptarët një forcë të rëndësishme për dëbimin e turqve nga Ballkani. Edhe Skënderbeu, nga ana e tij e kuptonte se një luftë me forca të parabarta siç ishte ajo e shqiptarëve kundër turqve, nuk mund të vazhdohej me sukses për një kohë të gjatë pa përkrahjen materiale dhe politike të shteteve të huaja. Interesimi i dy palëve solli si pasojë fillimin e marrëdhënjeve të rregullta diplomatike midis Shqipërisë dhe disa shteteve të Evropës. Me vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marredhënjeve u sanksionua dhe u përforcua pozita e shtetit shqiptar në fushën ndërkombëtare.

Politika e jashtme që ndoqi Skënderbeu që në fillim dhe gjer në fund të sundimit të tij i nënshtrohej kryekëput nevojave të mbrojtjes dhe çlirimit të plotë të Shqipërisë nga shkelësit turq. Por, përpjekjet e tij për të krijuar aleanca luftarake kundër turqve osmanllij gjetën në shumicën e rasteve kundërshtimin e shteteve të tjera. Me Republikën e Venedikut Skënderbeu hyri në marrëdhënie qysh të nesërmen e fillimit të kryengritjes së përgjithëshme. Por qëllimi i republikës ishte të mbante zotërimet e saja në Shqipëri, të ruante paqën që kishte nënshkruar me sulltanin qysh më 1430 dhe të zgjeronte tregëtinë me turqit. Veç kësaj ajo kishte filluar t'i trembej rritjes së fuqisë së Skënderbeut, prandaj jo vetëm nuk e ndihmoi, por përkundrazi e pengoi atë me politikën e saj të përçarjes që ndoqi ndaj bujarëve shqiptarë. Me Republikën e Raguzës Skënderbeu pati qysh në fillim marrëdhënje miqësore, ajo i ndihmoi shqiptarët më 1446 dhe 1450 me një shumë të vogël të hollash, por ajo nuk pranoi asnjë herë të lidhte aleancë ushtarake në lutën kundër turqve. Skënderbeu hyri në marrëdhënie miqësore edhe me Papatin. Por, veç nxitjeve për luftë dhe bekimeve apostolike, gjer më 1450 papa nuk u dha ndonjë ndihmë materiale apo financiare shqiptarëve. Një shtet tjetër me të cilin hyri në marrëdhënie Skënderbeu, ishte Mbretëria e Napolit. Por edhe Alfonsi i V, mbreti i Napolit, i cili gjatë këtyre viteve qe në grindje me rivalin e tij, Venedikun, e përkrahu Skënderbeun më tepër për ta nxitur që ta vazhdonte luftën kundër republikës se sa kundër turqve. Bile, kur në tetor të vitit 1448 u nënshkrua paqa shqiptare-venedikase, Alfonsi i Napolit mbeti i pakënaqur nga Skënderbeu dhe për pak kohë marrëdhënjet midis tyre, u ndërprenë. Edhe despoti i Sërbisë, Gjergj Brankovigi, i cili ishte vasal i sulltanit dhe nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me turqit, i bënte gjithnjë presion Skënderbeut që të lidhnin një aleancë ushtarake kundër Republikës së Venedikut me të cilën ai ishte në luftë, gjatë viteve 1448-1450, për çështjen e qyteteve bregdetare. Aleancë të vërtetë ushtarake, Skënderbeu pati vetëm me Janosh Huniadin, sepse vendet e tyre mbanin në këtë periudhë peshën kryesore të luftës kundër turqve. Aleanca e lidhur qysh më 1444 me inisiativën e Huniadit dhe që gjeti gatishmërinë e menjëherëshme të Skënderbeut u forcua edhe më tej në vitet e mëvonëshme. Secili në sektorin vet godiste të njëjtin armik duke lehtesuar njëkohësisht barrën e tjetrit.

Pas vitit 1450, me gjithë fitoren që korrën shqiptarët kundër turqve, gjëndja e brëndëshme e Shqipërisë ishte mjaft e tronditur. Në dimërin 1450-1451 një pjesë e mire e vendit, sidomos krahinat fushore ishin të shkatërruara nga lufta dhe nga qëndrimi për muaj me radhë i ushtrive të shumta turke. Vendin e kërcënonte një zi e madhe buke. Skënderbeu parashikonte se turqit, pasi të grumbullonin ushtri të reja, do t'i suleshin përsëri Shqipërisë. Kjo u bë më e qartë në fillim të vitit 1451, kur vendin e Muratit të II e zuri i biri, Mehmeti i II, i cili duke hipur në fron nuk i fshehu qëllimet për t'i zgjeruar edhe më tepër kufijtë e Turqisë. Dhe ndërsa Shqipëria ndodhej përpara një kërcënimi të ri turk, brënda vendit marrëdhënjet me bujarët Arianitas ishin të ndera kurse ato me Dukagjinët po keqësoheshin vazhdimisht. Pal Dukagjini dhe Lekë Dukagjini tani u bënë armiq të Skënderbeut dhe u afruan me turqit duke u shpallur vasalë të sulltanit. Me një ekonomi të rrënuar dhe pa mjete financiare, me një ushtri të gjysmuar nga luftat dhe me bujarë armiq, Skënderbeu kishte nevojë që në një ndeshje të re me turqit, të mos ndodhej i vetëm. Ai kishte gjithashtu nevojë për një ndihmë financiare që të përballonte shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë, meremetimin e kështjellave të dëmtuara etj. Të gjitha këto e shtynë Skërderbeun t'i drejtohej përsëri Venedikut, që ishte gjithashtu i interesuar për mbrojtjen e zotërimeve të tij në Shqipëri, për të lidhur një aleancë kundër turqve duke i premtuar si peng besnikërie edhe vetë qytetin e Krujës. Por edhe këtë radhë, republika nuk e pranoi kërkesën e Skënderbeut. Atëhere ky i u drejtua Mbretërisë së Napolit.

