Skandali seksual ne Shkollen Petro Nini Luarasi

Ne daten 18 maj eshte hapur nje teme e vjeter seksuale e rende dhe flitet per skandalin seksual qe bene 2 nxenes ne shkollen Petro Nini Luarasi.Dim qe ne kete shkolle ne vitin 2006 ndodhi nje skandal seksual gojor midis 2 nxenesve dhe eshte turp i madh per kete shkolle.
Me poshte keni disa te dhena per kete shkolle dhe intervisten e nje 17 vjecare per kete shkolle.

Rrëfimi i 17-vjeçares: Seks e hashash në shkollë? Normale

Video ketu: http://zoneelire.servik.com/petro2.html

TIRANË-E.R. është 17 vjeç, nxënëse në vit të tretë në një nga gjimnazet e Tiranës. Ajo pranoi dje një ftesë për të ardhur në redaksinë e “Shekullit” dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme…Kërkon që të mos e identifikojmë shkollën ku mëson e për arsye etike nuk mund të japim as identitetin e plotë të vajzës, por biseda e regjistruar dhe të dhënat për shkollën ku ajo studion ndodhen në redaksinë e “Shekullit”. Theksojmë se dëshmia e vajzës vlen vetëm për shkollën ku ajo studion.
E ke në celularin tënd këtë videon që qarkullon?
Jo
Ke parë video të tilla të ngjashme të regjistruara?
Jo fiks të ngjashme, por video me të zëna ka sa të duash
Ti ke video të tilla në celular?
Jo, nuk kam tani..
Na përshkruaj një nga këto filmime?
Po ja, kam një me dy vajza që u zunë aty te shkolla… Ajo e kap për flokësh atë tjetrën dhe e zhdëp në dru, t’u i bërtit: Unë të zhvesh…gjëra të tilla… ndërkohë që vjen zysha për t’i ndarë dhe më pas drejtori…
Ka raste të shumta grindjesh në shkollën tuaj?
Çdo tre ditë ndodh ndonjë gjë..
Si reagojnë mësuesit?
Si reagojnë… çfarë do bëjnë ata…
Me çfarë zihen, thjesht me grushta?
Grushta, karrige, libra, ndonjëherë çunat kanë dhe ndonjë thikë
Ke dëgjuar të bëhet seks në ambientet e shkollës?
Normale… Normale…
Ke parë vetë skena të tilla?
Me futje duarsh po…por për të tjera ata nuk do t’i bëjnë para meje, apo jo…
Po çfarë skenash ke parë?
Po ja me futje duarsh … shtrirje në bankë…masazhe
Mos gënje…
Ta rrasa me celular kokës… nuk po gënjej..
Këto skenat që the janë të përditshme?
Po normale, si do shtyhet dita…
Po mësuesit i shikojnë këto?
Ndonjëherë… normale…
Ndodhin në orë të mësimit, apo në pushim?
Ndodhin dhe në orë të mësimit..
Si reagojnë mësuesit?
Ka që flasin, ka që nuk reagojnë fare…
Pihet duhan në klasë?
Ouuu me llullë.. (qesh)
Brenda në klasë?
Po normale, brenda jashtë, te furgonat e shkollës…
E dinë mësuesit?
Po ku e di unë… ata aty janë…
Po raste të përdorimit të drogës në shkollë di?
Normale..
Çfarë lloj droge?
Hashashi
Në çfarë forme?
Cigare
Pinë më shumë djemtë apo vajzat?
Djemtë
Ti vetë ke pirë?
Jo
Po kush pi?
Pinë çunat
Ku e gjejnë drogën?
Me anë të njëri tjetrit… shoku- shokut..
Ke dëgjuar ku e marrin?
E gjejnë çunat… nuk e di… e blejnë ku ta gjejnë tjetër…
Po mësuesit i shohin këto skena të drogës?
Po nuk e di unë a shofin ata… Çunat pijnë… edhe në pushim… vjen erë aty…normal që mësuesit duhet të dinë…
Nuk reagojnë mësuesit për erën e hashashit…?
Po ja dje ishte zysha, hyri tha… hapni ato dritaret, çfarë ere vjen kështu këtu…
Po alkool pini?
Çunat pinë, edhe ne kemi pirë ndonjëherë
Çfarë lloj alkooli?
Birra kam pi unë, konjak, një ditë pimë një shishe martini… një shoqja ime volli në klasë pastaj..
Ku e pitë, në klasë?
Jo, jo në klasë…ishte një ditë që shkuam me vonesë në shkollë… pastaj kur shkuam në shkollë, ajo shoqja volli..
Po bashkëmoshatarë që mbajnë armë në shkollë ke parë?
Thikë kam parë
Ka patur ndonjë sherr me thikë brenda shkollës?
Kërcënime… duke e nxjerrë thikën, por kaq..
Na pershkruaj një orë mësimi…
Mësim…
Mësim normal domethënë?
Po ndonjëherë hapim ndonjë temë bisede me zyshat… dëgjojmë muzikë po jo të gjitha orët janë kështu në fakt..
Dëgjoni muzikë?
Kjo është në plan të parë..
Si e dëgjoni muzikën?
Po ja.. hapim celularin, ngrejmë pak zërin
Ti ke celular ?
Kam
E mban me vete në mësim?
Po normal
Ke celular me kamerë?
Si të duket ty…
Ku e ke gjetur?
Ma ka dhuruar i dashuri
Ke të dashur ?
Kam
Sa?
Si sa mo? Një
Ke patur të dashur të tjerë?
Kam patur
Sa?
Prit t’i numëroj… s’e mbaj mend
Më shumë se 4?
Po
Sa vjeç je?
17
Në çfarë moshe ke patur të dashurin tënd të parë?
15
Ishte shok i klasës?
Jo, jo… nuk ka lidhje
Si e ke takuar?
Një shoqja ime ma ka prezantuar… boll tani se u trasha…
 

P.N.SH

Forumium maestatis
Sa e vjeter eshte kjo.
Ka qene edhe njehere kjo teme por me sa mbaj mend une,administratori e mbylli kete teme dhe komentet mbi kete teme.
Edhe kete bisede e kam lexuar.
Aman sa turp qe eshte.
Shume turp.
 
Top