Skemat se si mund te manipulohen votat
Te gjithe jemi te sigurte se zgjedhjet ne Shqiperi asnjehere nuk do jene te pastra.Le te bejme disa hamendesime mbi menyrat e marrjes se votave te shqiptareve nepermjet manipulimeve ose marreveshjeve te ndryshme.
Ja nje artikull nga Gazeta Shqiptare.
"Afër KQV-ve nga stafi i kandidatëve mund të ofrohen fletët e plotësuara që duhet të hidhen në kutinë e votimit
Një fletëvotimi bosh për të blerë fitoren
Ja skema që kontrollon votën e zgjedhësve të shitur
--------------------------------------------------------------------------------
Altin Kreka
Një skemë, e përdorur edhe më parë, thuhet se do të zbatohet nga kandidatët e partive që luftojnë në mazhoritar, PS dhe PD. Janë vetë kandidatët që japin alarmin se diçka e tillë është duke u përdorur nga rivalët e tyre. Ata ankohen duke thënë se rivalët nuk bëjnë fushatë sepse gjithë paratë i kanë planifikuar për të blerë votat.
Skema është shumë e thjeshtë. Pranë çdo qendre votimi qëndron një person apo disa të tillë që marrin përsipër të bëjnë pagesat për çdo votë që hidhet në favor të kandidatit që duan ata. Çdo votë kushton dhe çmimi është i ndryshueshëm sipas mundësive që ka çdo kandidat. Një person qëndron pranë vendit ku do të votohet dhe zgjedhësit që pranojnë të shesin votën e tyre drejtohen për te ai. Pasi u dorëzohet një fletë votimi e rregullt por e plotësuar më parë te emri i kandidatit që po paguan, ata hyjnë në qendrën e votimit. Fletë votimi që kanë marrë jashtë qendrës e fshehin në trup që mos duket dhe shkojnë para anëtarëve të komisionit. Firmosin sipas rregullit, shënohen me bojë dhe pasi marrin fletën e votimit bosh ata shkojnë në dhomën e fshehtë të votimit. Aty nxjerin fletën e votimit të plotësuar më parë jashtë qendrës dhe fletën që iu ka dhënë komisioni e palosin dhe ashtu të palotësuar e fshehin në trup, në mes të një gazetete apo në një çantë. Skema parashikon që ata të hedhin në kutinë e votimit, fletën e plotësuar që kanë marrë jashtë. Pasi dalin nga qendra e votimit drejtohen për nga personi që takuan në fillim dhe nga i cili morrën fletën e plotësuar. Atje dorëzojnë fletëvotimin që morrën brenda të paplotësuar dhe në shkëmbim të saj marrin paratë. Shifra në zgjedhjet e kaluara shkonte deri në 3 mijë ose 5 mijë lekë. Në disa raste janë përdorur edhe dhurata por synimi është thjeshtë blerja e votës. Kjo skemë shumë efikase funksionon nëse bëhet e mundur që anëtarët e komisionit të asaj partie që do të blejë votat arrin të vjedhë disa fletë votimi sa për të nisur proçesin. Ato fletë të rregullta dhe të firmosura dalin jashtë qendrës dhe plotësohen duke ja dhënë votuesve. Skema më pas funksionon vetë sepse për çdo fletë votimi të plotësuar blerësit e votës marrin një tjetër të paplotësuar pasi i japin votuesit paratë në dorë.
Zonat
Kjo skemë nuk mund të përdoret në qytetet e mëdha sepse është shumë e rrezikshme. Vendi më i mirë për të përdorur këtë janë fshatrat dhe qytetet e vogla. Kushti tjetër është që në atë zonë duhet të banojnë njerëz të varfër që janë gati ta shesin votën në këmbim të pak parave apo dhuratave të tjera. Zona të tilla ka në të gjithë vendin por më shumë në veri ku dhe varfëria është shumë e madhe, por përdoret edhe në jug në zonat e thella malore ku frika ndaj ligjit është e vogël apo frika është e madhe nëse ndokush prej tyre guxon që të denancojë këtë skemë. Ata do të detyrohen nga presioni i të "fortëve" pranë qendrave të votimit që të dorëzojnë në shkëmbim të mosbezdisjes dhe të parave, votat e tyre. Ndërkohë brenda në komsionin e zgjedhjeve puna shkon normalisht. Asnjë manipulim dhe vëzhguesit ndërkombëtarë por edhe ata vendas nuk dallojnë dot se çfarë ndodh në dhomën e fshehtë. Disa kandidatë të PS, në zonat në veri kanë planifikuar një skemë tjetër. Ata po punojnë për të gjetur se cilët do jenë njerëzit që do blejnë votat si dhe vendet ku do qëndrojnë. Nje prej tyre arrestohet dhe lajmi tremb të tjerët të cilët largohen duke e prishur kështu skemën e blerjes së votave."