Mbreti i Napolit, Alfonsi i V i Aragonës, ushqente ambicjen të krijonte një perandori të madhe në Mesdhe gjë që e detyroi atë të hynte në konflikt si me venedikasit ashtu dhe me turqit. Për këtë qëllim ai kishte lidhur marrëveshje me sundimtarin e Moresë dhe mbretin e Bosnjës, të cilët ishin shpallur vasalë të tij. Në projektet e tij kundër Venedikut dhe Turqisë, një vend të rëndësishme zinte Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Skënderbeu me të cilin Alfonsin e V e lidhnin interesa të përbashkëta, të ndalonin përhapjen e turqve në Ballkanin perëndimor dhe të mënjanonin zotërimin venedikas në Adriatikun jugor. Për këto arësye Alfonsi i V dhe të dërguarit e Skënderbeut, peshkopi i Krujës Stefani dhe dominikani Nikolla De Berguci, nënshkruan më 26 mars1451 një traktat në Gaeta (Itali).

Në bazë të traktatit të Gaetës, Alfonsi i V i Napolit merrte nën mbrojtje Skënderbeun dhe "baronët" e tjerë shqiptarë që ishin "farefis" me të, premtonte se do ta ndihmonte Skënderbeun me ushtri e mjete financiare, se do të respektonte "privilegjet" që gëzonte gjithë Arbëria.

Pala shqiptare nga ana e vet, duke qenë më e interesuar premtonte siç ishte zakoni në mesjetë, ta njihte Alfonsin si kryezot, pasi ky të dërgonte në Shqipëri ndihmë ushtarake në luftën kundër turqëve.

Në të vërtetë traktati i Gaetës ishte një hap taktik i Skënderbeut që i shërbente luftës kundër turqve. Ai ishte i kondicionuar nga gjëndja e vështirë e vendit. Ai kishte për qëllim të tërhiqte në luftën kundër turqve edhe ushtritë e Mbretërisë së Napolit dhe ta përdorte njëkohësisht si presion kundër Venedikut. Ngjarjet e më vonëshme treguan se Skënderbeu mbeti gjithmonë i pavarur në veprimtarinë e tij. Menjëherë pas nënshkrimit të traktatit Alfonsi dërgoi në Shqiperi vetëm një repart simbolik prej 100 ushtaresh katalanë, të cilët qëndruan në Krujë dhe nuk morën pjesë në luftime. Skënderbeu, i cili do të konsiderohej vasal për tokat që do të çliroheshin me ndihmën e ushtrive napolitane, mbeti si dhe më parë sundimtar i pavarur në Shqipëri. Ai nuk i dërgoi Alfonsit asnjë tribut dhe nuk i bëri atij asnjë herë betimin e besnikërisë, që ishin caktuar në traktat. Kështu që marredhënjet midis Skënderbeut dhe Alfonsit të V mbetën në të vërtetë deri në fund marrëdhënje aleancë.

Traktate pak a shumë të njëllojtë me atë të Gaetes, Alfonsi i IV lidhi edhe me Gjergj Arianitin, Pal Dukagjinin dhe me bujarë të tjerë shqiptarë e ballkanikë, Me traktatin e Gaetës, Skënderbeu siguroi përkrahjen e Mbretërisë së Napolit, një nga shtetet me të fuqishme të kohës. Gjatë kësaj kohe Skënderbeu u përpoq t'i afronte edhe bujarët Dukagjinë dhe Arianitë. Ai pati një farë suksesi vetëm me Gjergj Arianitin. Si mjet për forcimin miqësisë midis tyre shërbeu martesa e Skënderbeut me Donikën, vajzën e Giergj Arianitit në prill të atij viti.

Megjithatë giëndja e Shqipërisë nuk u përmiresua. Senati i Venedikut, i shqetesuar nga afrimi i shqiptareve me Napolin, rifilloi ndërhyrjet e vjetra kundër Skënderbeut. Ai ia preu menjëhere atij pensionin prej 1.400 dukatash në vit duke denencuar me këtë menyrë traktatin e vitit 1448. Proveditorët venedikas organizuan me anë të bandave një varg provokimesh të armatosura në tokat shaiptare për t'i shkaktuar shqetësime prapa krahëve Skënderbeut, në një kohë kur ky po merrte masa por të mbrojtur kufijtë lindorë. Në fund të vitit 1.451 marrëdhënjet midis tyre u kenqësuan aq tepër sa Skënderbeu për t'u dhënë fund provokimeve, ndërmorri një varg sulmesh kundër zotërimeve venedikase të Durrësit, Lezhës, Drishtit. Danjës dhe Shkodrës. Këto e detyruan Senatin të hiqte dorë nga provokimet e hapta dhe të rifillonte në janar 1452, pagesën e pensionit të mëparshëm. Por marrëdhënjet e tyre vazhduan të mbeteshin të acaruara. Më 1459, Dukagjinët, të nxitur edhe nga Venediku gati sa nuk hynë në luftë kundër Skënderbeut.
 
Top